-
Kosova hap drejt Këshillit të Evropës, Ahmeti: Raporti i Bakojanis rekomandon anëtarësimin pa asnjë parakusht shtesë
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
27 Mars, 18:39 -
Basha për Report Tv: Serbia po ndjek axhendën e sponsorizuar nga Moska! Do destabilitet në rajon! T'i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë
Një ditë të veçantë e quajti kryetari I PD-së Lulzim Basha miratimin e propozimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Në një prononcim për 'Studio Live' në Report Tv nga Parisi, Basha u shpreh se java e dytë e prillit do vijë me lajme të mira për Kosovën dhe Ukrainën.
27 Mars, 17:33 -
Kosova propozohet për anëtare në Këshillin e Europës, Basha: Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve! Presidenti Begaj: Arritje e merituar
Kosova propozohet për anëtare e Këshillit të Europës. Komiteti Politik miratoi sot në Paris raportin e Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Europës.
27 Mars, 16:45 -
25 vite nga djegia e shtëpisë muze të Lidhjes së Prizrenit, drejtori: Tribunali i Hagës nuk i hetoi krimet e serbëve
25 vite më parë, më 27 Mars 1999, ushtria serbe dogji Lidhjen e Prizrenit dhe zhduku dokumentacionin historik. Përgjegjësi i shtëpisë muze, Parim Kosova thotë se ende sot nuk ka asnjë të dënuar nga Haga për krime lufte.
27 Mars, 16:32 -
Basha në Paris, takim me Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez: Franca të mbështesë Kosovën për në KiE
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Paris dhe është takuar ditën e sotme me Jean-Louis Bourlanges, kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez
26 Mars, 19:12 -
Rusia diskuton për sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në OKB, shpërthen kundër Kosovës: Luftëtarët e UÇK-së, banda terroriste
Rusia ka diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit për bombardimin e Jugosllavisë nga NATO në vitin 1999, ndonëse kërkesa e tyre për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me këtë çështje nuk ishte aprovuar
26 Mars, 12:33 -
Refuzohet kërkesa e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme në KS të OKB-së kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore, abstenuan në votim duke parandaluar futjen në agjendë të diskutimit temën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë 25 vjet më parë.
25 Mars, 22:01 -
Kosova pranohet si anëtare e Asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Pas diskutimeve të saj në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe me mbështetjen e kolegëve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, Komisioni i Përhershëm votoi pro kërkesës së Kuvendit të Kosovës për pranimin si anëtar i Asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
25 Mars, 20:54 -
Në Mal të Zi paralajmërojnë votë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi e ka mbështetur deputeten e vet, Maja Vukiçeviç, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.
25 Mars, 12:27 -
Çështja e dinarit, Bislimi dhe Petkoviç takohen sot në Bruksel
Kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi do të takohet të hënën me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç në Bruksel, ku do të diskutohen ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër lidhur me çështjen e dinarit
25 Mars, 09:38 -
25 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Basha: Nostalgjikët e Millosheviçit vazhdojnë të përkundin ambicie të së shkuarës
Kreu i PD Lulzim Basha përcolli sot një mesazh në 25-vjetorin e nisjes së operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se tashm&
24 Mars, 19:59 -
Rrëfimi i pilotit amerikan që bombardoi forcat serbe në Kosovë: Ata filluan të përdorin makina civile
Njëzetepesë vite më parë, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara, NATO-ja ndërmori ndërhyrjen e parë ajrore të shkallës së gjërë për të ndalur spastrimin etnik të popullatës shqiptare nga forcat serbe, pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për të ndalur luftën në Kosovë.
24 Mars, 19:43 -
Raporti/ Nga bombardimi i parë më 24 mars, ç’ndodhi gjatë 78 ditëve! Teknikat e ushtrisë serbe për të hutuar ushtrinë e NATO-s
Bombardimi i parë i trupave të NATOS u dëgjua mbrëmjen e 24 marsit 1999 për të vijuar intensivisht deri më 10 qershor. Siç thuhet në raportet e Aleancës, gabimisht gjatë sulmeve janë vrarë edhe rreth 520 civilë, por materiali në vijim ju njeh me një përmbledhje të asaj që ndodhi gjatë 78 ditëve.
