-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
Shqiptari udhëtonte me shpejtësi, duke ngritur dyshime te efektivët e Policisë Rrugore. Droga ishte e fshehur në një ndarje mes bagazhit dhe sediljes së pasme, e ndarë në 10 pako dhe që kapte vlerën deri në 1 mln euro në treg nëse shitej me pakicë.
25 Janar, 22:38 -
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
Në vitin 2022 policia e kishte dëbuar nga vendi, por shqiptari u kthye fshehurazi pas ndërrimit të gjeneraliteteve në vendin tonë. Kapet në rrugët e Ternit, kishte në përdorim një makinë me qira. I skeduar për krime të shumta, Gjykata vendos të hetohet në gjendje të lirë
24 Janar, 17:51 -
Kukës/ Qarkullonte me kokainë dhe hashash në makinë, ‘Shqiponja’ prangos 24-vjeçarin
Antidroga dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë me dije se kanë ndaluar në hyrje të qytetit, automjetin tip “BMW”, me drejtues të riun I. N., bazuar edhe në informacionet e mbledhura në rrugë operative
24 Janar, 17:18 -
Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë me aksident pas ndjekjes në rrugë! Kapet në arrati, i nxori makinën nga rruga, vajza plagoset
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Thebaid, kur shqiptari pasi iu vu pas, goditi me makinën e tij atë të ish të dashurës, duke e nxjerrë atë nga rruga. Pas ngjarjes, autori është larguar me vrap pa i dhënë ndihmë gruas, e cila u plagos dhe dërgua në spitalin e Castellanetës. Një ditë më parë e dhunoi dhe kërcënoi
24 Janar, 15:45 -
Itali/ Po trafikonte mbi 3 kg kokainë me ‘Mercedes Class’ në autostradë, arrestohet korrieri shqiptar! Vlera e drogës së 26-vjeçarit 300 mijë euro
Patrullat në Bolonja pikasën shqiptarin teksa qarkullonte me mjetin e tij luksoz, ndërsa poshtë sediljes kishte fshehur katër pakot me kokainë. Hetime për rrjetin e trafikut dhe bashkëpunëtorët
23 Janar, 16:09 -
Itali/ Makinë me qira dhe Google Maps për të trafikuar kokainën, në pranga shqiptari 24-vjeçar
U përpoq të fshihte telefonin ku kishte aplikacionin me lokacionin e vendndodhjes. Nga kontrolli fizik i tij dhe mjetit, u gjetën 70 gramë kokainë e ndarë në 63 doza, të fshehura në xhaketë. Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1200 euro cash
22 Janar, 15:38 -
Itali/ Nuk ‘kapërdiu’ dot ndarjen, 20-vjeçari shqiptar dhunon ish të fejuarën! Inatin ia nxjerr edhe karabinierëve, i godet me grushte e shkelma, gjykata e liron
Gjithçka nisi kur vajza e re shkoi në shtëpinë e ish-partnerit të saj në Lucca, për të kthyer disa sende pas përfundimit të lidhjes së tyre. Edhe Patrullat e Policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje, duke iu përgjigjur thirrjes për ndihmë, u përballën me zemërimin e shqiptarit, i cili i goditi me shkelma dhe grushte
20 Janar, 19:03 -
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
Shitësit e drogës gjejnë strategji nga më të ndryshmet për të mos u diktuar. 20-vjeçari dënohet me një vit burg me proces të shpejtë, që iu kthye me kusht. Karabinierët provuan zilen e biçikletës, por ajo nuk binte dhe brenda gjetën 6 doza kokaine
17 Janar, 19:41 -
Berat/ Shfrytëzonte për prostitucion 36-vjeçaren, arrestohet tutori me precedentë! Në pranga edhe vetë e reja nga Memaliaj
Finalizohet operacioni policor i koduar "Precedenti", 32-vjeçari ishte dënuar më parë për shfrytëzimin e të njëjtës gruaje në Shqipëri dhe Greqi. Pas përgjimeve u zbulua se e shfrytëzonte përsëri në Berat dhe Lushnjë 36-vjeçaren nga Memaliaj
17 Janar, 13:14 -
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen ‘Bustecche’ të Vareses, pasi hetuesit morën sinjalizime për të dyshuarin që qarkullonte me makinë. Kur pikasi se po gjurmohej, shqiptari shtypi pedalin e gazit. Oficeri përfundon me fraktura të shumta në spital
16 Janar, 16:23 -
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
Vala e plaçkitjeve në lagjet e kodrës së Torinos ka sjellë edhe protestën e banorëve para Bashkisë. Karabinierët kapin në ndjekje një prej të dyshuarve, por të tjerët humbën gjurmët nëpër shkurre. Sekuestrohen pajisje dhe sende me vlerë të vjedhura
16 Janar, 16:09 -
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
Në çdo cep të dhomës gjenden drogë dhe euro cash! I riu po qarkullonte me mjet dhe u shfaq nervoz te efektivët. 120 gramë kokainë dhe 8 mijë euro të fshehura gjithandej, si dhe peshore precize. Thotë se paratë i duheshin për të blerë makinë
16 Janar, 14:03 -
Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari dhe dy miqtë e tij nga Bellizona! Furnizonin klientët VIP
Grupi i dedikuar për të shitur lëndë narkotike kokainë dhe marijuanë për klientët e përzgjedhur në të dy krahët e kufirit. Shqiptari 41-vjeçar jetonte në banesën e një prej zviceranëve
13 Janar, 16:59 -
-
Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku
Ngjarja kishte ndodhur më 2 Korrik 2024 në Rimini, kur patrullat ndoqën një “Mercedes Class A” nëpër rrugë dhe bllokuan dy të rinjtë. Gjatë kontrollit s’u gjet asgjë e dyshimtë, por një kalimtare i pa teksa hodhën qesen me drogë nga xhami i mjetit
12 Janar, 16:30 -
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
Hyrje-daljet e shpeshta në kufi bënë që agjentët ta gjurmonin në Cesena, ku kryente qëndrime të shkurtra dhe jetonte hoteleve. Pas ndërhyrjes në dhomë, u zbuluan 200 gramë kokainë dhe rreth 500 euro cash
10 Janar, 21:31 -
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
Karabinierët e Riminit pikasën lëvizjet e dyshimta të 30-vjeçarit me makinë, teksa i shiti dozën e drogës një 50-vjeçari italian me 50 euro. Gjatë kontrollit në mjet, trup dhe banesë, u gjetën sasi lënde narkotike, 2700 euro cash dhe peshore precize
10 Janar, 21:12 -
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
Policia e Lubjanës ndaloi më 5 janar një person që kishte kryer një tjetër krim dhe nga verifikimet paraprake rezultoi se ishte një shqiptar, figurë e njohur e krimit në Itali dhe i kërkuar për vrasjen e 27 tetorit 2024 në Varese. Por sllovenët kërkojnë dhe rezultatin e analizave, për të konfirmuar nëse është i njëjti person
10 Janar, 20:49 -
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
Sinjalizimet çuan karabinierët e Pordenones në kontrollin e mjetit, ku u gjetën 10 gramë kokainë dhe 2 mijë euro cash. Inspektimi në shtëpinë e tij solli dhe zbulimin befasues. Mbesa e shqiptarit hodhi në koshin e tualetit pelenat e bebeve, ku brenda gjendeshin 19850 euro të tjera
8 Janar, 22:40