-
Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë
Informacionet konfidenciale te karabinierët çuan në gjurmimin e shqiptarit dhe ndjekjen e tij. 10 pako u gjetën në mjet dhe 20 në banesën e tij në Novara, sekuestrohen 5 mijë euro cash, telefona dhe peshore. Vlera e drogës të paktën 3 mln euro
8 Janar, 22:19 -
Itali/ Po festonte Vitin e Ri me familjen, shqiptari arrestohet në hotel! I dënuar me 7,5 vite burg për grabitje, i gjendet drogë në dhomën e gjumit
Më 2019-2020 kishte kryer dhjetëra grabitje banesash në Italinë e Veriut bashkë me bandën e tij të ‘skifterëve’, ishte i vetmi i paarrestuar. Kërkohej prej vitit të kaluar, gjykata e kishte dënuar me 7 vjet dhe 6 muaj burgim
3 Janar, 14:05 -
Itali/ Hiqej si rumun, shqiptari i arratisur kapet duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë! Nervozizmi e tradhtoi
Policia tha se 36-vjeçari po tentonte të rikthehej në Itali me dokumente false, duke udhëtuar me linjën hekurudhore nga Brener, për shkak të bllokimit nga moti i keq. Gjurmët e gishtrinjve konfirmuan identitetin, me shumë precedentë penalë për drogë dhe zhvatje. U dënua vitin e kaluar
20 Dhjetor 2024, 15:55 -
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
Ndjekje e rrezikshme në rrugët e qytetit të Lugo, 3 të dyshuarit për vjedhje në seri braktisën mjetin në varreza dhe hynë arave me të mbjella. 42-vjeçari ngeci në kanal, u përlesh me karabinierët. I zbulohen në makinë sende të vjedhura, materiale për bastisje, valutë dhe gurë të çmuar. Gjermania e kishte dënuar për 17 bastisje
15 Dhjetor 2024, 16:37 -
-
Itali/ Ishte pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet dhe dëbohet nga vendi 30-vjeçari shqiptar
Policia ka nisur prej 11 dhjetorit një operacion për pastrimin e zonës së Maceratës nga shitësit dhe trafikantët e drogës. Shqiptari me inicialet Q.F., ishte një prej të ndaluarve së fundmi. Negocion dënimin me 15 muaj burg në dënim me kusht dhe dëbim të menjëhershëm nga vendi
15 Dhjetor 2024, 15:57 -
-
Asti/ Shqiptari dhe italiani kapen me 20 kg drogë, hodhën 18 mijë euro që të hutonin policët! U gjenden telefon antipërgjim dhe kasafortë me gjurmë gishti
Operacioni në "Piazza Roma" dhe rrethinat e qytetit, të kthyera në sheshe të shitjes së drogës. I pari u kap shqiptari dhe më pas italiani. Sekuestrohet kokainë e cilësisë së lartë dhe marijuanë, njëri hodhi çantën me valutë për të shpëtuar
10 Dhjetor 2024, 20:45 -
Pukë/ Dhunoi fizikisht dhe tentoi të abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren, arrestohet 38-vjeçari me precedentë! (EMRI)
Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me gruan e moshuar. I arrestuari, i proceduar më parë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje
8 Dhjetor 2024, 12:40 -
Dibër/ Kosova e kërkonte për dhunim, arrestohet për ekstradim 25-vjeçari! Gjykata e e Prizrenit kishte dhënë masën 'arest me burg'
Policia vendore konfirmoi arrestimin në Maqellarë të S.R., banues në Prizren, teksa ndaj të riut ka masë sigurie në mungesë “arrest me burg” nga Gjykata kosovare
8 Dhjetor 2024, 11:31 -
Romë/ Ngacmonte seksualisht nxënësen e mitur italiane në autobus, arrestohet 37-vjeçari shqiptar!
