-
Zinxhiri i vrasjeve godet sërish familjen Bilali në Tiranë, ekzekutohet në atentat Arben Bilali ish-oficer policie i ngujuar (VIDEO)
Tre vëllezër të familjes Bilali në Tiranë janë ekzekutuar në atentate me armë zjarri nga viti 1997. Pas dy vëllezërve Bujar dhe Leonard Bilali në 1997 dhe 2010, sot u vra në zonën e Selitës, Arben Bilali, 50-vjeç, ish-oficer policie. Familja Bilali ka qenë në konflikt me atë Xhabafti dhe ngjarja dyshohet për hakmarrje. Tre dyshohet se kanë qenë autorët të maskuar. Arben Bilali i kishte shpëtuar një atentati në 2010. Disa muaj më pas, në gusht 2010 i kanë ekzekutuar vëllanë e vogël, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos. Ndërsa në 1997 në një përplasje me armë zjarri është vrarë vëllai tjetër, Bujar Bilali.
30 Janar 2019, 14:39 -
‘Kush je ti?’/ Sherr banal për makinën që bllokoi rrugën para lokalit, vritet me plumb në kokë 30-vjeçari në Korçë (VD)
Vrasje për motive banale në Korçë. Një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali për të konsumuar alkool. Para lokalit, gjendej makina e tyre e cila kishte bllokuar rrugën. Autori i vrasjes kërkonte të kalonte, por rruga ishte e zënë. Grupi që ndodhej në lokal bashkë me viktimën, dalin dhe zihen. Autori largohet për t’u rikthyer disa minuta më pas. Ai vjen dhe qëllon në drejtim të tyre, por plumbat kapin në kokë 30-vjeçarin Altin Balliu-n duke e lënë të vdekur.
17 Janar 2019, 21:47