-
Durrës/ I mori 3000 euro një vajze dhe e mashtroi se do t’i siguronte vizë angleze, arrestohet 34-vjeçari nga Tirana! I sekuestrohen paratë, makina e celulari (EMRI+VIDEO)
Denoncimi ishte bërë nga një qytetare, e cila i tha bluve se autori i kishte marrë 3 mijë euro me premtimin e vizës dhe e kishte mashtruar. Ngjarja në muajin shtator, 25-vjeçarja e denoncoi katër ditë më parë
25 Tetor 2024, 11:09 -
Tiranë/ Shpërndante video me përmbajtje pornografike me të mitur, në pranga 28-vjeçari! I hidhte në rrjetet sociale, fëmijët të moshës 9-10 vjeç
I dyshuari është vendosur në pranga nga Krimi Kibernetik, menjëherë pasi u diktua shkelja dhe abuzimi në fjalë. Gjenden 2 prej videove, ku në një rast janë dy fëmijë në raport intim dhe në tjetrin një i rritur me një të mitur. hetime dhe për persona të tjerë të përfshirë
24 Tetor 2024, 12:09 -
Lushnjë/ Gjurmonin dhe vidhnin pensionistët afër degëve postare, 'Shpërqendrimi' prangos 57-vjeçarin, në kërkim shoku! Zbardhet skema (EMRAT)
Të dyshuarit krijonin situata fiktive në rrugët në afërsi të degëve postare, për t’iu afruar pensionistëve dhe për t’iu vjedhur paratë e pensionit. Sulmet e denoncuara janë kryer gjatë vitit 2024, në Fier, Lushnjë dhe Kavajë
18 Tetor 2024, 13:59 -
Itali/ Po trafikonte 14 kg kokainë me makinë, arrestohet shqiptari në autostradën e Parmës! Vlente 1 mln euro, e fshehur në bagazhin e dyfishtë
Automjeti me të cilin transportohej kokaina është kapur nga policia në autostradën A1, pranë Fidenzës, gjatë një patrulle të zakonshme autostrade dhe këqyrje të thelluar duke nisur nga shasia e mjetit
18 Tetor 2024, 08:54 -
Itali/ Shpejtësia skëterrë dhe nervozizmi e tradhtojnë, 30-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar 4 kg kokainë me ‘Audi’
Policia Rrugore ndaloi për një kontroll në Lucca një “Audi” me targa italiane dhe me një person të huaj në bord, që udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe të rrezikshme. Pas kontrolleve në automjet, efektivët zbuluan një qese plastike me tre blloqe me lëndë të dyshuar narkotike, e cila më pas rezultoi se ishte kokainë
16 Tetor 2024, 15:14 -
Itali/ E kishte fshehur në tavanin e rremë të dollapit, 45-vjeçari shqiptar kapet me 7 kg kokainë të pastër! Dyshohet si anëtar i një organizate narkotrafiku
Operacioni u krye në Torino, fillimisht 45-vjeçari u kap me 340 gramë drogë sapo doli nga banesa. Pjesa tjetër, në 6 blloqe dhe një qese, u gjetën në vendin e fshehtë, në dhomën e gjumit
16 Tetor 2024, 11:31 -
Sarandë/ ‘Storm 26’ godet grupin e hajdutëve të bizneseve dhe banesave, në pranga 25-vjeçari! I gjenden thikë dhe sëpatë, hetime për të tjerët (EMRI+VIDEO)
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar. Sekuestrohen një thikë dhe një sëpatë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik. Aksioni është kryer nga policia vendore e Vlorës dhe Sarandës në bashkëpunim, i koduar “Storm 26”.
16 Tetor 2024, 09:29 -
Fier/ Dhunimi i bashkëshortëve të moshuar, nusja: Nuk e di ç’e gjeti me pleqtë, s’kishin konflikte! Fqinja: Plakun e pashë të shtrirë
Një ditë pas dhunimit barbar të çiftit të moshuar Rustemi në fshatin Povelçë, në dyqanin e tyre dhe pas arrestimit të agresorit të dyshuar, Ilir (Ledjan) Nukaj, flasin të tronditur familjarë dhe banorë. Dyqani ende i mbyllur, 80-vjeçari në intubim në spital. Nusja: Na thanë për aksident në fillim, ishim në punë. Nuk kishin konflikte me të, thanë se ai ishte i dehur
14 Tetor 2024, 11:24 -
Itali/ I dënuar me rreth 6 vite burg dhe 1800 euro gjobë, kapet i fshehur shqiptari i kërkuar që nga viti 2020
Prokuroria kishte lëshuar një urdhër-arresti prej vitit 2020, kurse Gjykata e Pizës e kishte dënuar me 5 vjet e 8 muaj izolim. Shqiptari u gjurmua në vendbanimin e tij aktual në Casalbuono dhe u dërgua në burgun e Fuornit, për të vuajtur dënimin
13 Tetor 2024, 20:46 -
SKEDA/ Kush është Ilir (Ledjan) Nukaj, nga plagosja e pronarit të lokalit që e kapi duke vjedhur, tek hetimi nga OFL për pasurinë
OFL-ja gjatë një operacioniI dyshuari për dhunimin e çiftit të bashkëshortëve të moshuar në fshatin Povelçë të Fierit pasditen e djeshme (12 tetor), nuk është em&am
13 Tetor 2024, 17:26 -
