-
“Duam shkollë”, nxënësit e Donofrosës prej 5 vitesh mësim në lokal! Bashkia e Dimalit: Ministria e Arsimit nuk financon ndërtimin e godinës së re
Fshati Donofrosë ka më shumë se 5 vjet pa shkollë 9-vjeçare, pasi godina e vjetër u shemb nga tërmeti. 70 nxënës zhvillojnë mësimin në lokalin e fshatit, ndërsa 40 të tjerë ndjekin arsimin privat. Bashkia e Dimalit tha për ‘Report TV’ se Ministria e Arsimit ka refuzuar kërkesën e tyre për të financuar ndërtimin e shkollës së re.
29 Maj 2025, 16:12 -
Qarku i Beratit/ PS merr 5 mandatet! PD rënie me 12%, por ruan 2 deputetët
Zgjedhjet parlamentare të 2025 në qarkun Berat u mbyllën me një fitore të thellë të Partisë Socialiste, e cila jo vetëm ruajti, por edhe konsolidoi dominimin në këtë bastion tradicional të majtë. Numërimi u përmbyll në të gjitha 275 qendrat e votimit. Partia Socialiste e Shqipërisë mori 38,860 vota ose 58.1%,
12 Maj 2025, 00:05 -
Momenti pikant/ Qytetarja ‘gajas’ Berishën: Zegjineja i thërriste Gazit ‘hajde të hamë një çik’, po ç’do hante që e ngrëntë dheu...! (VIDEO)
Një banore e zonës së Dimalit ka lënë detajin pikant të ditës së fushatës së PD-së ditën e sotme, teksa mori fjalën dhe shkaktoi të qeshura te të pranishmit dhe vetë Sali Berisha
2 Maj 2025, 12:32 -
‘Mund të flas për dy ditë pa ndërprerje...!’ Berisha ‘ngec’ dhe para fermerëve, ngatërron shifrat: 1 milionë euro... 130 milionë euro!
Teksa fliste para fermerëve të Dimalit në takimin elektoral, kreu i PD-së ‘ngeci’ përsëri teksa fliste për inceneratorin e Tiranës, të cilin e denonconte para të huajve në Kongresin e PPE-ve.Ai ngatërroi shifrat, duke e korrigjuar menjëherë nga 1 milion euro, në 130 milionë euro
2 Maj 2025, 12:02 -
Berisha takim me fermerët e Dimalit: Do ju kthejmë paratë, Ballkani i Hapur do hidhet në kosh të plehrave që javën e parë! 200 euro pensionet në fshat, s'ka më çmime monopol
Kreu i PD-së zhvilloi sot një takim elektoral me fermerët e zonës së Dimalit, ku ishte i shoqëruar edhe nga deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti. Berisha tha se do dhjetëfishojë buxhetin për subvencionet e fermerëve, ku nga 32 mln euro që është aktualisht do e çojë në 230 mln euro. Lakon edhe historinë e Kristofor Kolombit: S'do ketë më jep pasqyra dhe merr flori nga indianët!
2 Maj 2025, 11:44 -
‘Kishim një LSI ndjesë pastë’, Rama nga Dimali: Ne themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani këta të rinjtë duan zgjedhje të parakohshme
Kryesocialisti Edi Rama, nga Dimali, shënjestroi sërish partitë e reja, teksa tha se janë të ngjashme me LSI-në që vetëm ishte një problem për shqiptarët. Sipas Ramës, partitë e reja që kanë dalë duke thënë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk kan&e
1 Maj 2025, 12:12 -
Rama nga Dimali: 6 mln dollarë për të pastruar tatuazhin në ballë të non gratës! Çdo alternativë tjetër përveç PS, të çon në humnerë! Partitë e reja, si LSI ndjesë pastë
Kryesocialisti Edi Rama tha nga qarku i Beratit se kontrata e lobimit që po bëhet për të hequr njollën e non gratës së Sali Berishës, mund t’i shërbente realizimit të programit të opozitës. Për të, partitë e reja i përngjajnë ish LSI-së, e njohur për pazaret politike me dy forcat e mëdha politike.
1 Maj 2025, 11:30 -
Roskovec, fermerët derdhin arkat me domate e kastraveca: Grumbulluesit fitojnë në kurrizin tonë
Çmimi i ulët i domateve e kastravecave nxori në protestë dhjetëra fermerë të Roskovecit e Dimalit. Ata thanë se grumbulluesit janë bërë bashkë, kanë fiksuar çmimet e produkteve bujqësore. Fermerët i bëjnë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe Autoritetit të Konkurencës të ndalojnë abuzimin në treg.
