-
'Berisha s’ka bërë kurrë zgjedhje të vërteta në PD', Kreshnik Spahiu kritika: Ka 40 vite që kontrollon partinë, nuk ka çfarë jep më!
Duke krahasuar PD-në me Partinë Socialiste, ai tha se socialistët kanë zhvilluar gara të forta për drejtimin e partisë ndër vite. Sipas tij, fakti që Edi Rama nuk sfidohet sot në PS lidhet me faktin se ai fiton zgjedhjet, ndërsa debati për lidershipin lind zakonisht tek partitë humbëse.
18 Maj, 13:29 -
5 ditë nga gara e 23 majit, Salianji ankimon në PD përjashtimin: Vendimi të shpallet i pavlefshëm, s’e shqyrtuan kandidaturën! Berishës i ka mbaruar mandati
Përjashtimin nga gara e 23 majit, Ervin Salianji e ka ankimuar në Kryesinë e PD dhe Komisionin e Apelimeve. Salianji thotë se s’i në kohën e diktaturës, kandidatura e tij nuk është marrë fare në shqyrtim. Ai thotë se nuk ka as vendim për përjashtimin e tij si anëtar kryesie.
18 Maj, 11:51 -
Berisha lë pezull protestat, do kohë për zgjedhjet pa garë: Rikthehemi në qershor (VIDEO)
Zgjedhjet me një kandidat në Partinë Demokratike kanë lënë përkohësisht pas dore protestat përmes të cilave opozita synon të rrëzojë kryeministrin Edi Rama. Sali Berisha thotë se maji do të përqendrohet në përgatitjet për proceset e brendshme.
18 Maj, 11:13 -
-
Rama paralajmëroi miratimin e IBAR, kundërshton Berisha: Shqipëria s’plotëson asnjë kriter për në BE, por s’bllokojmë
Për kryedemokratin Sali Berisha, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për t’u anëtarësuar në BE, përveç atij gjeopolitik. Megjithatë, në një videomesazh, Berisha deklaroi se nuk e ka menduar kurrë që të bllokojë procesin e integrimit.
17 Maj, 15:03 -
Berisha dhe parimorët e karrigeve
Berisha po rikthehet pa garë dhe ish-kritikët janë fshehur dhe nuk dihet se ku janë. Heshtja e tyre po zbulon se pas gjithë asaj retorike të mëparshme morale fshiheshin vetëm llogari personale. Pra, e thënë më troç, po del qartë se kritika nuk kishte lidhje me parime, por thjesht me llogari për karrige.
17 Maj, 08:55 -
Migena Aleksi: Kur flet Saliu për media të kapura dhe mashtrim…
"Berisha flet për korrupsion të Ramës në media, por nuk ka nevojë për imagjinatë të madhe për të kuptuar se ku investohen paratë e korrupsionit të tij, të mbledhura gjatë viteve të pushtetit, paratë e aferave që sot janë nën hetim apo të shpallura 'non-grata' ndërkombëtarisht."
16 Maj, 22:28 -
Alban Daci: Miti i heroit të rremë, si u sakrifikua Salianji për listat e mbyllura dhe rehatinë e 'legjendave'
Salianji u shndërrua në një çështje të dobishme për të justifikuar betejat e radhës, ndërsa ata që e përcollën mediatikisht deri tek dera e burgut, kishin mendjen te letrat që mbanin në xhep. Ndërsa ai humbiste lirinë, "shokët" e tij siguronin vendet e ngrohta në listat e mbyllura.
16 Maj, 20:45 -
'Zgjedhjet' me 1 kandidat të 23 majit, PD nis në heshtje fushatën! Report Tv siguron udhëzimin: Berisha përfaqësues të vetin në çdo Komision votimi e numërimi
Në udhëzimin e PD-së për 'zgjedhjet' e brendshme të 23 majit për kreun e kësaj force politike, parashikohet që Sali Berisha të këtë përfaqësues të vetin në çdo Komision (Votimi dhe Numërimi). Megjithëse i vetëm në garë, Berisha duket se i trembet 'vjedhjes' së votave dhe ka kërkuar siguri maksimale gjatë procesit.