E rëndë në Fier, 47-vjeçari i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhunon barbarisht bashkëshortët e moshuar! 80-vjeçari në gjendje të rëndë, arrestohet autori (EMRI)
Ngjarja ndodhi bë fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit të dëmtuar më rëndë, Namik Rustemi. Pronari refuzoi t'i jepte birra sepse ishte problematik, por autori Ilir (Ledjan) Nukaj, fillimisht ka goditur atë me grushte në pjesën e kokës dhe më pas bashkëshorten e tij, A. Rustemi, 77 vjeçe. I moshuari në intubim, vijojnë hetimet
13 Tetor 2024, 16:39 -
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
Efektivët e Siderno hasën të riun me çantë shpine në rrugë dhe e ndoqën, tentoi të arratisej. Verifikimi i gjurmëve zbuloi se ishte me kartelë të kuqe, Gjykata shqiptarë kishte dhënë masë sigurie me burg. Izolohet në qeli, në pritje të procedurave për ekstradim
11 Tetor 2024, 22:30 -
Itali/ Shqiptari me precedentë penalë kapet duke shitur drogë në rrugë! I gjenden rreth 200 gramë kokainë dhe 1500 euro cash
Karabinierët e stacionit Perugia-Fortebraccio arrestuan 35-vjeçarin, i njohur tashmë për policinë për precedentët penalë të mëparshëm, për ndalim për trafikim të lëndëve narkotike
11 Tetor 2024, 16:01 -
Plagosi me armë djalin 18-vjeçar të partneres, Gjykata e Milanos lë në burg 45-vjeçarin shqiptar! Fëmijët po mbronin mamanë nga dhuna
Ngjarja mes 5 dhe 6 Tetorit në Novate Milanese. Minako M., fillimisht goditi me shpullë djalin 15-vjeçar të së dashurës, por më tej situata denigroi kur erdhi dhe djali tjetër 18-vjeçar me shokët. Autori përdori pistoletën e vjedhur më 2013 në Sassuolo. E goditi me plumb në qafë
10 Tetor 2024, 18:19 -
'Skifteri’ shqiptar u vidhte italianëve kartat bankare ATM dhe bënte blerje ‘inteligjente’! Arrestohet 30-vjeçari me precedentë, akuzë për mashtrim kompjuterik
I dyshuari ndiqte një strategji blerjeje me profile të ulëta në dyqane të vogla, ku nuk kërkohej kodi PIN. Verifikimi nga kamerat e sigurisë zbuloi autorin 30-vjeçar. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën edhe shumë dokumente identifikimi që i përkisnin personave të tjerë dhe karta bankare
9 Tetor 2024, 22:56 -
-
U arratis nga burgu në Itali më 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar me 7 emra! Po udhëtonte nga Spanja
Shqiptari u kap sot në aeroportin e Fiumicino. Skeda e tij e mbushur me shumë vepra penale dhe dënime. Po zbriste nga avioni i linjës Barcelonë-Romë, kishte identitet tjetër, por nga verifikimi i gjurmëve u zbulua se ishte pikërisht 35-vjeçari i arratisur më 2017 nga Burgu i Alessandrino dhe që u kap më pas në Milano. Gjykata pritet të shprehet për dënimin e vjetër
8 Tetor 2024, 21:55 -
Itali/ Komandanti i policisë kap rastësisht shqiptarin me 36 kg kokainë dhe 70 mijë euro cash! 26-vjeçari ishte nën efektin e drogës, e tradhtoi sjellja
Gjenerali Ettore Bramato, komandanti provincial i Karabinierëve të zonës, pa se shqiptari po bënte lëvizje të çuditshme dhe ishte agresiv. Kur karabinierët u afruan ai nisi të fliste pa kuptim. Në dollap u gjetën valuta në cash, kurse në banesë edhe pakot me 36 kg drogë të pastër. Për shkak të agresivitetit u mjekua në spital, para se të arrestohej. Dyshohet për rrjet të gjerë narkotrafiku
8 Tetor 2024, 17:18 -
Itali/ Shqiptari kapet me 3 kg kokainë të paketuar me “Rolex” dhe 48 mijë euro cash në banesë! Me precedentë penalë në trafikun e drogës, e tradhtuan lëvizjet
Operacioni në zonën e Sabaudia, agjentët vunë re lëvizjet e shpeshta të 33-vjeçarit, i skeduar si kontingjent krimi në Latina. Droga ishte sistemuar në dy vende, çanta me valutë brenda garderobës. Dyshohet si drejtues i një rrjeti lokal të narkotrafikut
6 Tetor 2024, 17:57 -
E rëndë në Milano, 45-vjeçari shqiptar plagos me pistoletë djalin adoleshent të partneres, arrestohet! U grindën në rrugë, 18-vjeçari rëndë në spital
Ngjarja në Novate Milanese. I riu, sipas dinamikës hetimore, ka debatuar me shqiptarin dhe më pas ndodhi krimi. Gjendet një gëzhojë në banesë, policia prangos me 3 akuza 45-vjeçarin. Pistoleta ishte e vjedhur në vitin 2013 në Modena. Adoleshenti ka plumb në qafë, në rrezik serioz për jetën
6 Tetor 2024, 16:30
