-
Drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në Itali, Adi Çoba u prangos te dera e shtëpisë në Durrës! BKH s’e njoftoi policinë, e survjeoi 3 ditë
Pas 13 muajsh në arrati u prangos në hyrje të banesës së tij Adi Çoba, i njohur si organizator dhe drejtues i një grupi kriminal të trafikut të drogës, i goditur nga operacioni “URA”. Burime nga SPAK konfirmuan se kishin 3 ditë që e survejonin Çobën, ndërsa theksuan se ia kishin kërkuar edhe me herët policisë arrestimin, duke qenë se e dinin vendndodhjen e tij gjatë gjithë kohës.
2 Korrik, 09:30 -
-
FOTO/ Shpërthimi i malit Etna, pamjet spektakolare të ‘lumit’ të zjarrtë të lavës
Rrjedha e gjatë e lavës që del nga një çarje lart në mal, ndërsa një burrë ecën pranë shkëmbit të shkrirë, duke theksuar përmasat e shpërthimit përballë peizazhit të gjerë vullkanik. Shpërthimi nisi në një çarje rreth 3,000 metra mbi nivelin e detit.
1 Korrik, 14:48 -
-
Europa në ‘përvëlim’, temperatura të larta mbi 40℃ nga Italia deri në Ukrainë
Vala e të nxehtit ka kaluar në pjesë lindore të Europës me Ballkanin dhe shtete të tjera deri në Ukrainë që po vuajnë temperatura esktreme. Ekspertët parashikojnë se temperaturat do të ulen pas të mërkurës por një valë e ngjashme si kjo që ka përfshirë evropën prej 20 qershorit, do të rikthehet prej 5 korrikut.
30 Qershor, 15:16 -
-
Grabitet një nga vilat e Andrea Bocellit në Itali, hajdutët marrin bizhuteri, ora luksi dhe para me vlerë 500 mijë euro
Nuk është hera e parë që një pronë e familjes Bocelli bie në shënjestër të hajdutëve. Në vitin 2018 një tjetër tentativë grabitjeje në vilën buzë detit u pengua nga rojet private të sigurisë, ndërsa në vitin 2022 një tjetër pronë e tenorit në të njëjtën zonë u vu sërish në shënjestër, edhe pse ishte e pabanuar.
29 Qershor, 12:25 -
Iu gjet 1 kilogram kokainë e fshehur në ndarjen sekrete në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Bergamo
Një patrullë e policisë së Padovës konstatoi mjetin e 33-vjeçarit duke lëvizur me shpejtësi të madhe pranë zonës Limenella dhe e ndaloi për kontroll. Mediat italiane shkruajnë se ai dukej se e kishte me nxitim, por nuk dha shpjegime.
29 Qershor, 11:15 -
-
U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane, kërkimet vazhdojnë pa rezultat
Çifti kishte marrë me qira një varkë të vogël dhe po lundronte në liqen. Cavallari u hodh në ujë për t’u freskuar. Kur doli në sipërfaqe, ai arriti vetëm të thoshte se nuk ndihej mirë, por nuk mundi të hipte më në varkë
28 Qershor, 14:53 -
-
Temperatura tropikale në Europë, qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius, e diela parashikon stuhi
Gjermania shënoi një rekord të ri historik për të dytën ditë radhazi, pasi temperaturat arritën 41.5°C, sipas të dhënave paraprake. Të shtunën, rekorde u thyen gjithashtu në Danimarkë dhe Republikën Çeke. Nxehtësia parashikohet të fillojë të zbehet gjatë fundjavës, me stuhi të forta që priten të dielën.
28 Qershor, 08:03 -
Kreshnik Spahiu: Eurodeputetja Ilaria dhe Ikbalja të protestojnë për gratë në Teheran, jo për zogjtë në Tiranë
U bëj thirrje gazetarëve ta pyesin deputeten italiane: pse nuk u bashkohet protestave në ishullin e Sardenjës kundër resorteve që, sipas aktivistëve, po dëmtojnë mjedisin dhe natyrën? Pse nuk mbështet popullin e saj italian? Pse vjen të protestojë në Shqipëri dhe jo në Itali?
27 Qershor, 09:14 -
Oficeri në Milano humbi jetën pas aksionit të ndjekjes së tij, 26-vjeçari shqiptar lihet në 'arrest shtëpie': S’ndalova sepse kisha drogë me vete
Avokati tha se i riu shqiptar, Genti Berisha, kishte deklaruar se nuk e kishte vënë re kur efektivi i Policisë ishte rrëzuar nga motoçikleta, çka solli edhe vdekjen e tij. Po ashtu, Berisha kishte deklaruar se nuk i ishte bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar, pasi kishte pasur drogë në makinë.
26 Qershor, 18:39 -
Sulmi kibernetik ndaj kompanisë shtetërore të trenave në Itali, vidhen të dhënat e pasagjerëve, kompania: Bëni kujdes ndaj mesazhe mashtruese
Trenitalia, kompania me të cilën udhëtojnë çdo ditë miliona persona në Itali, njofton se janë komprometuar të dhënat personale të një pjese të klientëve, por jo kartat bankare.
26 Qershor, 18:07 -
-
Ja si humbi jetën polici italian në ndjekje të 25-vjeçarit shqiptar në Milano, zbardhet arratisja me shpejtësi 180 km/orë e Genti Berishës: Nuk e përplasa motorin e tij
Në qendër të hetimeve ndodhet shqiptari Genti Berisha, i cili është arrestuar me akuzat për arratisje të rrezikshme dhe vrasje rrugore. Ai vazhdon të mohojë se ka pasur kontakt me motoçikletën e policit.
25 Qershor, 12:26 -
Europa 'digjet' nga i nxehti ekstrem, në Francë fëmija 3 vjeç gjendet i vdekur në makinë, 212 viktima të tjera në Spanjë! OKB: Ky është çmimi i ndotjes nga lëndët fosile
Temperaturat e larta nuk po thyejnë vetëm rekordet, por po marrin edhe jetë. Spanja numëron 212 viktima të lidhura me valën e të nxehtit, Franca ka regjistruar natën më të nxehtë që prej vitit 1947, ndërsa në Itali alarmi i kuq po zgjerohet dita ditës.
25 Qershor, 11:52 -
'Vdiq para syve tanë dhe askush nuk e ndihmoi', familja e Gjergji Lalës denoncon spitalin në Romë, Prokuroria italiane heton vdekjen e aktorit shqiptar
Familjarët e aktorit 78-vjeçarit kanë kallëzuar spitalin, duke pretenduar se ai vdiq pa marrë ndihmën e nevojshme. Hetimi është regjistruar për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia.
24 Qershor, 19:14 -
13 mijë euro metri katror për një vilë në Tavolara Bay, kush janë miliarderët pas projektit luksoz në Sardenja dhe çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti
Një vilë në Tavolara Bay mund të kushtojë deri në 13 mijë euro për metër katror, ndërsa projekti parashikon ndërtimin e një resorti luksoz me hotel me pesë yje, 26 vila dhe fushë golfi në një nga zonat më të bukura të Sardenjës.
24 Qershor, 17:41