-
Mbi 107 mijë fëmijë përfituan nga programi i depistimit të shikimit në shkolla, rreth 13 mijë u referuan për vizitë te mjeku
Mbi 107 mijë femijë kanë përfituar nga program i depistimit të shikimit në shkolla. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale
16 Janar 2024, 13:27 -
Ashpërsim i veprave penale që cënojnë të miturit dhe të rinjtë, Balla për sigurinë në shkolla: Do instalohen kamera nëpër rrugët pranë institucionit
Ministria e Brendshme është hartuar drafti për rishikimin e veprave penale që cënojnë fëmijët dhe minorenët, me qëllim ashpërsimin e tyre dhe tashmë është dërguar në ministrinë e drejtësisë. Ministri Balla duke raportuar për paketën e sigurisë në shkolla tha se synohet që gjatë 2024 rrugicat pranë shkollave të monitorohen nga kamera sigurie.
18 Dhjetor 2023, 18:26 -
Nxënësit bojkotojnë mësimin me turne, kryebashkiaku i Kukësit, Halilaj: Kanë të drejtë, kaldaja te ‘Havzi Nela’ në fazë testimi, inaugurimi në 12 dhjetor
Edhe këtë pasdite ndonëse në një numër të vogël nxënësit e gjimnazit “Havzi Nela” në qytetin e Kukësit kanë bojkotuar mësimin dhe janë organizuar në protestë para godinës së rikonstruktuar por ende jo në shfrytëzim e të marrë n&eum
5 Dhjetor 2023, 16:59 -
Sistemi i ngrohjes bllokon godinën e re të gjimnazit në Kukës, nxënësit mësim me turne, dalin në protestë! Edhe në Lezhë s’punon kaldaja
Gjimnazistët në Kukës që zhvillojnë mësim me turne kërkojnë rikthimin në shkollën e tyre. Afati për rikonstruksionin e gjimnazit “Havzi Nela” ka përfundur që në shtator por bashkia nuk merr në dorëzim godinën pa u bërë testimi për funksionimin e kaldajës.
5 Dhjetor 2023, 16:45 -
Paketa e sigurisë/ Dyfishohet dënimi për armët e ftohta në ambiente shkolle! Prindërit optimistë: Ndryshimet në Kod i shërbejnë sigurisë së fëmijëve
Mbajtja e armës së ftohtë në ambiente shkollore do të dënohet me dyfishin që dispozita parashikon në kuadër të paketës së re të sigurisë të propozuar nga Ministria e Brendshme. Prindërit e shikojnë me optimizëm ashpërsimin e dënimeve në ambientet shkollore dhe thonë se paketa do ti shërbejë rritjes së sigurisë për fëmijët.
29 Tetor 2023, 16:43 -
PD për taksën e arsimin: Nga 17 ndërtuan 9 institucione arsimore! Skema PPP për shkollat e reja në Tiranë ka dështuar
Taksa e infrastrukturës arsimore që mblidhet nga Bashkia e Tiranës në faturën e ujit është keq përdorur. Akuza vjen nga Partia Demokratike sipas së cilës taksa e përkohshme në ligj parashikohej për 3 vjet, ndërsa ajo mblidhet prej 7 vjetësh.
11 Tetor 2023, 13:21 -
Drafti për sigurinë, do hiqen tabakinot 50 metër larg shkollave! Efektivët e policisë të stacionuar për identifikimin e personave të dyshimtë
Policia është e dislokuar nëpër shkolla për të identifikuar persona të rrezikshëm që mund të jenë kontingjent droge, për të garantuar sigurinë e nxënësve. Drafti për Sigurinë në Shkolla pritet të kalojë në qeveri dhe përfshinë heqjen e makinave të parkuara keq, kioskat në afërsi në një rreze prej 50 metër larg rrethimit. Në vëzhgimin që bëri Report Tv ato vijojnë të jenë aty, por pas formësimit të ligjit pritet të hiqen.
26 Shtator 2023, 19:07 -
Paketa e Sigurisë, Balla nga Kamza: Senati i shkollës të bashkëpunojë me Policinë që asnjë nxënës të mos bjerë pre e trafikantëve
Në kuadër të takimeve, për të prezantuar elementë të Paketës së Sigurisë në Shkolla, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ishin në shkollën "Ibrahim Rugova".
25 Shtator 2023, 09:36 -
Gjuhë e dytë e huaj për klasat e treta, prindërit: Ngarkesë për fëmijët! Dekania: Mosha e duhur! Mësuesit ta bëjnë mësimin çlodhës dhe argëtues
Në disa shkolla publike po pilotohet projekti i mësimit të gjuhës së dytë të huaj në klasën e tretë. Prindërit i tremben ngarkesës së fëmijëve, por Dekania e fakultetit të gjuhëve të huaja Esmerala Kromidha thotë për Report TV se kjo është mosha e duhur, por mësuesit duhet ta bëjnë mësimin sa më argëtues dhe çlodhës.
