-
Thatësira ul me afro 5 metra nivelin e Fierzës brenda tetorit, rrezikohet prodhimi i energjisë! Importet i kanë kushtuar KESH-it 114 mln euro këtë vit
Për periudhën korrik-tetor, KESH ka kontraktuar rreth 713 mijë megavat-orë energji nga tregjet e huaja, si pasojë e kushteve të pafavorshme hidrike dhe rënia e prodhimit vendas.
18 Tetor, 12:46 -
Bie sërish niveli i liqenit të Fierzës, zbret në 266.95 metra! Dy agregatë mbajnë në punë hidrocentralin (VIDEO)
Sipas të dhënave të datës 2 tetor, mungesa e reshjeve gjatë verës, prurjet e kufizuara dhe përdorimi i rezervës ujore për prodhimin e energjisë elektrike kanë ndikuar në uljen e nivelit të liqenit.
2 Tetor, 14:29 -
Rikthehen lundrimet me varka turistike në liqenin e Fierzës! Operatorët privatë të Kukësit: Interes i lartë nga të huajt
Liqeni i Fierzës po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë përmes lundrimeve turistike me varka. Operatorët privatë të Kukësit kanë rikthyer shëtitjet në liqen, ku këtë sezon thonë se ka patur një interes të lartë nga të huajt.
26 Gusht, 13:32 -
Bie me 18.5 metra niveli i ujit në liqenin e Fierzës, shkak thatësira dhe temperaturat! Ende larg pikës kritike (VIDEO)
Aktualisht Fierza po prodhon rreth 190 megavat me dy agregate në punë, ndërsa tërheqja e ujit duket qartë në terren ku kanë dalë në pah këmbët e urave të Drinit të Zi dhe të Bardhë që zakonisht janë të mbuluara nga uji.
22 Gusht, 10:19 -
-
Temperaturat e larta, bie niveli i ujit në liqenin e Fierzës! KESH blen 41.5 milionë euro energji për periudhën korrik-shtator
Për shkak të kushteve të thatësirës dhe rritjes së konsumit të energjisë si pasojë e temperaturave të larta për periudhën korrik–shtator 2026, KESH ka blerë rreth 331 mijë megavat/orë energji, me një vlerë prej 41.5 milionë euro.
6 Gusht, 14:13 -
Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike
Liqeni i Fierzës veç prodhimit të energjisë elektrike për të cilën dhe u ndërtua, ofron pamje mahnitëse përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Pamjet që ofrohen gjatë lundrimit ofrojnë Shqipërinë autentike, teksa banorët ruajnë traditat e mikpritjes me bukë, kripë e zemër. Ata kërkojnë më shumë promovim dhe mbështetje me programe që do të zhvillonin turizmin.
26 Korrik, 20:58 -
Liqeni i Fierzës mbetet në kuotat e tij maksimale prej 296 metrash mbi nivelin e detit, regjistron një nga nivelet më të larta të viteve të fundit
Aktualisht, niveli i liqenit është 295.88 metra mbi nivelin e detit, duke siguruar rezerva të konsiderueshme ujore për sistemin energjetik shqiptar. Kjo situatë krijon kushte të favorshme për përballimin e kërkesës për energji gjatë muajve të verës.
17 Qershor, 15:27 -
SPECIALE/ Me anije mes maleve të veriut, si po e kthen adhurimi i banorëve për ujin dhe natyrën Liqenin e Fierzës në destinacionin e ri turistik
“Jeta jonë ka qenë gjithmonë e lidhur me ujin”- Nga mësues fizike në kapiten anijeje, historia e njerëzve që po ringjallin lundrimin e harruar në Fierzë.
31 Maj, 07:56 -
-
Ndotje mjedisore në Kukës, liqeni i Fierzës mbulohet nga shtresat e mbeturinave (VIDEO)
Rritja e nivelit të ujit ka sjellë në sipërfaqe dhe përgjatë brigjeve tonelata mbetjesh urbane, plastike dhe materiale të tjera, duke krijuar një panoramë shqetësuese në basenin më të madh ujor të vendit. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme nga Bashkia Kukës, situata përsëritet çdo vit në periudha me reshje intensive.
