-
‘Kaçifa’, ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë (FOTO+VIDEO)
Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe ata të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional.
8 Nëntor 2018, 16:25 -
'Krimi yt i vetëm është se e doje shumë Greqinë', si u përcoll në banesën e fundit ekstremisti grek Kaçifas
Ekstremisti grek Konstadinos Kaçifas është përcjellë në banesën e fundit, rreth orës 2:45. Në momentin e uljes së arkivollit në dhe, të pranishmit e kanë përcjellë me duartrokitje dhe në heshtje.
8 Nëntor 2018, 14:21 -
Periferi
Pamjet primitive nga Bularati
Në kohët kur qytetërimi kërkon të zbusë kufijtë, disa grekë, çuditshëm pasardhës të Aristotelit e të Sokratit, mbërthehen fort pas një pëlhure me viza të bardha e blu, pas një personazhi që në rininë e jetës së tij u vra pas një përleshje me forcat e rendit.
8 Nëntor 2018, 13:27 -
-
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nga Bularati: Të dalë e vërteta, është me rëndësi jetike
I pranishëm në Bularat është edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjeli Dule. Për mediat shqiptare që ndodhen në fshat ai dha një prononcim të shkurtër ku edhe bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
8 Nëntor 2018, 12:49 -
-
-
-
Kontrolle të rrepta në Kakavijë, pjesë e tyre Gjovalin Loka dhe një drejtor policie nga grekët
Për të shmangur hyrjen e ekstremistëve të tjerë, në pikën kufitare të Kakavijës çdo person që ka hyrë në të dyja anët e kufirit i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme dhe nën masa të rrepta sigurie.
8 Nëntor 2018, 10:50 -
-
Në Bularat mbërrijnë grekët, Ministria e Punëve të Jashtme: Tregoni përmbajtje dhe respekt
Në Bularat kanë mbërritur autobusët e parë me grekë, disa prej të cilëve mbajnë veshur flamuj të kishës ortodokse. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe respekt.
8 Nëntor 2018, 10:17 -
Varrimi i Kacifas/ Ishte ‘armatosur’ me simbole të Vorio Epirit, bllokohet në Kakavijë ekstremisti i njohur grek Harallambos
Harallambos ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).
8 Nëntor 2018, 09:07 -
-
Kaçifas varroset në Bularat, 44 ekstremistë grekë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare në Kakavije
Kostandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit. Ceremonia mortore është zhvilluar mesditën e sotme në fshatin Bularat, ndërsa të pranishëm ishin mbi 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës. 35-vjeçari është përcjellë drejt banesës së fundit i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm! Policia shqiptare ka kthyer sot mbrapsht rreth 44 huliganë, ndërkohë që janë arrestuar dy ekstremistë grekë, njëri prej tyre, Babis Karathanos, eksponent i Agimit të Artë, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
8 Nëntor 2018, 07:41 -
Banditi grek, pjesë e marrëzisë së vjetër antishqiptare, politika jonë pa dinjitet
Në Arbëri është kthyer Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe këtë duhet ta dinë mirë që nga Moska e deri në Beograd e Athinë. Unifikimi i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është kërkesë e kohës dhe një tendencë e sotme historike.
7 Nëntor 2018, 14:15 -
-
Kryepeshkopi i Greqisë: Krenohemi me minoritarin që u vra, ishte grek në Vorio Epir, le të flasë Janullatos
Ai është shprehur se Kostandinos Kacifas ishte grek i Vorio Epirit, ndërsa i ka bërë thirrje Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Tiranë që të flasë për të treguar më mirë se kush ishte 35-vjeçari.
6 Nëntor 2018, 09:36 -
Prokuroria vendos për trupin e Kaçifas, nesër do të tërhiqet nga avokati i tij
Konstantinos Kacifas u ekzekutua nga forcat RENEA me 28 tetor pasi qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës. Pas disa orësh rezistencë me armë, RENEA eliminoi 35-vjeçarin grek me një plumb në kokë dhe një në gjoks.
5 Nëntor 2018, 08:47 -
-
