-
-
Kolegji rrëzon 5-0 dekretin e Presidentit Meta! Më 30 qershor do të ketë zgjedhje
Më 30 qershor do të ketë zgjedhje, është ky vendimi i 5 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor lexuar nga relatori Tomorr Skreli. Me vota unanime të 5 anëtarëve të trupës gjykuese, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit të Partisë Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit. Fakti që Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Beqirit, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe për pasojë më 30 qershor do të ketë zgjedhje.
23 Qershor 2019, 07:11 -
Anulimi i 30 qershorit/ Meta i përgjigjet Kuvendit: Keni ngritur një proces të rremë, të orientuar politikisht/ LETRA
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja lidhur me dekretin e nxjerrë prej tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta thotë se dekreti i tij është botuar në fletoren zyrtare dhe është i detyruar për të gjithë, përfshirë këtu edhe Kuvendin.
22 Qershor 2019, 16:25 -
Mero Baze: Në vend të mandateve, Presidenti duhet të numërojë ditët!
Sa herë që diçka nuk funksiononte, sa herë tejkalonte kompetencat e veta dhe bllokonte emërime ministrash, përfshi dhe krizën me zgjedhjet e fundit, dërgonte kasnecë tek Edi Rama, të cilët të “alarmuar”, përcillnin lajmin se Ilir Meta mund të dorëhiqet e të bëhet krizë.
22 Qershor 2019, 15:30 -
Braçe: Mos harroni 30 qershorin. Mirupafshim e jetë të lumtur Saliut, Lulit e Monës
Nga Divjaka zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka thënë se 30 qershori do rtë jetë dita ku partia Socialiste do t’i japë fund 30 viteve që kanë përvëluar tre breza dhe atyre që ju ka shkuar në mendje se mund të djegin edhe një brez tjetër.
22 Qershor 2019, 14:50 -
Meta kërkon si erdhi në Kuvend opozita e re, deputeti i PS: I ka hyrë frika në palcë
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka deklaruar se presidenti Ilir Meta është i frikësur nga zhvillimet e fundit politike, për këtë arsye ka kërkuar nga KQZ informacione për numrin e deputetëve apo për mënyrën se si ka ardhur opozita e re në Parlament.
22 Qershor 2019, 12:55 -
Meta letër të dytë KQZ-së: Më tregoni praktikën që ndoqët për zëvendësimin e deputetëve
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër të dytë KQZ-së ku i kërkon informacion mbi praktikën që është ndjekur për zëvendësimin e deputetëve të PD-së dhe LSI-së, që u larguan nga Kuvendi duke djegur mandatet.
21 Qershor 2019, 14:11 -
'Uluni në dialog'/ Rama-Metës: Nuk negociojmë demokracinë, po luani me zjarrin (VIDEO)
Pavarësisht anulimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, palët janë ende në ekstreme të kundërta, me opozitën që sonte do të zhvillojë protestën e radhës, të nëntën kombëtare dhe shumicën që shprehet e vendosur për zhvillimin e procesit të 30 Qershorit.
21 Qershor 2019, 13:35 -
Balla: Lulin e futi Saliu kollovar, ka të drejtë Topalli, pas 30 qershorit, ikën Basha, rilind edhe PD-ja
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në një takim me banorët e Paprit, duke iu referuar përplasjeve në KZAZ, tha se forca e ligjit do të veprojë dhe askush s’do të mund të ndalë popullin të shkojë të votojë.
21 Qershor 2019, 11:40 -
Rama: Meta kompleks, ka bërë gjëra të mira, por tani nxiti dhunën, bëri gabim fatal
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.6 paraditen e sotme tha se Presidenti Ilir Meta është një personazh kompleks. Rama u shpreh se Meta ka bërë gjëra të mira, por me vendimet e fundit ka gabuar.
21 Qershor 2019, 11:14 -
Ndoka sulmon ambasadorin e OSBE-së: A s'të vjen turp që s'njeh Metën? Thuaj KQZ-së të ndërpresë 30 Qershorin
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ka bërë thirrje ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt, që të reflektojë dhe të mos mbështesë lëvizjen, sipas tij antikushtetuese të kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar zgjedhje në 30 Qershor.
21 Qershor 2019, 10:54 -
Yzeiri: Asnjë frikë, le të 'përplasemi'!
Ngjarjet e fundit në vendin tonë na kanë nxjerrë para botës ashtu siç edhe jemi në të vërtetë. Për fat të keq, po shfaqemi si një vend i prapambetur, si një bashkësi njerëzish që nuk kanë respekt për atdheun e tyre dhe si një grumbull kaotik që përdhosin institucionet.
21 Qershor 2019, 10:39 -
Kreu i KQZ-së kundër zgjedhjeve, por voton pro vëzhgimit të procesit nga OSBE në 30 Qershor
Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucion që nuk i është bindur dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve duke vijuar përgatitjet normalisht.
21 Qershor 2019, 10:18 -
-
Rama ikën! Protestuesit s'i binden Ademit dhe Nokës, sulmojnë me gurë policinë
Ndonëse kryeministri Edi Rama e mbylli takimin e tij elektoral në Shkodër, përplasjet mes qytetarëve dhe policisë kanë vijuar. Protestuesit kanë qëlluar me gurë uniformat blu, duke mos iu bindur thirrjeve të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe ish-deputetit të PD-së, Flamur Nokës.
20 Qershor 2019, 20:51 -
Rama mbyll takimin/ PD vijon protestën: Ka bërë vetëm një burg në Malësinë e Madhe
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin elektoral në Shkodër ku prezantoi Valdin Pjetrin i cili kandidon i vetëm për Bashkinë e Shkodrës, militantët e PD vijojnë protestën në anën tjetër të pedonales. Ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama se nuk ka bërë asgjë për këtë qyte
20 Qershor 2019, 20:48 -
-
-
Rama respekton në heshtje thirrjen e ezanit: Po qeshja se m'u kujtua Luli që kërkoi një minutë heshtje
Kryeministri Edi Rama ka respektuar në heshtje momentin e thirrjes së ezanit, duke ndërprerë krejt papritur fjalimin e tij dhe duke zënë vend pranë mbështetësve të tij.Direkt pas nisjes së fjalimit Rama thumboi liderin demokrat " Po qeshja me Valdrinin se m'u kujtua ajo e Lulit që tha një minutë heshtje se po këndon Hoxha", tha
20 Qershor 2019, 20:35 -
Momenti kur kryeministri Rama mbërrin në Shkodër (VIDEO)
Teksa në anën tjetër të pedonales protestohej nga militantë të udhëhequr nga kryebashkiakja në ikje Voltana Ademi dhe ish-deputeti Flamur Noka, në pedonalen "Kolë Idromeno" ka mbërritur kryeministri Edi Rama i pritur nga kandidati për kryetar të bashkisë Valdrin Pjetri, Senida Mesi ish-zv/kryeministre dhe mbështetës. Ai ka shku
20 Qershor 2019, 20:22