23 Prill, 15:41 -
Reshjet intensive sjellin ndotje masive në liqenin e Fierzës, banori: Mes mbetjeve, edhe ato farmaceutike! Sjellin pasoja
Shirat intensive dhe prurjet ujore nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë ndikuar dhe ndotjen e liqenit të Fierzës. Situata aktuale duket se nuk po përballohet as nga anija ekologjike pasi prurjet janë disa herë më të mëdha se kapaciteti i saj pastrues. Një banor thotë se fenomeni i ndotjes është kthye në rrezik.
15 Shkurt, 15:21 -
Kukësi i Vjetër mbulohet sërish nga uji, niveli i liqenit të Fierzës rritet me rreth 6 metra (VIDEO)
Në sipërfaqen e liqenit, aty ku pak javë më parë dukeshin muret dhe themelet e shtëpive të braktisura, tani lundrojnë mbeturina të shumta degë, plastikë e mbetje urbane të sjella nga përroskat dhe lumenjtë që derdhen në liqen pas vërshimevene Kosove dhe ne verilindje.
29 Tetor 2025, 15:56 -
Thahet liqeni i Fierzës, dalin rrënojat e Kukësit të vjetër (VIDEO)
Rënia e nivelit të ujit ka ndikuar edhe në prodhimin e energjisë elektrike. Hidrocentrali i Fierzës, një nga burimet kryesore të energjisë në Shqipëri, ka ndaluar punen ne disa turbina për shkak të mungesës së ujit.
20 Tetor 2025, 13:32 -
Thatësira zbraz Liqenin e Fierzës, niveli i ujit zbret në kuotën 252 metra! Shfaqen rrënojat e Kukësit të Vjetër (VIDEO)
Thatësira e zgjatur edhe pse në fillim të tetorit pati reshje bore e shiu ka zbrazur Liqenin e Fierzës, duke e çuar nivelin e ujit pranë “pikës së vdekjes”, momenti kur hidrocentrali ndalon prodhimin e energjisë elektrike
14 Tetor 2025, 16:17 -
Thatësira rrezikon Liqenin e Fierzës, niveli i ujit zbret në kuotën 268 metra (VIDEO)
“Pika e vdekjes” së HEC-it llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po alternon prodhimin me hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ndërsa nevojat për konsum po mbulohen me import energjie.
25 Gusht 2025, 13:26 -
-
Bora rrit nivelin në liqenin e Fierzës por prodhimi i energjisë mbetet i njëjtë
Bora po shkrin në male për shkak të temperaturave të pazakonta për stinën. Kjo ka sjellë situatë të favorshme në Fierzë, pasi liqeni po mbushet me ujë. Gjithsesi hidrocentrali më i madh në vend nuk po punon me kapacitet të plotë, pasi vetëm 3 turbina janë aktualisht në punë. Burimet thanë se KESH-i ka vendosur të ruajë rezerven hidrike.
28 Janar 2025, 14:27 -
Fierza del nga pika kritike, rritet niveli i ujit me 3 metra! Lumenjtë sjellin mbetje të shumta në liqen
Me të paktën 3 metra është rritur niveli i ujit në liqenin e Fierzës këtë fundjavë. Kjo për shkak të reshjeve të dendura të shiut që mbizotëruan në verilindje të vendit, duke rritur ndjeshëm edhe sasinë e prurjeve në lumenjtë kryesorë që furnizojnë basenin më të madh ujëmbledhës në vend.
9 Dhjetor 2024, 15:39 -
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
Rikthimi i shiut ka përsëritur pamjet e pakëndshme në Fierzë, ku tashmë mbeturinat e hedhura në shtretër lumenjsh nga njerëzit, janë grumbulluar në liqen. Kjo situatë po shqetëson edhe peshkatarët e zonës.
24 Nëntor 2024, 17:30