28 Prill 2025, 16:06 -
-
Skandali i 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë, Resuli: Jo neglizhencë, por akt kriminal! Të hetohet nga SPAK
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në lidhje me skandalin e 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë nga Brazili që u kap në Portin e Durrësit. Në një reagim në Facebook, ai thotë se nuk b&eum
28 Mars 2025, 17:08 -
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili/ AKU pa transparencë, fsheh kompaninë! Burime: ‘Dimal’ theu urdhrin e bllokimit
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili u kap në Portin e Durrësit nga AKU. Kjo është sasi e pretenduar zyrtarisht nga vetë AKU, ndërsa burime bëjnë me dije se kjo shifër mund të jetë më e madhe, deri në 18.3 tonë. Sasia u fut në Shqipëri më 11 mars. AKU zero transparencë, fsheh kompaninë. Report Tv mësoi me burime se është kompania ‘Dimal’. Pse nuk e tregon AKU kompaninë, mbron konsumatorin apo biznesin mashtrues? Kontrolle në 9 subjekte në Vlorë, tërhiqet fileto me salmonelë.
28 Mars 2025, 12:17 -
-
Berat/ Shisnin kokainë në ‘Pub Star’ në Dimal, pranga 4 personave! Mes tyre pronari i lokalit të natës dhe truproja, ja ku u gjet droga! Polici-Prokurori me njoftime të ndara (VIDEO)
Prokuroria lëshoi 4 urdhër-arreste për të dyshuarit, pas informacioneve për aktivitet kriminal. Policia finalizon operacionin e koduar ‘Star’. Policia bën njoftim më vete dhe shprehet se e ka koduar aksionin "Investigations"! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 1 peshore elektronike, 4 aparate celularë, pajisje elektronike, 3 automjete dhe shuma monetare
22 Shkurt 2025, 15:25 -
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
250 familje në fshatin Çiflig të bashkisë Dimal ankohen se uji shkon i ndotur në çezma, pasi depoja ndodhet në zonë naftëmbajtëse. Drejtoresha e Ujësjellësit tha në lidhje direkte për Report TV se brenda 2025-ës do të bëhet investimi i ri për furnizimin e zonës me ujë të pijshëm.
23 Janar 2025, 14:07 -
Ndotje alarmante në fshatrat e Bashkisë Dimal, banorët: Mbetjet urbane nuk pastrohen prej disa muajsh
Në fshatrat e bashkisë së Dimalit, ndotja është alarmante pasi mbetjet urbane dhe ato bujqësore nuk pastrohen prej disa muajsh. Report tv kreu një vëzhgim në Poshnje e Kutalli, ku plehrat gjendet në rrugë e kanale vaditëse, duke rrezikuar shëndetin e banorëve.
18 Janar 2025, 16:18 -
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar! Shoqërohet shoferi (EMRAT)
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, në aksin rrugor Berat-Dimal, në Moravë. Shoferi 25-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, këmbësorë. Për pasojë nëna ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija është në gjendje të mirë. Shoqërohet shoferi.
17 Janar 2025, 19:48 -
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
Mandarinat me normë të lartë pesticidesh janë asgjësuar gjatë ditës së sotme në Divjakë dhe në Berat, ndërkohë AKU ka gjobitur 4 milionë lekë grumbulluesin në Goriçan pasi s’kishte bërë analizat e produktit. Ndërkohë AKU ka sqaruar për Report TV se pesticidi nuk është blerë në farmacitë në vend dhe se po hetojnë mbi këtë fakt. Ndërsa eksperti Ervin Resuli tha se ato futen kontrabandë.
19 Dhjetor 2024, 16:44 -
Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë
Pas njoftimit të dhënë nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me ngarkesa mandarinash të kthyera nga eksporti. AKU ka nisur verifikimet lidhur me ngarkesën e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht, produkt i prodhuar në fshatin Goriçan. Bëhet fjalë me një ngarkesë me Mandarina klementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore në fshatin Goriçan, me vendndodhje në Berat dhe Fier.
19 Dhjetor 2024, 16:30 -
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
Ngarkesat janë kthyer mbrapsht gjatë periudhës 29 nëntor - 11 dhjetor 2024 pasi nga analizat ka rezultuar të jenë me pesticide të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ministria e Bujqësisë nis hetimin: Ngarkesa e parë u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur.
18 Dhjetor 2024, 21:16
