-
Nesër seanca plenare, Kuvendi shqyrton raportet vjetore të 10 institucioneve të pavarura! Zbardhet axhenda e plotë
Në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend, deputetët do të shqyrtojnë raportet vjetore të 10 institucioneve të pavarura për 2025-ën. Për secilën projektrezolutë është parashikuar zhvillimi i një debati parlamentar, ndërsa në përfundim të seancës deputetët do të diskutojnë edhe çështje jashtë rendit të ditës.
12 Korrik, 20:45 -
AMA, miliona lekë udhëtime e dieta, investimet harrohen! Institucioni: Jemi i pavarur dhe i vetëfinancuar
Miliona lekë të shpenzuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Audiovizive (AMA) për udhëtime dhe dieta, dhe investime të planifikuara prej vitesh e të mbetura në letër, u denoncuan nga opozita në Komisionin e Medias. Drejtuesit e institucionit argumentuan se prioritet kanë qenë aktivitetet e tjera. Debati u shoqërua edhe me kritika për fokusin e AMA-s tek gjobat ndaj mediave, ndërsa projektet e premtuara vijojnë të shtyhen nga viti në vit.
15 Qershor, 18:16 -
-
AMA sjell në Tiranë Platformën Europiane të Rrjeteve Rregullatore, 42 shtete pjesëmarrës diskutojnë sfidat e tregut mediatik
Kjo është hera e parë që Shqipëria mirëpret këtë aktivitet ndërkombëtar, ku marrin pjesë delegacione nga 42 vende europiane. Organizator i konferencës është Autoriteti i Mediave Audiovizive, ndërsa punimet do zhvillohen në Tiranë deri më 22 maj 2026.
21 Maj, 14:36 -
Spahiu: Kriteri ligjor për deputet mbi 18 vjeç, kriteri për kryetar PD mbi 80 vjeç
Skualifikimi i 5 pretendentëve për të marrë pjesë në garën për kreun e Partisë Demokratike, duke lënë kandidat vetëm Sali Berishës, i ka kthyer zgjedhjet e brendshme në formën e një referendumi.I ftuar në Repolitix, juristi Kreshnik Spahiu ironizoi situatën brenda PD-së, dhe theksoi rënd&
6 Maj, 23:07 -
-
Berisha akuzon mediat për censurë por dominon ekranet! AMA: PD mori 60.12% të kohës televizive në mars, kryedemokrati lë pas edhe Ramën
Monitorimi për marsin i Autoritetit të Mediave Audiovizive konfirmon se Partia Demokratike e Shqipërisë është ulur këmbëkryq në ekranet e shqiptarëve. Për muajin mars, PD zë 60.12% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë renditet e dyta me thuajse gjysmën e kohës në 37.21%.
29 Prill, 14:55 -
Berisha ankohet për censurë, por dominon ekranin! AMA: PD mori 74.7% të kohës televizive në shkurt, kryedemokrati ia kalon edhe Ramës
Raporti i AMA-s për muajin shkurt tregon se PD mori 74.7% të kohës televizive, kundrejt 23.85% të kohës që mori PS. Vetë Berisha, renditet aktori politik që ka dominuar ekranet me 36.77%, 10% më shumë se Edi Rama, i cili renditet i dyti me 26.58%.
7 Prill, 12:50 -
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi vizitë zyrtare në SHBA: Takime në Departamentin e Shtetit dhe me figura të shquara të medias
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Temat e diskutimit në këtë takim kanë qenë transparenca e pronësisë së medias dhe transpozimi në legjislacionin shqiptar i akteve të rëndësishme europiane.
9 Shkurt, 14:18 -
Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV
Pas 2 drejtuesve të partive kryesore në vend, më të shfaqurit në ekranet kombëtare rezultojnë krerët e grupeve parlamentare rë PD dhe PS. I pari është Gazment Bardhi me mbi 5% dhe i dyti është Taulant Balla me mbi 3%. Dy deputetët pasohen nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili gjatë dhjetorit fitoi kohë televizive kryesisht me Foltoren e tij kundër Berishës dhe kupolës së PD.
27 Janar, 16:56 -
AMA kujton figurat e shquara të radios dhe ekranit ndër vite, Krasniqi: Mirënjohje për kontributin tuaj, keni qenë shkollë për ne
Një urim special, për profesionistë veteranë, me vlera të çmuara në media, ka përcjellë kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, në prag të festave të këtij fundviti.
