-
Politikë
Meta e dekreton, bashkia Ura Vajgurore do të quhet Dimal: Një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës
Bashkia Ura Vajgurore do të quhet bashkia Dimal. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërtimin e njësisë së qeverisjes qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”
1 Prill 2021, 15:20 -
Kallëzimi ndaj kryebashkiakes së Dimalit, Petrit Baho: Pronën e kam me letra të rregullta! Më janë prekur disa hapësira
Petrit Baho, banori i cili ka kallëzuar penalisht kryebashkiaken e Dimalit, Juljana Memën, shprehet për Report Tv se pronën e tij e ka me letra të rregullta. Ai thotë se deri më tani i kanë dëmtuar disa hapësira nga prona e tij. "Nga prishja e objektit që më është bërë mua, aty vijon të
27 Dhjetor 2020, 11:29 -
Kallëzuan kryebashkiaken Dimal, bashkëshortja e Petrit Bahos: Ka marrë 20 mijë paund ryshfet! Dy punonjësit e Bashkisë më kanë kërcënuar
Bashkëshortja e Petrit Bahos, Burbuqe Baho shprehet për Report Tv se 2 punonjësit e bashkisë, Agim Çuni dhe Pandi Pilo e kanë kërcënuar për pronën se ka dokumente të falsifikuara. Ajo thotë se Ramadan Baho ka paguar 20 mijë dollarë ndaj kryebashkiakes Juljana Mema për ta favorizuar në punët e tij.
27 Dhjetor 2020, 11:19 -
Kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Mema nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkatërrim i pronës private! Dosja përcillet në SPAK
Kallëzohet penalisht kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Mema për shpërdorim detyre dhe shkatërrim i pronës private. Dosja përcillet nga Prokuroria Berat në SPAK. Kallëzimi penal është bërë nga Petrit Baho, nën akuzë edhe dy punonjës bashkie: Agim Çuni e Pandi Lilo. I akuzuar edhe qytetari Ramadan Baho.
27 Dhjetor 2020, 10:51 -
Dimali, kryebashkiakja: Për ndryshimin e emrit të bashkisë presim votimin në Kuvend! Nisma u prit mirë nga shumica e banorëve! Zona tërheq turistë (VIDEO)
Bashkia Ura Vajgurore pritet të marrë 'dritën jeshile' nga Kuvendi për të ndryshuar emrin e saj në 'Dimal'. Kryetarja e kësaj bashkie, Juliana Mema në një intervistë për Report Tv tha se kjo çështje është në kalendarin e Kuvendit por pa dhënë një datë se kur do të diskutohet.
21 Dhjetor 2020, 19:00 -
Fadromat e Bashkisë Dimal shkojnë për t’i shembur ndërtesën, tensione me IKMT-në dhe policinë, pronari: Kam certifikatë pronësie
Pronari i banesës 3-katëshe, Petrit Baho ka deklaruar se e gjithë banesa e tij 3-katëshe është e pajisur me certifikatë të rregullt pronësie dhe bashkia Dimal nuk i ka bërë asnjë njoftim për prishjen. Baho ka deklaruar se konflikti mes tij dhe bashkisë Dimal vijon prej muajsh dhe se ai është në proces gjyqësor me bashkinë, të cilën e ka paditur për shkeljet që ka bërë me pronën e tij.
25 Nëntor 2020, 16:24 -
Mbyllet procesi i Legalizimit në Urë-Vajgurore, Artan Lame shpërndan 140 leje legalizimi dhe 260 certifikata pronësie të tokave bujqësore
Mbyllet procesi i legalizimeve në Urën Vajgurore ose bashkinë Dimal i njohur me emrin e ri, ku janë shpërndarë 140 leje legalizimi dhe 260 certifikata pronësie të tokave bujqësore.
21 Shtator 2020, 22:08 -
Dita festive për rijetëzimin e qytetit antik të Dimalit/ Klosi: Të shpallet zonë arkeologjike e mbrojtur
Arkeologë dhe drejtues të institucioneve lokale kulturore theksuan rëndësinë historike të qytetit antik dhe vlerave të tij që duhet të promovohen dhe të njihen nga vizitorë vendas dhe të huaj, por sidomos nga brezi i ri.
21 Tetor 2019, 13:14