-
Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstatoi shkeljet e të drejtave në trajtimin e tij, reagon Meta: Çnjerëzor, sikur të isha terrorist! Institucionet përgjegjëse të marrin masa
Në rrjetet sociale Meta shkruan se rasti i tij sjell realitetin e mënyrës si trajtohen të paraburgosurit, përfshirë edhe gardianët që punojnë në kushte skandaloze. Ish-presidenti sjell në vëmendje se paraburgimi nuk mund të përdoret si instrument persekutimi njerëzor dhe politik, si dhe paracaktimi fajësie, duke mohuar parimin e prezumimit të pafajësisë.
1 Maj, 13:31 -
Komiteti Shqiptar i Helsinkit verifikon trajtimin e Metës në burg: Kushte të papërshtatshme, cenojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të paraburgosurit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka verifikuar të gjitha ankesat e bëra nga Ilir Meta për trajtimin e tij në qelinë e paraburgimit, nga ku ka konstatuar se kushtet në qeli janë të papërshtatshme. KShH thotë se Metës nuk i respektohet koha e daljes në ajrim, i kufizohen takimet me deputetët dhe familjen. Komiteti rekomandon gjithashtu që ish-presidentit t’i lejohet kontakti me mediat.
30 Prill, 16:14 -
‘Më kërcënohet jeta’, Durim Bami transferohet nga ‘313’-a në burgun e Fushë Krujës! Klevis Qose i refuzoi kërkesën, drejtori i ri ia pranon
Kërkesa është bërë disa javë më parë, por tani është pranuar nga drejtori i ri, Adriatik Kupi, pas refuzimit nga drejtori i mëparshëm, Klevis Qose.
18 Prill, 10:59 -
Meta 17 muaj në burg, ankesa për trajtimin në qeli! Ndëshkime, mungojnë dritat e uji, pa kontakte me jashtë, takimet politike me Blushin i llogariten si familjare! 4 muaj pas raportit të Avokatit të Popullit s'ka përmirësime
Një raport i Avokatit të Popullit 17 nëntorin e vitit 2025 i jepte të drejtë Ilir Metës për disa shkelje në burg. Institucioni kërkon masa nga ana e burgjeve, për shkak se kemi të bëjmë me një personazh politik, kryetarin e një partie politike, të drejtat e posaçme të të cilit duhen respektuar.
26 Mars, 12:38 -
U ekstradua një ditë më parë nga Dubai, Durim Bami kërkon të transferohet nga ‘313’ drejt Fushë-Krujës: Këtu janë kundërshtarët e mi (KËRKESA)
Ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.
27 Shkurt, 14:34 -
Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratinë 4 vite më parë, 3 policë të ‘313’-ës në gjyq për shpërdorim detyre! Nuk kryen kontrolle
Efektivët Bashkim Muça, Oldi Myzyri dhe Radion Maloku nuk kryen kontrolle duke mundësuar dy të burgosur konkretisht Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen para katër vitesh.
25 Tetor 2025, 10:31 -
Turku i ndaluar në Tiranë ankohet për kushtet te ‘313-a’, kërkesë ‘drejtësisë’: Kam gruan sëmurë, s’më lënë të flas e të takoj familjen
Në një letër drejtuar institucioneve përmes avokatit të tij turku Nihat Ozbek, thotë se nuk i jepet e drejta të komunikojë me askënd, përfshirë familjen, dhe pretendon madje se i është bërë presion.