19 Dhjetor 2025, 16:48 -
Faktet e AMA-s përgënjeshtrojnë PD: Plazhi mbaroi, por Berisha dominon kohën mediatike edhe në shtator (64.31%)
Shifra e PD-së (64.31%) për shtatorin vijon të jetë më e madhe se e të gjithë partive të tjera të marra së bashku: PS (35.36%), PL (0.84%), Lëvizja Bashkë (0.05%), Partia Mundësia (0.29%) dhe Shqipëria Bëhet (0.15%).
22 Tetor 2025, 22:53 -
AMA raporton në Kuvend për punën gjatë 2024, debate për gjuhën e urrejtjes! Krasniqi - opozitës: Institucioni është tërësisht i pavarur
Edhe pse në seanca plenare, të enjteve ligjvënësit shkëmbejnë dialog fyes, deputetët e gjejnë fajin tek mediat. Në komisionin e nismave qytetare, gjatë raportimit vjetor të Autoritetit të Mediave Audiovizuale deputetet zonja kërkojnë masa dhe nisma të reja ligjore për gjuhën e urrejtjes.
20 Tetor 2025, 17:23 -
Edhe mediat në “kurthin” e zarfeve! Gazetarët probleme me pagat dhe sigurimet (Vështirësi për t'u "faktuar")
Nëndeklarimi i pagave, dhe vonesa e tyre, apo mungesa e kontratave të punës, janë një problem i përhapur edhe në sektorin e mediave. Nga 135 kontrolle të kryera në mediat në vend, që prej vitit të shkuar, 35% e rasteve janë nxitur nga denoncimet e vetë gazetarëve, për shkelje të Kodit të Punës.
15 Korrik 2025, 15:40 -
Tryeza për platformat digjitale e median online në Shqipëri, UNESCO paraqet rekomandimet dhe për rolin e rregullatorëve
Përdorimi në mënyrën e duhur i platformave online sipas rregullave të përcaktuara në BE, në mënyrë që zhvillimi i teknologjisë të mos shoqërohet në kërcënim për përdoruesit ka qenë në fokus të rekomandimeve të studimit të bërë publik nga UNESCO, sot në Tiranë
25 Qershor 2025, 17:21 -
AMA vazhdon fushatën e Edukimit Mediatik, Krasniqi përballë 200 gjimnazistëve të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale!
Dita e fundit e shkollës për gjimnazet e Durrësit është mbyllur me një orë Edukimi Mediatik. Në këtë seancë të radhës Edukimi Mediatik, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila është bërë pjesë dhe ka drejtuar këtë bashkëbisedim me të rinjtë e gjimnazeve të Durrësit
13 Qershor 2025, 14:57 -
Hulumtimi/ Portalet ‘pre’ e dezinformimit: S’kemi kohë të bëjmë verifikime! Kryetarja e AMA: Bota virtuale sfiduese, kërkohet përgjegjshmëri
Forcimi i rezistencës së medias ndaj dezinformimit në Shqipëri ishte synimi i një tryeze, ku u prezantuan edhe gjetje të reja mbi këtë fenomen. Sipas një hulumtimi nga qendra “faktoje”, del se shumica e gazetarëve e pranojnë se nuk i verifikojnë lajmet para publikimit për shkak të presionit të kohës.
22 Maj 2025, 17:38 -
Memorandum Pune mes Shqipërisë dhe Portugalisë në fushën audiovizive
Një urë e re bashkëpunimi është lidhur sot mes Autoritetit shqiptar të Mediave Audiovizive dhe Autoritetit Rregullator Portugez për Median, ERC. Në kuadër të mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Mediave Audiovizive (ERGA), që po zhvillohet në Romë, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka nënshkru
23 Nëntor 2024, 17:52 -
-
Bashkëpunimi AMA-TikTok, fshihen qindra video me përmbajtje problematike
Autoriteti i Mediave Audiziovizive mbodhi në një takim homologët e rajonit, për të diskutuar mundësinë që praktikat që po zbatohen në Shqipëri lidhur me videot me përmbajtje problematike, të aplikohen edhe në vendet e tyre. Vetëm në një muaj bashkëpunim mes AMA-s e TikTok janë fshirë qindra video të tilla.
11 Tetor 2024, 16:50