-
Toni Drishti: Pse i është rikthyer Berisha temës së vitit ’97?
Arsyeja kryesore nuk lidhet me nevojën për sqarim të së vërtetës, por me mungesën e kauzës në të tashmen. Berisha sot nuk ka një projekt politik të ri, nuk ka një ofertë për shoqërinë dhe as një narrativë bindëse për të ardhmen.
21 Janar, 19:49 -
Masakra e 21 Janarit/ Mbesa e Ziver Veizit: Kemi pritshmëri nga SPAK-u, përgjegjësit për 4 vrasjet shtetërore duhet të dalin para drejtësisë (VIDEO)
Mbesa e të vrarit nga plumbat e shtetit vlerësoi gatishmërinë e mazhorancës së sotme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe fakteve të masakrës së 21 janarit, ku në total u vranë 4 protestues, por theksoi zhgënjimin e saj për vonesën e dhënies së drejtësisë.
21 Janar, 18:41 -
21 Janari drejt gjykimit?! Avokati Fran Dashi për Report TV: Është çështje javësh, serverat e Kryeministrisë janë rikuperuar!
“Është një provë shumë e fuqishme që është rikuperuar: qendrat e kamerave të sigurisë. Aty mendohet se është një provë e pakontestuar që do t’i japë zgjidhje përfundimisht ngërçit të 21 janarit" tha ai.
21 Janar, 18:12 -
Gazetari Doçi për Report Tv: Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, veproi si vrasës profesionist! Audiokaseta, ‘arma’ kryesore e SPAK për të ndëshkuar përgjegjësit
Audiokaseta që ka në duar SPAK me urdhrin që jep kreu i Gardës Ndrea Prendi për të qëlluar drejt protestuesve, sipas gazetarit Adriatik Doçi është arma kryesore për të ndëshkuar përgjegjësit e 21 janarit. Për Report Tv ai thotë se 21 janarit mbetet një damkë e zezë për drejtësinë shqiptare.
21 Janar, 17:24 -
-
-
Masakra e 21 janarit/ Berisha shpik skenar të ri: Protestuesit qëlluan me plumba drejt meje, Garda zbatoi ligjin (VIDEO)
Në 15-vjetorin e masakrës së 21 Janarit, Sali Berisha nuk shfaqi asnjë pendesë. Ai mbrojti Gardën që qëlloi drejt protestuesve dhe u mori jetën 4 prej tyre, duke thënë se gardistët zbatuan ligjin.
21 Janar, 14:02 -
‘Pashë me sytë e mi dy nga vrasjet’, Fatos Klosi për masakrën e 21 janarit: Urdhri nga Sali Berisha, u qëllua nga njerëz të besuar kur protestuesit po largoheshin
Fatos Klosi, i cili ishte në protestën e 21 janarit, deklaroi se pa me sytë e tij dy nga vrasjet që u kryen dhe shtoi se nuk qëlluan ushtarët, por njerëz të besuar të Sali Berishës. Klosi tha se duhet të hetohen personat që kanë fshirë serverin e Kryemnistrisë dhe shtoi se Berisha është përgjegjësi kryesor.
21 Janar, 13:59 -
“U përgjak kryeqyteti”- Veliaj reagon nga qelia për 21 Janarin: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fortë se kurrë për drejtësi
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në 15-vjetorin e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues në bulevard gjatë protestave të opozitës së asaj kohe.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj e cilësoi 21
21 Janar, 12:49 -
Pacientja me dializë ankohet për shërbimin në spitalin privat, Berisha ‘e përcjell’ me shpërfillje (VIDEO)
Gjatë foltores së mbajtur në zonën e Porcelanit në Tiranë, Sali Berisha dhe shoqëruesi e tij treguan qartazi se përfitimi i mbështetjes nga qytetarët do të jetë vetëm në dobi të ruajtjes së karrigeve të tyre.
21 Janar, 12:35 -
15 vite nga masakra e 21 janarit/ Homazhe për Ziver Veizin, mbesa: Të vendoset drejtësi! Prefektja e Gjirokastrës: Dëshmorë nuk ka vetëm në luftë, por dhe në paqe
Mbesa e Vizer Veizit, i cili mbeti i vrarë nga plumbat që u lëshuan nga kryeministria, kërkon të dënohen fajtorët. Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë dhe prefektja e Gjirokastrës.
