-
-
-
Mbi gjysma e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë janë me BE-në, INSTAT: Eksportet rriten me 10,6% në korrik, arrijnë në 33,7 mld lekë! Deficiti tregtar zbret në 52,8 mld lekë!
Eksportet shqiptare u rritën me 10,6% në korrik, duke arritur në 33,7 miliardë lekë. Rritja u mbështet kryesisht nga materialet e ndërtimit dhe metalet, ndërsa tekstilet mbeten sektori më i dobët.
17 Gusht, 13:15 -
Stop mishit brazilian, mbulon 35% të importeve të Shqipërisë! Në gjashtë muaj 16 mln euro furnizime
Shqipëria do të kufizojë importin e mishit nga Brazili nga 3 shtatori, njësoj siç përcaktojnë rregullat e reja të caktuara nga Bashkimi Evropian. Por ky ndalim pritet të krijojë një boshllëk të konsiderueshëm në tregun shqiptar, pasi Brazili është furnizuesi kryesor, me mbi 30 përqind të totalit të importit.
12 Gusht, 14:38 -
Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina
Sipas të dhënave nga DPSHTRR gjatë muajit maj u regjistruan për herë të parë 8,116 automjete me një rënie prej 7.5% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe niveli më i ulët në tre vjet. Në prill, regjistrimet u tkurrën me 2%.
3 Qershor, 09:30 -
INSTAT/ Lëndët djegëse dhe ndërtimi mbajnë ‘në këmbë’ eksportet, në prill arritën 356 mln euro! Çmimi i lartë i karburantit, rrit vlerën e importeve
Për të tretin muaj ka vijuar rritja e eksporteve nga Shqipëria. INSTAT thotë se në prill eksportet arritën në 365 milionë euro me ndikim kryesor të grupit të lëndëve djegëse, ndërtimit dhe produkteve ushqimore. Ndërsa importet u rritën me 4.4% dhe ndikimi kryesor është dhënë nga shtrenjtimi i hidrokarbureve.
18 Maj, 20:39 -
Siguria ushqimore, Ministrat Salla dhe Lamallari inspektojnë Portin e Durrësit: Kontroll i rreptë për çdo produkt të importuar
Pika e Inspektimit Kufitar në Portin e Durrësit mbetet pika kryesore hyrëse e mallrave në vend, duke përpunuar rreth 43-47% të importeve totale, përfshirë edhe tranzitin drejt Kosovës.
22 Prill, 16:43 -
Rriten importet e ilaçeve, por bie kostoja! KLSH: 80% e ilaçeve në vend janë 'jo origjinale', dyshime për standartin
Një audit i Kontrollit të Shtetit (2020-2023), evidenton se në Shqipëri, importohen barna pa analiza laboratorike të detyrueshme. Në vitin 2023, u importuan 837 ton barna farmaceutike më shumë se 2022-shi, por me kosto më të ulët, duke ngritur dyshime për cilësinë e tyre.
21 Prill, 15:09 -
Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 mln € më shumë se në 2025-ën
Kriza e çmimeve të karburanteve pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme ka ndikuar pozitivisht për buxhetin e shtetit. Nga rritja e çmimit të naftës, në muajin mars, vetëm nga TVSH-ja në import janë mbledhur 8.7 milionë euro më shumë se vjet.
18 Prill, 13:46 -
Lufta rrit çmimin, por s’ndal konsumin! Në mars, importi i karburantit arrin rekord, mijëra ton më shumë se në janar e shkurt
Muajin e kaluar u zhdoganuan 57 mijë tonë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në muajin mars. Rritja e importit tregon për më shumë konsum në vend edhe pse me çmim shumë më të lartë se para luftës në Lindjen e Mesme
14 Prill, 15:45 -
Cilat janë mallrat kryesore të importit që “furnizojnë” buxhetin? - Karburantet dhe cigaret udhëheqin listën. Automjetet e përdorura sjellin 97 mln euro
Konkretisht, në krye të listës qëndrojnë karburantet e importit, me rreth 55 miliardë lekë të ardhura apo 550 milionë euro për vitin 2025, duke mbajtur peshën kryesore të të hyrave doganore në buxhet me rreth 30 % të totalit .
13 Prill, 13:06 -
Bien importet që lidhen me investimet dhe konsumin në janar
Sasia totale e importeve arriti në rreth 455 mijë tonë në janar, me rritje vetëm 0.2% më shumë krahasuar me janarin 2025. Duke përjashtuar naftën sasia tjetër e mallrave nga importi shënoi rënie vjetore me 4% në janar 2026.
24 Shkurt, 19:41 -
Kriza e bujqësisë! Me drithëra na furnizon Serbia! ‘Mbahemi’ në eksport me zarzavate e fruta...por na frenon ‘hija’ e pesticideve
Bujqësia po humbet peshën për ekonominë shqiptare dhe boshllëkun po e mbushim masivisht me import. Problemet shihen tek pamjaftueshmëria e prodhimit shqiptar për të mbuluar nevojat e konsumatorëve në vend, por edhe tek cilësia e produktit. Shqipëria po eksporton më shumë vetëm zarzavate dhe fruta, por edhe këto janë shifra jo të kënaqshme, pasi vetëm vjet janë kthyer 25 ngarkesa nga kufijtë e Evropës, për prezencë të pesticideve.
15 Shkurt, 13:44 -
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit
Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa importet rriten në 2025, po e kthen tregtinë rajonale nga një burim suficiti në një presion të ri mbi ekonominë shqiptare. Në dy vjet, Shqipëria ka humbur rreth 12 miliardë lekë suficit vetëm me Kosovën dhe mbi 5 miliardë lekë eksporte me Serbinë, ndërsa importet nga rajoni po rriten me ritme 5 – 20% në vit.
7 Shkurt, 09:15 -
Vijon rënia e eksporteve/ Vjet 'Made in Albania' në tregjet ndërkombëtare, 228 mln euro më pak se 2024-a
Viti 2025 është mbyllur me bilanc negativ në tregtisë së mallrave, eksportet dhe importet shënuan rënie vjet. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit të kaluar vlera e mallrave të shitura në tregjet e huaja u ul me 6.1%, ndikimi kryesor ka ardhur për shkak të zhvlerësimit të valutave, por edhe prej rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
19 Janar, 15:11 -
-
-
-
Niveli më i lartë historik, Shqipëria ka 7 mld euro rezerva valutore! Por, euro vijon rënien
Shtatori u mbyll me një tjetër rekord negativ për monedhën evropiane, që po këmbehet në kufij të 97 lekëve. Banka e Shqipërisë raporton se rezerva valutore arriti rekord në gusht prej 7 miliardë euro, ndikuar edhe prej blerjeve të valutës për të normalizuar kursin.
5 Tetor 2025, 18:32 -