12 Prill 2025, 13:22 -
Vrasja e Ardian Nikulajt, shtyhet gjyqi për portugezin Ruben Saraiva! Priti një orë në korridore, masa të forta sigurie, mungoi përkthyesja
Nën masa të rrepta sigurie, Ruben Saraiva u paraqit për herë të parë si i pandehur në Gjykatën e Lezhës. Akuzohet se vrau me pagesë biznesmenin Nikulaj. Nën akuzë edhe 4 britanikë dhe organizatori Edmond Haxhia
26 Shkurt 2025, 14:51 -
Ilir Meta denoncon me audio-mesazh nga burgu: Kur haja mëngjes dhe dëgjoja fjalimin e ‘skizofrenit’, u hap qelia për kontroll, po më kërcënojnë! Nuk ka Duman që i bën më derman
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar për 3 akuza të rënda prej 21 Tetorit të vitit të kaluar, denoncon nga Burgu 313 presionet që po i bëhen dhe shkelja e të drejtave të njeriut nga administrata e paraburgimit. I kërkon Dumanit të hetojë korrupsionin e qeverisë dhe zbut gjuhën me kreun e SPAK
12 Shkurt 2025, 11:52 -
-
EMRI/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici i Burgut 313 në Tiranë, dërgohet te Trauma! Tre autorët ikin me makinë, i marrin dhe armën e shërbimit
Persona ende të paidentifikuar sulmuan rëndë efektivin sapo doli nga banesa në Yzberisht, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe më pas u arratisën. Efektivi 36-vjeçar thotë se u godit për shkak të detyrës, punonte edhe në një lokal nate. Hetohet edhe konflikti i mëparshëm, Policia në kërkim të autorëve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë
28 Shtator 2024, 10:20 -
-
Dan Hutra i parehabilituar në burg, ekzaminimi që tregon se 40-vjeçari ishte i rrezikshëm kur doli! Specialistët: Nuk të jep besim! 2 muaj më pas i mori jetën 3 grave
Dan Hutra nuk ka reflektuar dhe është vlerësuar si i parehabilituar edhe pas 1 viti burg për dhunë ndaj bashkëjetueses. Ai nuk ka reflektuar dhe ka qenë problematik gjatë qëndrimit në burg. Ky është përfundimi i një grupi prej 5 specialistësh nga ekzaminimi për sjelljen 6 mujore të të burgosurit Dan Hutra që mban datën 22 dhjetor 2022, pa më shumë se 2 muaj para se të kryente masakrën në Tiranë, kur më 1 mars vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.
5 Mars 2023, 22:16 -
-
U mbaron afati, Emiljano Shullazi, Arbion Aliko dhe Genci Balla dalin nga regjimi i posaçëm i izolimit '41 Bis', kalon tek 313
Po ashtu Arbjon Aliko dhe Genci Ballën kanë dalë nga regjimi i posaçëm i izolimit 41 Bis. Shullazit, Alikos dhe Ballës, u përfundoi afati i izolimit në 41 Bis dhe janë dërguar në burgun 313 në Tiranë. Vijojnë në '41 Bis' Redjan Rrahja, Arbër Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri dhe Eldi e Klemend Çala.
2 Gusht 2022, 11:57 -
Dosja/ Kërcënohet me jetë ish drejtori i Burgut 313: Do të djeg ku të dhemb më shumë, gjaku yt do.... (ish zyrtari dhe familja e tij pa mbrojtje nga shteti)
Ish-drejtori i burgut 313 në Tiranë gjatë viteve 2020-2021, Edison Metaj, është kërcënuar me jetë nga një person apo disa persona të paidentifikuar, vetëm disa muaj pas largimit nga detyra.
4 Qershor 2022, 12:15 -
Pas 3 ditësh në qeli, Saimir Tahiri takoi sot bashkëshorten, i pranishëm edhe avokati
Pas 3 ditësh në qeli, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka takuar bashkëshorten e tij. Takimi u zhvillua pasditen e sotme në ambientet e paraburgimit në burgun 313, ku i pranishëm ishte edhe avokati i Tahirit, Maks Haxhiaj.
7 Shkurt 2022, 16:51 -
Lefter Maliqi: Saimir Tahirit i rrezikohet jeta në burgun 313! Kush e dha urdhrin që ta çonin atje, kush do t’i mbyllë gojën?!
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar se ish-Ministrit Saimir Tahriri i rrezikohet jeta në burgun 313, ku ai do të kryej dënimin me 3 vite e 4 muaj burg, pasi u dënua dje nga Apeli i GJKKO.
5 Shkurt 2022, 12:40 -
Orë celular, playstation që përdoreshin për të komunikuar e kokainë, ja çfarë gjetën Forcat Operacionale në qelitë e të burgosurve në burgjet e Peqinit, Korçës dhe Elbasanit
Një orë celular, dy playstation 3, të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi dhe dy qese me kokainë u gjetën nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pas kontrolleve në qelitë e
2 Shkurt 2022, 13:00 -