-
Zjarri në magazinën në Durrës që i mori jetën 25-vjeçarit nga Bangladeshi, shkëndija elektrike ndezi bombolën e gazit! Punonjësit ishin në gjumë
Sipas policisë, në momentin e shpërthimit të zjarrit të gjithë punonjësit kanë qenë në gjumë. Rezulton se një bombol gazi ndodhej pranë një prize elektrike, ku një shkëndijë ka shkaktuar zjarrin pasi bombola kishte rrjedhje dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin.
25 Maj, 10:49 -
Përfshihet nga flakët magazina në Durrës, humb jetën punonjësi 25-vjeçar nga Bangladeshi! Një tjetër në spital (EMRI)
Një emigrant nga Bangladeshi i cili punonte në një kompani për ndërtimin e mjeteve lundruese humbi jetën mëngjesin e së dielës si pasojë e një zjarri që përfshiu një nga mjediset e kompanisë. Shkak mendohet të jetë bërë rrjedhja nga një bombol gazi, çfarë ndikoi dhe në përhapjen e flakëve dhe tymit që shkaktoi asfiksinë e punonjësit dhe dëmtimin e një tjetër kolegu të tij nga Kenia.
24 Maj, 09:32 -
-
-
-
Helmimi i punonjësve të fasonerisë, reagon Inspektoriati: Shkak, gazi i kondicionerëve, pezullohet puna në repart
Subjekti ku edhe ndodhi helmimi i 40 punonjësve brenda këtij viti është inspektuar dy herë, njëherë për shkak të një ankesë për të cilën subjekti ishte paralajmëruar dhe për punësimin e një të mituri, për të cilin subjekti është këshilluar.
24 Nëntor 2018, 16:47 -
Punonjësja e helmuar: Ishim 40 punonjëse me marrje mendsh e të vjella (VIDEO)
Një nga punonjëset e helmuara është shprehur për gazetarin e Report Tv se në të vërtetë janë ndjerë keq 40 punonjëse, e jo 8 sikurse pretendon Policia e Durrësit. E shtrirë në krevat, ajo bëri të ditur se është ndjerë keq teksa po hekuroste.&
24 Nëntor 2018, 15:18 -
-
Durrës/ 40 punonjëse helmohen në rrobaqepësi, dëshmia e gruas në spital: Patëm të vjella dhe marrje mendsh
40 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit kanë përfunduar në spitalin e qytetit, për shkak se janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje. Paraprakisht dyshohet se janë helmuar nga kimikatet që kanë përdorur për ngjyrimin e copave. Policia ndërkohë ofron një version tjetër të situatës. Sipas saj, vetëm 8 punëtore janë ndier keq. Policia deklaron se marrja e mendve dhe këputja e këtyre tetë punëtoreve ka ardhur si pasojë e çmontimit të një kondicioneri, i cili ka lëshuar gaz. Ajo njofton gjithashtu se pronari i rrobaqepësisë, shtetasi italian është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
24 Nëntor 2018, 14:08