-
Përtej 'shkëlqimit' të shifrave, molla e krimbur e ekonomisë shqiptare
Ekonomia pritet të vijojë të rritet poshtë potencialeve të saj edhe në vitin 2024. Një ambient i dobët ndërkombëtar dhe problemet e brendshme strukturore do t’i vënë shkopinj në rrota makinës ekonomike që, edhe sot, ecën me karburant të cilësisë së dobët.
14 Janar 2024, 11:27 -
-
-
Rekord historik/ Në 9 muaj transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën 982 mln €! Aktiviteti i real-estate dominoi ekonominë, ‘mundi’ bumin turistik të verës
Shitjet e apartamenteve nuk ndalen pavarësisht rritjes së çmimeve, ndërkohë që 1/3 e tyre po blihet nga shtetas të huaj. Sipas të dhënave të INSTAT nga janari deri në shtator të këtij viti janë shitur apartamente me vlerë 982 milionë euro, duke u rritur me 123 milionë euro krahasuar me vjet. Pasuritë e paluajtshme e ndërtimi, mposhtën edhe bumin turistik, pasi ishin motorët kryesorë të ekonomisë gjatë verë.
26 Dhjetor 2023, 13:31 -
Çmimet e larta frenojnë konsumin, u ul me rreth 2% në verë! Ecuria më e dobët që nga pandemia! INSTAT: Nuk u rrit as nga turistët e shumtë
As bumi turistik i këtij viti nuk e rriti konsumin në vend. INSTAT raporton se konsumi i popullatës në tremujorin e tretë ishte 2% nga mbi 4% që ishte në tremujorin e dytë. Shkak për këtë janë çmimet e larta që kanë frenuar qytetarët të bëjnë shpenzime, si dhe tregon se vendi ka pritur turistë që kanë konsumuar pak.
22 Dhjetor 2023, 16:18 -
Ekonomia u rrit me 3.46% gjatë sezonit veror! U udhëhoq nga ndërtimet e pasuritë e paluajtshme! Bumi turistik ndikim ‘minimal’, bie bujqësia e industria
INSTAT ka publikuar shifrat e rritjes ekonomike të Shqipërisë gjatë tremujorit të tretë për vitin 2023, duke dalë në përfundimin se rritja ka qenë 3.46% krahasuar me tremujorin e një viti më parë.
22 Dhjetor 2023, 12:41 -
Rënia e valutave tkurr me 427 mln euro eksportet! Manifaktura kërkon kompensim të humbjeve, BSH: Nuk ndërhyjmë në treg për interesa të sektorëve të caktuar
Bizneset shqiptare kanë shitur jashtë vendit mallra më pak se vitin e kaluar. Referuar të dhënave të INSTAT, eksportet tona janë ulur me 9.8% nga janari deri në nëntor të këtij viti, në krahasim me 11 mujorin e vitit të kaluar. E përkthyer në vlerë monetare, eksportet gjatë kësaj periudhe zbritën në vlerën 3.9 miliardë euro, nga 4.3 miliardë euro që ishin në vitin e kaluar, duke u ulur me afro 427.5 milionë euro
22 Dhjetor 2023, 08:33 -
-
Report Tv siguron draftin/ Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve! Prej 2024 aksion ndaj informalitetit në disa sektore, plan masash për uljen e pagesave 'cash'
Brenda 3 viteve të ardhshme do të ngrihet regjistri i milionerëve, ku do të jenë të listuara të gjitha pasuritë e tyre. Po ashtu do të hartohet një plan masash ndaj punës informale, nëndeklarimit të pagave apo mashtrimit tatimor. Të gjitha këto vendime janë të parashikuara në Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026
17 Dhjetor 2023, 14:21 -
Fermerët sytë nga eksporti, shitje rekord zarzavatesh, 10.9 mld lekë në 10 muaj! Mallrat e importuara më të lira, por çmimet në treg rriten
Më shumë se 107 milionë euro është vlera e eksporteve të zarzavateve nga janari deri në fund të muajit tetor, duke regjistruar një rritje të fortë krahasuar me vjet. Sipas INSTAT për këtë periudhë janë shitur janë vendi 131 mijë tonë zarzavate, duke dëshmuar që fokusi i fermerëve janë tregjet e huaja dhe jo ato vendase.
15 Dhjetor 2023, 13:24 -
INSTAT: Çmimet e prodhimeve në vend u rritën me 5.2%! Energjia e nafta mbajtën të lartë inflacionin e importuar
Çmimet e mallrave të importit dhe produkteve të prodhuara në vend u rritën krahasuar me vitin e kaluar. Energjia elektrike dhe nafta kanë pasur impaktin më të madh në rritjen e inflacionit të importuar, ndërsa në vend u shtrenjtuan më shumë produktet e prodhuara nga industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese ku bëjnë pjesë edhe produktet ushqimore.
