-
-
Jeton në Lviv prej 3 vitesh, shqiptari me veshjen tradicionale ukrainase për Report Tv: Situata e qetë, por kufijtë janë minuar nga Rusia! Në rast rreziku kthehem me familjen
Në dukje me një veshje të veçantë, Xama tregoi se është tradicionale ukrainase ndërsa shtoi se e ka veshur për shenjë respekti, pasi edhe bashkëshorten e ka ukrainase. Për situatën në Lviv, Devisi tha se deri tani është e qetë, ndërsa theksoi se edhe në Kiev situata paraqitet njësoj.
14 Shkurt 2022, 13:05 -
-
-
-
Tensionet me Rusinë, ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni drejt Ukrainës! Të largohen sa më parë ata që ndodhen atje
Ministria në njoftim shprehet se tashmë nuk mund të përjashtohet fillimi i një konflikti të armatosur. Më tej, institucioni i shtetit i bën thirrje qytetarëve të Kosovës të mos udhëtojnë drejt Ukrainës ndërsa ata që ndodhen atje të largohen sa më parë.
13 Shkurt 2022, 19:19 -
-
Antony Blinken: Nëse ka luftë, Rusia do përballet me sanksionet më të forta! Do flas me Lavrov
Blinken ndodhet në Fixhi dhe prej andej foli për krizën në Ukrainë ndërsa ka urdhëruar evakuimin e gjithë stafit të ambasadës amerikane ne Kiev. Blinken tha se SHBA dhe aleatët i’a kanë bërë këtë të qartë Moskës. Nëse Presidenti Putin vendos të ndërmarrë veprime ushtarake, do të vendosen shpejt sanksione të rënda ekonomike, në koordinim me aleatët dhe partnerët në mbarë globin.
12 Shkurt 2022, 15:04 -
-
-
Britania me masa të ashpra në rast të pushtimit të Ukrainës! Johnson: Rusia ka nxitur krizë serioze për sigurinë e Europës
Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën. Sot, kryeministri britanik, Boris Johnson tha se grumbullimi ushtarak rus pranë Ukrainës ka nxitur krizë më serioze të sigurisë në Evropë në dekada.
10 Shkurt 2022, 22:36 -
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri flet në Report Tv: Situata mjaft e rrezikshme, duam paqe! Rusia kundër zhvillimit të NATO-s, konfliktet prej 2014
Se çfarë pritet për raportet mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ambasadori Shkurov deklaroi se marrëdhënie do të ketë në shumë aspekte ndërsa shtoi se dëshirojnë të bëjnë shkëmbim vizitash në nivele të larta.
10 Shkurt 2022, 18:50 -
Tensionet, ministri i Jashtëm i Ukrainës: Të vendosen sanksione, Rusia ka shkelur marrëveshjen e Minskut
Kryediplomati ukrainas i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares në Kiev. Kuleba akuzoi Rusinë se u kishte dhënë pasaporta ruse ukrainasve që jetojnë në pjesët e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës.
9 Shkurt 2022, 16:50 -
-
Varësia e Evropës nga gazi rus mes tensioneve me Ukrainën
Gazi natyror rus mbulon rreth 40% të tregut evropian, për vendet si Franca, Polonia, Gjermania dhe Italia. Perëndimi është i shqetësuar se Rusia do të gjejë një pretekst për të ndaluar rrjedhën e gazit në Evropë që kalon me tubacione përmes Ukrainës.
6 Shkurt 2022, 19:22 -
Imazhet satelitore, trupat ushtarake dislokohen në afërsi të kufirit midis Bjellorusisë dhe Ukrainës
Dislokimi i ri dhe stërvitjet e planifikuara po ndodhin në kohën kur tensionet janë të larta midis Rusisë dhe Perëndimit për shkak të grumbullimit masiv të forcave ruse në kufi me Ukrainën. Shtetet perëndimore e kanë akuzuar Rusinë se po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën, ndërkaq Moska ka mohuar se ka plane të tilla.
6 Shkurt 2022, 16:04 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, mbërrijnë trupat e para amerikane shtesë në Poloni
Avionët e forcës ajrore amerikane mbërritën në aeroportin Rzeszow-Jasionka në Poloninë jugore. Bashkë me trupat mbërritën edhe disa anëtarë të Komandës amerikane. Gjatë ditës pritej të mbërrinin trupa të tjera amerikane.
5 Shkurt 2022, 21:11 -
Kërcënimet e Rusisë, banorët e qytetit Dnipro në Ukrainë të përgatitur: Jemi të shqetësuar por e dimë çfarë është lufta
Trauma e një lufte që ka shkaktuar viktima tani rrezikon të përsëritet. Por në këtë qytet qetësia mbizotëron, me shpresën se kërcënimi nga Moska nuk do të bëhet realitet.
5 Shkurt 2022, 19:59 -
-
Von der Leyen: Rusia po përdor gazin kundër nesh! Nord Stream 2 nuk përjashtohet nga sanksionet
Von der Leyen tha se Rusia po ushtron presion ushtarak mbi Ukrainën dhe po përdor furnizimet me gaz si levë ndaj nesh, prandaj Nord Stream 2 nuk mund të përjashtohet nga lista e sanksioneve.
4 Shkurt 2022, 12:28 -
Gratë ukrainase dalin vullnetare për të luftuar forcat ruse: Po e marrin vendin pjesë-pjesë! S'duhet të biem në gjunjë
Në rastin e pushtimit nga Rusia, ato kanë planifikuar largimin e fëmijëve në zona më të sigurta dhe rezistencën ndaj pushtuesve. Gratë ukrainase po dalin vullnetare për t'u stërvitur me armë luftarake për të zmbrapsur një pushtim të mundshëm nga forcat ruse.
