-
Bileta elektronike për urbanët më e shtrenjtë për qytetarët? Gonxhja për Report TV: Mund të ndodhë, por do të rimbursojmë kostot! Do të rishikohen licencat
Nga shtator transporti publik do të hyjë në shinat e formalizimit deri edhe me finalizimin e biletave elektronike në janar 2021. Blendi Gonxhja drejtori i përgjithshëm i Transportit zbulon për Report TV disa nga detajet e paketës së dediktuar që po përgatitet, ku paralajmëron rishkim të licencave të dhëna, linja për zonat me rëndësi ekonomike dhe skemë të re pagesash të biletave në varësi të kilometrave dhe zonave të udhëtimit.
27 Qershor 2020, 15:00 -
Plotësohet një nga kërkesat, Blendi Gonxhe për Report Tv: Punonjësit e transportit do të marrin pagën e dytë të luftës, protokolli nuk ndryshohet
Edhe një pagë tjetër për punonjësit e transportit publik. Drejtori i Transportit Rrugor thotë për Report TV se ata do të marrin pagën për muajin qershor, me një fond prej 2.4 milionë euro. Po ashtu Gonxhja thekson se protokolli duhet të respektohet që të mos rrezikojmë një mbyllje tjetër.
26 Qershor 2020, 14:14 -
DPSHTRR pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA, një prej organizatave më të vjetra për verifikimin dhe historikun e mjetit, drejtuesit të mjetit, kontrollin e transportit rrugor, edukimin mbi sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e ambientit.
5 Qershor 2020, 17:29 -
Shtyhet deri në 31 dhjetor afati për regjistrimin e pronësisë së mjetit/ Gonxhja për Report Tv: Shkak bllokimi i shumë personave jashtë vendit
Shtyhet për më 31 dhjetor 2020 afati për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit. Afati për të përmbyllur këtë proces ishte shkurti i këtij viti por pandemia COVID-19, e shtyu këtë proces që nisi më 15 maj.
9 Maj 2020, 16:30 -
Drejtori i Transportit për Report Tv: S'do rritet bileta, kush abuzon ndëshkohet! Autobusët jo me faturino, por policë (VIDEO)
Falet taksa vjetore e vitit 2020 për 7204 mjete të transportit rrugor të pasagjerëve. Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja tha në një intervistë për Report TV se fondi prej 1.4 milionë euro që do të falen për mjetet do të paguhen nga vetë drejtoria. Sipas tij po mendohet edhe për lehtësira të tjera në ndihmë të këtyre subjekteve, dhe nuk do të lejohet rritje të çmimit të biletës, dhe në rast se do të ketë abuzime do të ketë ndëshkime të tyre.
7 Maj 2020, 15:22 -
Paniku nga koronavirusi, ja afatet e reja të gjobave në regjistrimin e makinave që nuk ndryshojnë pronësinë
Për shkak të situatës të rënduar nga koronavirusi në Itali dhe Greqi, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor shtyn afatin e mosaplikimit të gjobës për mjetet e qytetarëve dhe biznesve që nuk iu është ndërruar pronësia.
6 Mars 2020, 08:05