Shkolla “Kolë Idromeno” në Shkodër është gati të presë nxënësit për vitin e ri shkollor, pas ndërhyrjeve për përmirësimin e ambienteve dhe kushteve të mësimit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga shkolla e rinovuar.

Rama tha se ndërkohë vijojnë punimet në shkollën “Ismail Qemali”, ndërsa në muajt në vijim investimet do të shtrihen edhe në shkollën “Skënderbej” dhe gjimnazin “Oso Kuka”.

“Shkolla ‘Kolë Idromeno’ në Shkodër, gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. Ndërkohë, vijojnë punimet në shkollën ‘Ismail Qemali’, ndërsa në muajt në vijim investimet do të shtrihen edhe në shkollën ‘Skënderbej’ dhe gjimnazin ‘Oso Kuka’”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, investimet synojnë krijimin e shkollave moderne dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafet pedagogjike në Shkodër.