13 Dhjetor 2023, 12:28 -
Paga mesatare në vend arriti në 71.4 mijë lekë, ndikoi rritja për punonjësit e administratës! Biznesi privat s'ndjen konkurrencë, pagat në vendnumëro
Paga mesatare në vend ka arritur në 71.486 lekë në fund të tremujorit të tretë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në raport me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar u rrit me 16%.
12 Dhjetor 2023, 07:19 -
Shtrenjtimi i apartamenteve pritet të vijojë edhe në vitin 2024! INSTAT: Kostot në ndërtim u rritën me 4.2%, shkak energjia dhe rritja e pagave
Shtrenjtimi i apartamenteve pritet të vijojë edhe në vitin që vjen. Raporti i fundit i INSTAT tregon se kostot e ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit u rritën me 4.2%, dhe shkaqet kryesore ishin energjia dhe rritja e pagave të punonjësve. Ndërkohë 98% e Agjencive të Pasurive të Paluajtshme thonë se çmimet do jenë të qëndrueshme dhe në rritje.
9 Dhjetor 2023, 19:59 -
Në 2022, më pak të punësuar me pagë, u rrit vetëpunësimi! INSTAT: Vitin e kaluar informaliteti në tregun e punës arriti 28%
Në vitin 2022 informaliteti në tregun e punës është rritur me 1.2% dhe në total sipas të dhënave të INSTAT ishin mbi 366 mijë qytetar punonjës informal. Nga ana tjetër vjet u ul numri i të punësuarve që marrin pagë mujore, ndërkohë që është rritur numri i të vetëpunësuarve dhe i atyre që punojnë në biznes familjar
5 Dhjetor 2023, 16:02 -
Në 9 muaj u dhanë 1299 leje ndërtimi, 294 më shumë se vjet! Ulet numri i ndërtimeve në Tiranë, dyfishohen në Durrës
Interesi për ndërtime në vend nuk ka të ndalur, trend i konfirmuar edhe nga të dhënat e INSTAT. Vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti janë miratuar 361 leje ndërtimi nga 269 leje që u dhanë vjet në të njëjtën periudhë, pra janë rritur me 34.2%.
24 Nëntor 2023, 21:05 -
Fasoneria letër qeverisë: Po humbim 9 mln euro në muaj! Prençe: 50 punonjës po largohen çdo ditë nga sektori! Pro-eksport: Të kompensohemi për humbjet nga rënia e euros
Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve kërkojnë nga qeveria të mbështeten me fondet dhe të kompensohen për humbjet që po ju shkakton rënia e euros. Në konferencë për mediat ata deklaruan se humbjet e tyre mujore arrijnë në 9 milionë euro, ndërkohë që çdo ditë po heqin nga puna nga 50 punonjës si rezultat i krizës
24 Nëntor 2023, 12:49 -
INSTAT: Niveli i inflacionit për muajin tetor në vendin tonë më i lartë se në BE, ndikoi shtrenjtimi i ushqimeve
Inflacioni në vend në muajin tetor ka qenë më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian, për herë të parë që prej nisjes së krizës së çmimeve. Sipas raportit të INSTAT, ndikim kryesor në rritjen e inflacionit në muajin e kaluar ka pasur shtrenjtimi i ushqimeve.
21 Nëntor 2023, 14:47 -
Në 10 muaj, bizneset eksportuan 451 mln euro produkte ushqimore! Rekordin e mbajnë frutat dhe zarzavatet! 187 mijë tonë çuam jashtë
Tregtia e mallrave është në rënie prej muajsh, e ndikuar edhe nga kursi i këmbimit, por e kundërta po ndodh me eksportet e ushqimeve që janë rritur me mbi 50 milionë euro këtë vit. Sipas përllogaritjeve të bëra bazuar në shifrat e INSTAT, vetëm në 10 muaj vendi ka importuar 131 mijë ton zarzavate e 55 mijë ton fruta.
21 Nëntor 2023, 14:14 -
-
7 mln turistë të padeklaruar! Shifrat zyrtare nxjerrin zbuluar evazionin në turizëm, nga 8.2 mln të huaj vetëm 1.2 milionë u akomoduan në hotele
Në nëntë muaj vetëm 1.2 milionë turistë janë akomoduar në hotele, bujtina, apo resorte, pavarësisht se në Shqipëri përgjatë kësaj periudhe kanë hyrë më shumë se 8.2 milionë shtetas të huaj. Dyshohet se kjo diferencë e madhe mes numrit të turistëve dhe akomodimit të tyre, ka si shkak kryesor informalitetin në industrinë e turizmit, që lidhet me strukturat akomoduese të pa licencuara.
20 Nëntor 2023, 14:16