24 Mars, 18:31 -
25 vjet nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Hasani: Vendimtare për zhbërjen e ambicieve gjenocidale të Millosheviçit kundër shqiptarëve
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar për 25-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. Hasani thotë se ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare në zhbërjen e ambicieve gjenocidale të Millosheviçit kundër popul
24 Mars, 11:20 -
25-vjet nga ndërhyrja e NATO-s, ambasadori gjerman: Ishte përgjegjësia jonë morale, i qëndrojmë atij vendimi
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndërhyrja e NATO-s para 25-vjetëve në Kosovë ka qenë e nevojshme dhe se është bërë gjithçka për të parandaluar mizoritë e regjimit t&e
24 Mars, 10:09 -
25 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Osmani homazhe për ushtarët: Liderët e botës demokratike nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit
Në 25 vjetorin e bombardimit të NATO-së në Serbi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe para memorialit të ushtarëve të rënë të NATO-s.Bashkë me Osmanin p&
24 Mars, 09:59 -
Begaj: Ndërhyrja e NATO-s i dha të drejtë kauzës së Kosovës, sot kujtojmë sakrificat e shqiptarëve dhe luftën heroike të UÇK-së
Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh në 25-vjetorin e nisjes së operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb.Kreu i Shtetit shprehu falënderime ndaj Aleancës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë akt historik për shqiptarët dhe rajonin e Ballkanit, ndërsa p&a
24 Mars, 09:49 -
Sot 25 vjet nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Osmani homazhe për ushtarët! Begaj: Shpëtuan Kosovën, kujtojmë luftën heroike të UÇK
Dita e sotme shënon 25-vjetorin e sulmeve të NATO-s në ish-Jugosllavi, urdhëruar nga presidenti i asaj kohe Bill Clinton. Presidentja Vjosa Osmani bëri homazhe në varret e ushtarëve të NATO-s, duke falënderuar ata që dhanë jetën ndërsa tha se parandaluan shfarosjen e popullit të Kosovës.
24 Mars, 09:06 -
Sulmet e NATO-s në Beograd/ “Trysnia politike ndaj Prishtinës, shumë e rëndë”, ja ç'thotë gjenerali që udhëhoqi operacionin
25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, gjenerali Wesley Clark thotë se është krenar për operacionin që ai udhëhoqi dhe se rrjedha e ngjarjeve që kulmoi me pavarësinë e Kosovës, u diktua nga brutaliteti i forcave serbe
23 Mars, 20:38 -
Von Cramon i reagon Vuçiçit për paralajmërimin për largim nga KiE: Po bën blof
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar presidentit serb i cili të premten në një intervistë ka thënë se nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Evropës, Serbia do të largohet.
23 Mars, 12:45 -
Çfarë dihet për praninë e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën?
Situata në Kosovë, për momentin, është e qetë, por mbetet e brishtë, vlerësoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Radio Evropa e Lirë kërkoi koment prej tij, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha një ditë më herët se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre
22 Mars, 18:53 -
Ish- diplomati amerikan: Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë më shumë trysni Serbisë në raport me Kosovën
Para vendimit të NATO-së për të ndërhyrë ndaj forcave serbe për t’i dhënë fund fushatës së dëbimit të shqiptarëve nga Kosova 25 vjet më parë, ishin bërë përpjekje të shumta diplomatike për të frenuar konfliktin. Në mesin e tyre ishte edhe një mision diplomatik amerikan, i njohur si K-DOM, që po vëzhgonte situatën në Kosovë krahas vëzhguesve të OSBE-së dhe atyre evropianë dhe rusë
22 Mars, 18:33 -
KFOR u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese dhe ndarëse. Ky reagim vjen pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se njësite t
22 Mars, 16:08 -
Sekretari amerikan i Shtetit: Serbia e di mirë se përdorimi i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha të premten se Serbia e ka të qartë se çdo përdorim i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe do të rrezikonte trupat e NATO-s që ndodhen në terren, për të mbrojtur të gjithë qytetarët e saj
22 Mars, 15:59 -
LDK-ja kërkon vendosjen e bustit të Rugovës në Prizren, Hodaj për Report Tv: Një figurë e madhe historike
Lidhje Demokratike e Kosovës kërkon vendosjen e shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në Prizren. LDK-ja beson se Kuvendi i Prizrenit do të përkrahë kërkesën e saj.
22 Mars, 15:45 -
Forcat serbe në kufi me Kosovën, eksperti i sigurisë: FSK gati për luftë, e shporrim përgjithmonë ushtrinë e Serbisë nëse na cenon integritetin territorial
Eksperti i sigurisë Dritan Shala ka folur në Report Tv mbi videon e fundit të publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thotë se ushtarët serbë janë parë në afërsi të kufirit me Kosovën.
22 Mars, 14:40 -
Kurti publikoi videon e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën, reagon Serbia: Futemi vetëm me lejen e KFOR, patrullim i rregullt
Kryeministri Albin Kurti postoi një video, në të cilën thotë se tregohen ushtarët e Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën. Serbia nuk ka vonuar dhe ka reaguar lidhur me alarmin e Kurtit.Nemanja Staro
22 Mars, 12:46