22 Shtator 2023, 17:17 -
Balla: Do dyfishohet dënimeve për krimet pranë shkollave! Propozimet ligjore, nga kjo javë! Alarm për drogat sintetike, përdoren nga të rinjtë
Krimet brenda perimetrit të sigurisë në shkolla, veçanërisht shpërndarja e drogës aty, do të dënohen me dyfishin e sanksioneve të parashikuara nga ligjet deri tani. Pas operacionit kombëtar antidrogë, ministri i brendshëm taulant balla tha se përdorimi i lëndëve narkotike nga të rinjtë është një alarm social ndaj të cilit shteti duhet të reagojë.
14 Shtator 2023, 12:41 -
-
Nesër dita e parë e shkollës, policia e Tiranës prezanton planin e masave! 500 efektivë në terren
Nesër nis viti i ri shkollor 2023-2024. 300 punonjës të Policisë Bashkiake dhe 200 të Policisë Rrugore bëhen bashkë për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e nxënësve. Disa prej masave të marra nga policia përfshijnë jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe këmbësorët
10 Shtator 2023, 17:25 -
Viti i ri shkollor, vijon dezinfektimi i shkollave në Tiranë! Veliaj i bashkohet ekipit: Sigurojmë higjienë maksimale për nxënësit
Ekipet e bashkisë së Tiranës janë shpërndarë në çdo shkollë për të bërë punimet e mirëmbajtjes, por edhe dezinfektimin, një proces mjaft i rëndësishëm i higjenës. Grupit të punës iu bashkua në fundjavë, në dy shkollat e reja “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj
10 Shtator 2023, 15:29 -
Kaos me regjistrimet në shkolla, shtyhet sërish afati! Privati rrit tarifat, prindërit dërgojnë fëmijët në shkolla publike
Shumë nxënës të arsimit bazë kanë mbetur pa u regjistruar në shkolla, dhe për këtë arsye, afati për këtë procedurë është shtyrë sërish, deri ditën e nisjes së mësimit. Report Tv sjell raste ku tregohen arsyet pse prindërit nuk po regjistrojnë dot fëmijët në shkolla, duke shkaktuar kaos në këtë proces
8 Shtator 2023, 16:01 -
Bie numri i fëmijëve që regjistrohen në shkollë! Shkrihen 4 klasa të para në qarkun e Korçës! Në Kukës regjistrohen 228 nxënës më pak se vitin e kaluar
Numri i nxënësve që regjistrohen në klasat e para të arsimit publik është më i ulët se një vit më parë. Fenomeni vihet re në Korçë dhe në Kukës, si në shkollat e qytetit ashtu dhe në fshatra. Emigrimi dhe ulja e lindshmërisë janë dy arsyet kryesore
8 Shtator 2023, 15:40 -
Bie numri i nxënësve në Kukës, 225 më pak se vitin e kaluar! Shkak emigrimi dhe kushtet e vështira në fshatra
Kukësi vazhdon të njohë rënie të numrit të nxënësve, ku shkaku kryesor është emigrimi. Këtë vit mësimor numërohen 225 nxënës më pak se vitin e kaluar në të gjitha klasat e 9-vjecares dhe gjimnazit.
7 Shtator 2023, 18:14 -
Dimal/ Nxënësit e Goriçanit e Donofrosës mësim në lokale! Dy shkolla të shembura nga tërmeti nuk janë rindërtuar
Nxënësit e fshatrave Goriçan dhe Donofrosë në Bashkinë e Dimalit nuk do të ulen në bankat e shkollës, por në lokalet e përshtatura për mësim. Prej 4 vitesh godinat e dëmtuara nga tërmeti nuk janë rindërtuar. Afro 100 fëmijë të fillores mësojnë në lokalet e fshatit, ndërsa ata të 9-vjeçares e të mesmes janë transferuar në shkollat e fshatrave fqinjë
7 Shtator 2023, 16:45 -
Nisja e shkollës, bashkia dhe policia masa për lehtësimin e trafikut! Balla: Gjoba për këdo që prish qetësinë pranë shkollave! Veliaj: Mjetet e rënda do të punojnë natën
Ministria e brendshme dhe bashkia e Tiranës do të vendosin sensorë zhurme për gjobitjen e drejtuesve të makinave luksoze që prishin qetësinë. Gjatë prezantimit të paketës së sigurisë në shkolla, ministri i brendshëm shprehu mbështetje politike për Erion Veliajn duke vlerësuar punën e bashkisë me ndërtimin e rikonstruksionin e shkollave të reja në kryeqytet.
7 Shtator 2023, 15:24 -
Nisja e vitit të ri shkollor, nga ora 07:00 deri në 09:00 ndalohet qarkullimi i furgonëve në Tiranë! Fadromat dhe mjetet e rënda do punojnë vetëm natën
Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 - 09:00 të mëngjesit.
7 Shtator 2023, 15:08 -
Nisja e shkollës, shpenzime të larta për familjet! Prindërit në Kukës: Blejmë rroba të përdorura për fëmijët! Vëzhgimi, çmimet e papërballueshme
Nisja e vitit shkollor shoqërohet me vështirësi financiare për prindërit, sidomos në qytete ku varfëria është e lartë. Report TV kreu një vëzhgim në Kukës, ku prindërit ankohen se nuk kanë mundësi të përballojnë të gjitha shpenzimet që nga librat e fletoret deri tek veshjet, ndaj në shumë raste i drejtohen tregut me sende të përdorura
5 Shtator 2023, 17:37