21 Janar, 12:34 -
Masakra e 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: Organizata kriminale e Berishës urdhëroi vrasjet dhe masakroi provat, s’ka drejtësi pa ndëshkimin e fajtorëve (VIDEO)
Mark Nika endet në dyert e drejtësisë me shpresën se urdhëruesit e vrasjes së nipit të tij do të ndëshkohen. Në një intervistë për Report Tv, xhaxhai i Aleks Nikës i bën thirrje SPAK të përshpejtojë hetimet. Ai thotë se audio kaseta me urdhrin për të qëlluar drejt protestuesve është “mbretëresha e provave” që vërteton se vrasjet nuk ishin aksidentale por u urdhëruan nga organizata kriminale e Berishës.
21 Janar, 12:18 -
‘Po janë trima, të thonë që e kemi bërë ne’, xhaxhai i Aleks Nikës del nga SPAK: Fajtor për vrasjet e 21 janarit është Berisha! Nuk është përgjegjësi e Ramës (VIDEO)
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ka përfunduar takimin me prokurorin e çështjes së 21 janarit në SPAK Alfred Shehu. Për mediat Mark Nika nuk dha detaje, por shprehu besimin e plotë të SPAK për zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve.Nika tha se përgjegjësi kryesor është kryeministri i kohës Sali Berisha, duke p
21 Janar, 12:07 -
21 Janari, Niko Peleshi u bashkohet homazheve për katër dëshmorët
Kryetari i Kuvendit vendosi lule dhe u përkul me respekt përpara kujtimit të dëshmorëve. Ai tha se 21 Janari mbetet plagë e hapur në ndërgjegjen kolektive të shoqërisë shqiptare. Peleshi shprehu solidaritet ndaj familjeve të viktimave dhe theksoi rëndësinë e zbardhjes së plotë të së vërtetës e vendosjes së drejtës.
21 Janar, 11:39 -
Pas homazheve, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Kam kërkuar të takoj prokurorin, dua shpjegime për hetimet! Zëri në audio është identifikuar
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika pas zhvillimit të homazheve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për viktimat e 21 jananit, ka mbërritur në SPAK ku ka kërkuar takim me prokurorin e çështjes Alfred Shehu për tu informuar mbi hecurinë e hetimeve.Nika u shpreh se zëri në audion e dorëzuar prej tij në
21 Janar, 11:36 -
15 vite nga masakra e 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës kërkon drejtësi: Nuk duam hakmarrje, kujtesa të mos zbehet dhe përgjegjësitë të mos harrohen (VIDEO)
Xhaxhai i Aleks Nikës thotë se nuk kërkojmë hakmarrje, por vetëm drejtësi dhe barazi përpara ligjit. Ai bën thirrje për të mos harruar të shkuarën dhe që fajtorët të mos i shmangen drejtësisë.
21 Janar, 10:34 -
Rama: Deri kur drejtësia e re të ndëshkojë 21 janarin, do vijojë të jetë më e vjetër se më parë! Të tjerat janë si gjyqi dhe kafet e Nexhmijes (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama i bën thirrje organeve kompetente për të vendosur drejtësinë në vend për 4 jetët e humbura nga plumbat që u lëshuan nga godina e kryeministrisë më 21 janar 2011. Rama thotë se për aq kohë sa drejtësia e re nuk ka bërë gjyqin e vërtetë për këtë masakër,
21 Janar, 10:21 -
Masakra e 21 janarit, Rama dhe familjarët e viktimave homazhe në bulevard (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, përfaqësues të PS, familjarët e viktimave të 21 janarit dhe qindra qytetarë u bënë pjesë e homazheve për 21 janarin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Lule u vendosën mbi pllakatat e vendosura në nder të 4 protestuesve të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Shefi i qeverisë
21 Janar, 10:15 -
“SPAK bëri sikur nuk ekziston”, Rama: 21 janari ishte arsyeja e reformës në drejtësi, e paimagjinueshme që nuk do të ngrinin akuzë as pas 15 vitesh (VIDEO)
Gjatë konferencës përpara familjarëve të viktimave të 21 Janarit, kryeministri Rama tha se kjo ditë hyn te kategoria e krimeve shtetërore. Ai tha se këto të fundit nuk mbeten të pandëshkuara, por kritikoi SPAK-un që vonoi të merrej me çështjen. Madje, sipas kryeministrit, SPAK u soll sikur dosja e 21 Janarit nuk ekzistonte.
21 Janar, 10:12 -
Masakra e 21 janarit, Rama me familjarët e viktimave: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësinë, u paguajmë rroga më të larta se presidentit! 15 vite padrejtësi (VIDEO)
15 vite pa drejtësi janë 15 vite të një padrejtësie të madhe. Kështu u shpreh kryeministri Rama në takimin me familjarët e viktimave të 21 janarit, ku shprehu kritika edhe për drejtësinë e re, për të cilën tha se duhej t’i kishte kërkuar GJKKO drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë t&a
21 Janar, 10:03