-
Masakra mjedisore disa-vjeçare në Kurbin, brigjet e Lumit Mat janë kthyer venddepozitim mbetjesh që digjen! Specialisti: S'po funksionojnë institucionet
Pasi hidhen në brigjet e Lumit Mat, mbetjeve u vihet flaka, duke krijuar ndotje të madhe të ajrit në një perimetër të gjerë në kufirin mes Bashkisë Lezhë dhe Kurbinit. Kjo është një situatë e vazhdueshme që vijon prej vitesh, ndërsa specialistët fajësojnë institucionet mjedisore për mosveprim.
15 Mars, 15:41 -
Masakër mjedisore/ Autostrada Lezhë-Milot mbulohet nga tymi i dendur, shkak djegia e qindra gomave pranë brigjeve të lumit Mat (VIDEO)
Aksi Lezhë-Milot është mbuluar nga shtëllunga të dendura tymi të zi, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve në këtë aks rrugor. Policia e Lezhës njoftoi se punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
14 Mars, 18:27 -
Lidh kryeqytetin me veriun e vendit, dëmtohet ura e Matit! Ekspertët: Shkak shfrytëzimi pa kriter i inerteve në lumë
Ura e re e Matit, në rrugen nacionale Lezhë–Milot, e cila lidh kryeqytetin me Veriun e vendit po përballet me dëmtime serioze për shkak të shfrytëzimit të inerteve. Ekspertë e aktivistë ngrenë alarmin për kompanitë që po shkatërrojnë shtratin e lumit Mat. Ata kërkojnë të ushtrohen kontrolle nga IKMT-ja si dhe të merren masa nga ARRSH-ja për riparimin e ures.
7 Mars, 16:19 -
Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët! Sekuestrohen eskavatori dhe 3 kamionët (EMRI+VIDEO)
Nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat. Dy prej të akuzuarve vëllezër. Pronari i firmës nga Kamza, policia në ndjekje të tij
29 Korrik 2025, 15:03 -
Përfundojnë punimet për dy rrjetet e vaditjes në lumin Mat, do ujiten 4500 hektarë në Kurbin dhe 4 mijë hektarë në Lezhë!
Bëhet fjalë për rrjetin ujitës Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë. E para mundëson ujitjen e 4500 hektarëve tokë bujqësore në Bashkinë Kurbin dhe e dyta furnizon me ujë për vaditje të 4 mijë hektarëve në Lezhë. Kryeministri Rama jep lajmin: Po bëhet edhe procesi i kolaudimit!
2 Korrik 2025, 13:16 -
Lezhë/ Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat (EMRI+VIDEO)
Një 22-vjeçar i quajtur Klajdi Elezi u mbyt ditën e sotme në lumën Mat pranë Shkopetit në zonën e Kurbinit, ndërsa po lahej në ujë bashkë me disa të afërm. Sipas polcisë të riun e ka rrëmbyer rrjedha dhe është mbytur. Trupi dërgohet në morgun e Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore. Policia po vijon hetimet mbi ngjarjen.
15 Qershor 2025, 18:38 -
Lezhë/ Merrnin ilegalisht inerte në shtratin e lumit Mat, nis hetimi për administratorin dhe shoferin e firmës
Policia e Lezhës ka nisur hetimin për administratorin e një firme përpunimi intertesh dhe shoferin e saj, pasi gërryenin shtratin e lumit për të marr inerte në mënyrë të paligjshme.
19 Mars 2025, 13:04 -
'Baroni drogës' Gëzim Çela ndërtim pa leje, i vihet shiriti ndërtesës ngjitur me 'Royal Blue'! Zyrtarët e IKMT-së s’kryen kontrolle
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e prokurorisë së Lezhës në lidhje me vënien nën akuzë të zyrtareve të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin dhe ish drejtorit te Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini. Në kuadër të k&
30 Prill 2024, 19:50 -
Detaje të reja/ Arrestimi i Drejtorit të IMT-së Kurbin se lejuan ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok
Detaje të reja në lidhje me arrestimin e drejtorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika, dhe ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes.Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për "Shpërdorim Detyre&
30 Prill 2024, 14:35 -
Sekuestrohet prona e 'baronit të drogës' në lagunën e Patokut! Ndërtesa pa leje e Gëzim Çelës çon pas hekurave zyrtarët e IMT-së
Një hetim 6-mujor në Prokurorinë e Lezhës çoi në arrestimin e drejtuesve në Inspektoriatin e Territorit në Lezhë, ndërkohë që është vendosur nën sekuestro një tjetër ndërtesë pa lejë, e ndërtuar nga baroni i drogës Gëzim Çela
30 Prill 2024, 11:09 -
Kurbin/ Gërryenin lumin Mat, arrestohen 2 punëtorët, në kërkim administratori! Bllokohen mjetet e rënda të kompanisë
Dy punonjës të një kompanie që merrej me përpunimin inertesh janë vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi u kapën në flagrancë teksa gërryenin shtratin e lumit Mat pa autorizimin përkatës.
2 Mars 2024, 15:46 -
Ura e vjetër mbi lumin Mat rrezikon shembjen! ARRSH injoron kërkesën e prefekturës
Ura e vjeter e Matit që u shërben qindra banorëve në fshatrat e Lezhës dhe Milotit rrezikon të shembet për shkak të shfrytëzimit të inerteve në lum. Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e Prefekturës së Lezhës për rikonstruksionin e urës
2 Shkurt 2024, 15:32 -
-
Gërryenin me eskavatorë shtratin e lumit 'Mat', një person i arrestuar dhe një nën hetim në Kurbin! Shpallen në kërkim 2 të tjerë
Dy raste të gërryerjes me mjete të rënda të shtratit të lumin Mat janë goditur ditën e sotme. Për pasojë janë sekuestruar tre eskavatorë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
12 Nëntor 2023, 13:59 -
Kurbin/Gërryente me mjete të rënda shtratin e lumit Mat, në pranga 34-vjeçari! Në kërkim pronari i gurores
Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, teksa po gërryente me mjete të rënda shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, ndërsa pronari i tij është shpallur në kërkim.
10 Qershor 2023, 12:16 -
-
VIDEO/ Bregu i lumit Mat i kthyer prej kohësh fushë plehrash, pas denoncimit të Report Tv iu vihet flaka gjatë natës! Dyshohet se hidhen nga burgu i Shënkollit
Skandali me mbetjet në brigjet e lumit Mat në afërsi të burgut të Shënkollit në Lezhë vijon. Mbeturinave ju është vënë flaka gjatë natës ndërsa autoritetet që zbarkuan dje në terren nuk kanë arritur të zbulojnë personat që hedhin në këtë vend përfshirë edhe ata spitalore.
29 Maj 2023, 12:26 -
-
-
Zbulohet spiranca e rrallë antike në lumin Mat me lartësi 1.2 m, i përket shekulli V-VI! Specialisti: Po humbin objektet arkeologjike, çohen për skrap
Një spirancë e rrallë e një anijeje antike, që daton rreth 1400 vjet përpara është gjetur në thellësitë e ujërave të lumit Mat, në Skuraj të Kurbinit. Me lartësi 1.2 metër dhe një zinxhir prej 6.4 metër, Spiranca është pikasur nga një banor i zonës dhe i përket shek V-VI-të
25 Tetor 2022, 16:08