Pothuajse çdo ditë, në të njëjtën ndalesë dhe orë, i dyshuari hipte në autobusin e linjës urbane në Casalotti, të mbushur me nxënës dhe studentë. Vajza i tregoi nënës dhe më pas denoncuan. Agjentët civilë e ndoqën dhe kapën shqiptarin në flagrancë teksa po përsëriste aktin
8 Dhjetor 2024, 10:19 -
Pogradec/ I gjenden arsenal armatimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 65-vjeçari! Sekuestrohen kallash, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës (EMRI+VIDEO))
Aksioni pasditen e sotme. I dyshuari Xhevahir Cake u kap në banesë me armë të tipit “Kallashnikov”, ndërsa gjatë kontrollit të mëtejshëm ju gjetën municione të tjera, si fitila tritoli dhe kapsolla detonatore
4 Dhjetor 2024, 19:32 -
Tiranë/ Shpërndarja e drogës në zonën e Kombinatit, në pranga 47-vjeçari, nën hetim adoleshenti që e bleu (VIDEO)
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. 18-vjeçari dyshohet se e bleu nga i arrestuari
4 Dhjetor 2024, 12:35 -
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
Incidenti ka ndodhur në kryeqytet, teksa kryheshin punime nga ARRSH në një aks rrugor. Familjarët penguan vendosjen e shtyllës, pretendonin se toka ishte e tyre. Por autoritetet deklarojnë se ishte zaptuar. H.K., gjatë konfliktit spërkatet me lëndë djegëse, por Policia shmang tragjedinë
28 Nëntor 2024, 15:45 -
Durrës/ Tregtonte paketa cigaresh kontrabandë, arrestohet shitësi 50-vjeçar! Akuzohet për 8 vepra penale
Aksioni është kryer nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar, kurse i prangosuri është L. H., 50 vjeç, banues në qytetin bregdetar, ndaj të cilit janë ngritur 8 akuza. U kap me 3528 paketa cigaresh pa pullë fiskale
28 Nëntor 2024, 15:18 -
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
Prokuroria e Napolit kishte lëshuar urdhër-arresti për Punzo Pasquale prej 25 Nëntorit, për akuzat e rënda të vrasjes së trefishtë dhe deri grupit kriminal. Akuzohet se shkaktoi shpërthimin e 18 Nëntorit në fabrikën e lëndëve plasëse në Ercolano, ku u rrafshua edhe një shtëpi. Shqiptari ishte punëtor në kantier, e kishte ditën e parë të punës
28 Nëntor 2024, 14:23 -
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
Karabinierët gjetën të traumatizuar dhe me shenja dhune 40-vjeçaren, e cila edhe më herët kishte denoncuar të dyshuarin për abuzim fizik. Tentoi arratisjen, shkak kërkesa për ndarje e partneres. Dëshmia: Isha e frikësuar
27 Nëntor 2024, 16:28 -
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
Shqiptari u has me një makinë të madhe në zonën e argjendarive të Firences, refuzoi të ndalonte derisa u aksidentua dhe u largua në këmbë. Agjentët e prangosën dhe rezultoi se kishte thyer urdhrin e Gjykatës, e cila e kishte kaluar shërbim prove për pjesën e mbetur të dënimit për vrasje. I ngrihen dhe akuza të reja
26 Nëntor 2024, 16:11 -
Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci
I dyshuari 40-vjeçar i ka shkuar gruas së tij në qendrën sociale ku ajo është strehuar përkohësisht pas largimit nga banesa, për shkak të dhunës që ushtrohej. Gjykata i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje
25 Nëntor 2024, 18:44 -
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
Takimet e dyshimta tradhtuan shqiptarin, teksa bënte “dy punë” në Imola. Fillimisht iu zbuluan rreth 1 mijë euro dhe 5 gramë kokainë, kurse në banesë u zbulua baza me 1200 euro dhe mbi 250 gramë marijuanë. Një çelës garazhi i çoi karabinierët tek baza ku mbante materialet e vjedhura dhe pajisjet. Droga fshihej në kavanoz embëlsirash
24 Nëntor 2024, 21:24