16 Maj, 19:38 -
Berisha bëhet garant i sekretit hetimor për dosjen Balluku: Nuk mund të nxjerrim dëshmitarët e penduar
Sali Berisha, i cili prej vitesh lexon në konferenca çdo denoncim të ‘qytetarit digjital’ dhe e quan SPAK-un organizatë kriminale sa herë hetimet prekin njerëzit e tij, befas është kthyer në mbrojtës të sekretit hetimor.I pyetur nga ndjekësit se përse nuk e publikon dosjen Balluku, Berisha thotë se “çd
16 Maj, 15:59 -
I vetëm në garë për kreun e PD/ Berisha: Është proces modern dhe demokratik, nuk pranohen bashkëpunëtorë të krimit dhe qeverisë
Sali Berisha do të jetë i vetëm në garën e 23 majit për kreun e PD, por sipas tij kjo do të jetë një garë moderne dhe e hapur. Kreu i PD thotë se formula një votë e barabartë me 1 kandidat, mbështet një proces demokratik ndërsa vijon të thotë se në këtë parti nuk do të pranohen asnj&
16 Maj, 14:38 -
-
Tkurrja e protestave së PD/ Demokratët kritika: Kilometri i fundit s’paska të sosur! I vetëm në garë? Berisha: Proces modern dhe demokratik (VIDEO)
Sali Berisha u përball me zhgënjimin e mbështetësve demokratë, të cilët nuk po shohin asnjë rezultat nga protestat e opozitës kundër qeverisë, të cilat sa vijnë e tkurren në pjesëmarrje.
16 Maj, 13:21 -
Pas Berishës, edhe dhëndri i tij sulmon ambasadorët, shpërndan fotomontazhin e diplomatëve të SHBA-BE me Jeffrey Epstein
Pas sulmeve që Sali Berisha lëshoi ditët e fundit ndaj Ambasadorit të BE në Tiranës, Silvio Gonzato, vjen një tjetër sulm, por kësaj radhe nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
15 Maj, 21:18 -
'Berisha shkatërruesi i kombit', ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!
Nga akuzat ndaj SPAK-ut, te raporti mes Fatos Nanos e Sali Berishës pas burgut, ish-oficeri i Gardës Tori Agolli riktheu në Report TV gjithë klimën politike të viteve ’90, duke e cilësuar Sali Berishën si njeriun më shkatërrues të kombit shqiptar
15 Maj, 19:12 -
Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!
Ndryshe nga Mereme Sela që zgjodhi padinë në gjykatë, e cila ia ktheu mbrapsht për pasaktësi, Balliu u ka dërguar një email përfaqësive ndërkombëtare. Sa i përket ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore, deri në këtë moment, Balliu e ka dorëzuar padinë në gjykatën e PD, por prej dy javësh nuk ka asnjë përgjigje.
15 Maj, 14:57 -
Rezoluta e përbashkët PS-PD për integrimin, Berisha: Balluku ishte e nënkuptuar, s’u përmend me emër se ndryshe s’do kishte konsensus
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur se përse nuk është përmendur në tekstin e rezolutës së dakordësuar mes PS e PD çështja e Belinda Ballukut, për të cilën opozutarët vijuan akuzat edhe në sallë se me mbrojtjen ndaj saj, u bllokua procesi i anëtarësimit.
15 Maj, 14:13 -
Rezoluta për integrimin/ Kikia: S’ka asnjë efekt, PS u përpoq t’i ngecte dopio 6-ën opozitës! Shella: BE s'do që ta pranojë Shqipërinë brenda Unionit! Karanxha: Drejtësia, gropë e madhe
Për analistin Kikia, rezoluta e miratuar sot me konsensus në Kuvend për integrimin e Shqipërisë në BE, nuk ka asnjë efekt, pasi sipas tij, është përmbushja e kritereve ajo që përcakton ecurinë e procesit. Ndërsa për Shemsi Prençin, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Berisha nuk duan që vendi të hyjë në Europë.
14 Maj, 22:33 -
Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu: Non Grata ndaj Sali Berishës nuk është politike, por ligjore! Boll mashtruat demokratët
Juristja Alesia Balliu (pretendente për të kandiduar për kryetare të PD-së, por e përjashtuar nga gara) ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës, pas një deklarate ditën e sotme të ambasadorit të Brianisë s&
14 Maj, 21:02 -