31 Janar 2022, 16:09 -
Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës
Në rrugët e kryeqytetit jeta vazhdon si normalisht ndërsa shumë njerëz ngurrojnë të flasin hapur rreth tensioneve. Është një mëngjes i qetë në kryeqytetin ukrainas. Asnjë shenjë nuk të sugjeron se kjo është qendra e një vendi nën presion në rritje nga Rusia dhe se Moska po grumbullon trupa në kufirin e saj.
28 Janar 2022, 18:36 -
Përgjigja e SHBA-ve ndaj Rusisë, asnjë ndryshim për NATO-n apo Ukrainën
Uashingtoni i ka propozuar dialog Moskës për çështje si stërvitjet ushtarake, transparenca, dhe vendosja e raketave. Sekretari Blinken e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikën e dyerve të hapura të NATO-s për anëtarët e rinj.
27 Janar 2022, 19:56 -
Tensionet në Ukrainë, Rusia paralajmëron hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen
Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën. Rusia e mohon një gjë të tillë, ndonëse ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon.
26 Janar 2022, 15:24 -
Vështirësitë e banorëve të zonave afër vijës së frontit në Ukrainë: Frikë nga rreziku i shpërthimit të një lufte! Të afërmit s'mund të na vizitojnë
Shumica e banorëve kanë lënë shtëpitë e tyre në fshatin Katerinivka, që ndodhet rreth 800 metra larg vijës së frontit, por ata që vendosën të qëndrojnë ende shpresojnë për paqe.
24 Janar 2022, 18:19 -
Ukraina: Planet amerikane për të evakuuar familjet e diplomatëve nga Kievi, të nxituara
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha sot (24 janar) se hapi i Shteteve të Bashkuara për të larguar familjet e diplomatëve të tyre nga Kievi është "i parakohshëm dhe manifestim i një kujdesi të tepruar".
24 Janar 2022, 15:51 -
Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë: Të mbrohen nga Rusia e papërgjegjshme
Miratimi nga ana e Blinken për dërgesat e armëve erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, nuk arritën ndonjë përparim në lidhur me Ukrainën në takimin e nivelit të lartë, përveç premtimit se do të vazhdojnë bisedimet.
22 Janar 2022, 21:25 -
SHBA/ Joe Biden, konsultime me ekipin e sigurisë kombëtare lidhur me krizën mbi Ukrainën
Presidenti Biden ka shkuar në Camp David, një vendpushim presidencial në shtetin e Merilendit ku do të kalojë fundjavën duke diskutuar me këshilltarët e sigurisë kombëtare, për të përcaktuar hapat e ardhshëm për krizën mbi Ukrainën.
22 Janar 2022, 15:47 -
-
-
Ukraina akuzon Rusinë për sulm kibernetik, sistemet kompjuterike të infektuara me viruse
Deklarata nga Ministria për Zhvillimin Dixhital erdhi një ditë pasi kompania Microsoft tha se dhjetëra sisteme kompjuterike në një numër agjencish qeveritare ukrainase ishin infektuar me viruse dëmtuese.
16 Janar 2022, 21:23 -
-
Asnjë përparim mbi Ukrainën, NATO dhe Rusia bien dakord për bisedime të tjera
Kreu i aleancës atlantike tha sot në Bruksel se dallimet mes Rusisë dhe NATO-s lidhur me Ukrainën do të jenë të vështira për t'u kapërcyer. Ai i bëri komentet pas rreth katër orë bisedimesh në kuadër të këshillit NATO-Rusi, ku Moska këmbënguli në ato që i quan garanci sigurie nga Perëndimi.
12 Janar 2022, 20:06 -
Tensionet Rusi-Ukrainë vënë në presion Turqinë
Mes shtimit të tensioneve nga mundësia e një pushtimi rus të Ukrainës, analistët thonë se Turqia ka një rol kryesor si zbatuese e një konvente ndërkombëtare që rregullon hyrjen detare në Detin e Zi. Vëzhguesit parashikojnë se presioni rus do të rritet nëse NATO-ja rrit praninë e saj detare në Detin e Zi.
12 Janar 2022, 16:09 -
‘Skemi në plan ta pushtojmë’, Rusia qëndrime të kundërta me SHBA-të për Ukrainën dhe sigurinë në Evropë
Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe ka kërkuar që NATO-ja të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit të ish-republikës sovjetike dhe të mos zgjerohet më tej në territorin që Moska e sheh si sferë të saj të influencës.
10 Janar 2022, 21:53 -
-
-
-
BE: S'ka zgjidhje të tensioneve Rusi-Ukrainë pa Europën
Komisioni Evropian dhe Franca kanë shprehur nevojën e përfshirjes evropiane, teksa Rusia dhe Perëndimi po vazhdojnë të përballen diplomatikisht lidhur me kërcënimin e mundshëm të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, tha se “një gjë është e qartë: S’ka zgjidhje pa Evropën. Cilado që të jetë zgjidhja, Evropa duhet të përfshihet”.
7 Janar 2022, 18:24 -
Protestat e përgjakshme në Kazakistan, presidenti urdhër forcave të sigurisë: Qëllojini protestuesit pa paralajmërim! T'i shkatërrojmë këta terroristë
Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev ka urdhëruar forcat e sigurisë në Kazakistan që të qëllojnë pa paralajmërim protestuesit, në përpjekjen për të shtypur me dhunë protestën anti
7 Janar 2022, 12:35