-
Pjesë e grupit që do trafikonte 2.5 ton drogë nga Shqipëria në Gjermani me kamionin e drunjve, ekstradohet 38-vjeçari
Ekstradohet nga Franca, 38-vjeçari Juri Bedinaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në organizatat kriminale".
13 Tetor 2019, 13:44 -
Tre vajza tentohen të trafikohen për prostitucion, si u zbulua dje rasti i fundit, e reja: Do të ikja për turizëm
Mbrëmjen e së shtunës policia e Rinasit parandaloi një rast të trafikimit të një të reje nga Fieri drejt Italisë, me qëllim prostitucioni, duke arrestuar vetëm shoqëruesin e saj e shpalljen në kërkim të 3 pritësve në shtetin Italian. Por dëshmia kontradiktore e 30 vjeçares ngriti dyshimet e policisë. Fillimisht vajza kishte pohuar se do të shkonte në Itali për turizëm, e ndërsa në intervistën e dytë deklaroi se do të shkonte tek familjarët.
7 Tetor 2019, 15:07 -
Rinas/ Do trafikonin për prostitucion në Itali 30-vjeçaren! Tutori ia mbath vrapit sapo e kuptoi që u zbulua, por arrestohet
Një tentativë për shfrytëzim prostitucioni të një 30-vjeçareje është parandaluar nga policia në aeroportin e Rinasit. Gjithçka është zbuluar nga deklaratat e dyshimta që 30-vjeçarja ka dhënë për policinë kufitare, ku ka qenë kontradiktore në ato që ka thënë lidhur me qëllimet e saj për udhëtimin në Itali. Në pranga ka rënë personi që e shoqëronte atë në aeroportin e Rinasit, E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë.
6 Tetor 2019, 10:53 -
'Migjeni' nis fluturimet në tre destianacione italiane, Balluku nga Rinasi: Air Albania me çmime 'Low Cost'
Air Albania ka nisur sot fluturimet drejt Italisë. Avioni i dytë i flotës shqiptare ajrore “Migjeni” ka udhëtuar sot në tre destinacione italiane, në Romë, Milano dhe Bolonjë. Kompania shqiptare e krijuar në partneritet me Turkish Airlines, ofron edhe çmime të konkurrueshme për udhëtarët.
30 Shtator 2019, 17:33 -
-
Letra skandaloze për TIA-n/ Kompania e gruas së Gjin Gjonit: Ne e marrim licencën për duty free shpejt, të tjerëve u duhen 6 muaj
Lufta për Duty Free në Rinas, zbulohet letrat që administratori i kompanisë së Elona Çaushit i ka dërguar TIA-s pas humbjes së tenderit që konfirmohet influencat e saj mbi strukturat shtetërore.
29 Shtator 2019, 07:28 -
-
Pushteti i gjyqtarit të Apelit/ Ja si gruaja e Gjin Gjonit mori nga shteti për 24 orë licencën për të vijuar ‘pushtimin’ e Rinasit
Në kulmin e pushimeve verore Dogana e ministria janë vënë në lëvizje në urgjencë, duke hapur rrugë në kohë rekord bashkëshortes së Gjin Gjonit, për të vijuar ‘pushtimin’ e ambienteve Duty free në Aeroportin e Rinasit, kundër vullnetit të koncesionarit, i cili ka një kontratë me shtetin shqiptar. Por ajo mori licencën për Duty Free duke mos informuar autoritete që kishte humbur tenderin .
26 Shtator 2019, 07:24 -
Makina me targa gjermane e parkuar prej një jave në Rinas ngjall panik, FNSH rrethon zonën (VIDEO)
Një automjet me targa gjermane i parkuar në zonën e parkingut publik në Aeroportin e Rinasit ka ngjallur dyshimet e forcave të rendit. Menjëherë është bërë rrethimi i zonës nga FNSH të cilët kanë bërë një kontroll të imtësishëm brenda saj.
25 Shtator 2019, 17:36 -
-
Manovra me drejtësinë/ Gruaja e Gjin Gjonit mban ‘peng’ aeroportin me vendim gjyqi pasi humbi tenderin për ‘Duty Free’
Dy vendime brenda javës, gjyqtarja pa Veting që i dha Elona Çaushit kontrollin mbi dyqanet ‘Duty Free’ në Rinas edhe për 5 vite pasi kishte humbur tenderin, si u ‘dogj’ gjyqi me Arjan Aliajn, paradokset e vendimit dhe mesazhi i drejtësisë që po shembet për investitorët e huaj
19 Shtator 2019, 18:59 -
-
-
-
-
-
-
-
-
Franca u refuzon azilin 29 shqiptarëve, mes tyre edhe familja me 5 anëtarë
Riatdhesohen nga Franca 29 shqiptarë të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe deportohen nga vendet e BE-së për shkelje të tjera, edhe 17 shqiptarë të tjerë.
17 Korrik 2019, 13:45
