Dita festive për rijetëzimin e qytetit antik të Dimalit/ Klosi: Të shpallet zonë arkeologjike e mbrojtur

Dita festive për rijetëzimin e qytetit antik të Dimalit/ Klosi: Të shpallet zonë arkeologjike e mbrojtur

Dy javë pas diskutimit për nisjen e rijetëzimit të qytetit antik të Dimalit, të rinj, historian dhe arkeologë, përfaqësues të pushtetit lokal u mblodhën këtë herë në qytetin antik në një ditë festive.

Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi i cila ka përë apel që zona e Dimalit të shpallet zonë arkeologjike e mbrojtur dhe të shndërrohet në një destinacion të vizitueshëm turistik dhe se rijetëzimi i tij të sjellë impakt në zhvillimin e turizmit e për pasojë edhe të ekonomisë lokale.

“Duhet të krijohet një zonë arkeologjike e mbrojtur e cila duhet mbrojtur në radhë të parë nga banorët e zonës”- tha ministri Klosi duke kërkuar që edhe vetë komuniteti të mbrojë këtë vlerë historike. 

Kryetarja e bashkisë, Juliana Memaj kërkoi mbështetjen e të gjitha institucioneve shtetërore që Dimali  të rijetëzohet dhe të bëhet pjesë e rëndësishme e zhvillimit të bashkisë. Ministri Klosi mbështeti nismën për ta shndërruar këtë ditë festive në një festë lokale tradite për bashkinë.

Idea e emrit të Dimalit për bashkinë, është mbështetur nga ministri i Turizmit  si një mundësi për t’I dhënë një një impuls tjetër zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në bashkinë e Urës Vajgurore

Arkeologë dhe drejtues të institucioneve lokale kulturore theksuan rëndësinë historike të qytetit antik dhe vlerave të tij që duhet të promovohen dhe të njihen nga vizitorë vendas dhe të huaj, por sidomos nga brezi i ri.

Pjese nga fjala e ministrit Klosi në Dimal:

Ne duhet të bëjmë shumë më shumë për të promovuar Shqipërinë turistike, me vlera të mëdha të trashëgimisë , që të tjerët nuk i kanë dhe përpiqen t’i krijojnë kurse ne i kemi. Ky fshat me banorët e tij të mrekullueshëm sa shumë do të shndërrohet  nëse ky qytet antik merr vlera të tjera, nëse  bëhet i aksesueshëm për turistët nga e gjithë bota dhe për turizmin shqiptar në radhë të parë. Sa më shumë do të ndryshojë e gjithë krahina nëse këtu do të punohet me një projekt për ta zbuluar vlerën që ka nëntoka e kësaj zone për të dalë vlerat historike, për t’u bërë të aksesueshme, për të pasur mundësinë që turistët e shumtë që do të vijnë do të kenë mundësinë të krijojnë ekonomi, punë, biznes, të paguajnë për ta vizituar këtë pllajë kaq të mrekullueshme dhe këtë nyje lidhëse nga ku sheh gjithë krahinën në pëllëmbë të dorës.

Nga kjo zonë mund të shikosh të gjitha bukuritë e pamasa që ka lugina për ta shndërruar atë në një potencial ekonomik. Unë e mbështes kryetaren e bashkisë në atë që thotë se kjo nismë e sotmja është vetëm një ditë e pare, është një ditë për t’u krijuar mbase një festë nga këto festat tradicionale që kanë bashkitë dhe pse jo e gjithë Bashkia e Urës Vajgurore për ta krijuar një festë sic e kanë zonat e tjera dhe pse jo kjo ditë, mbase rastësia e solli që një fundjavw e fundit e tetorit të jetë historikisht festa e bashkisë Ura Vajgurore, për të ardhur gjithmonë këtu në Dimal dhe për të mbledhur edhe të larguarit që janë në Tiranë apo në qytete të tjera.

Po ashtu ka shumë nevojë që të vazhdojë të mbështesim edhe me programe qeveritare atë cfarë arkeologët dhe grupi i shkencëtarëve të fushës kanë bërë, për të vazhduar gërmimet, evidentimin e të githë zonës por atë që duhet edhe të mbrohet. Ka shumë nevojë që komuniteti ta marrë përsipër mbrojtjen e kësaj zone dhe administrimin ashtu sic duhet që të mos dëmtohet.

Duhet të krijohet një zonë arkeologjike e mbrojtur e cila duhet mbrojtur në radhë të parë nga banorët e zonës, dhe të jenë ata që duhet ta mbrojnë cdo gur edhe cdo shenjë të lashtësisë

E fundit që unë kam shumë dëshirë që të jetë realitet është një ide që ka lindur në takimet që bëjmë me banorët, në bisedat me kryetaren e bashkisë, dhe të njësive , për ta shndërruar emrin e bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal. Është një ide e cila ka nevojë për një dëgjesë publike ka nevojë për të marrë opinionin e të gjithë banorëve të katër njësive… Unë mendoj që është një ide  e mrekullueshme, që mund t’I japë një impuls krejt tjetër zonës, që e lidh shumë bukur me turizmin, trashëgiminë kulturore, që jep një potencial të fortë nga rrënjët e qytetërimit ilir.

Ne duam një Berat turistik. Ne duam që qindra mijë turistët e shumtë që vijnë në Berat, që vizitojnë kalanë e Beratit pse jo të mos kalojnë një ditë në Urën Vajgurore, por sa më mirë do jetë që atë ditë ta kalojnë në Bashkinë e Dimalit, një bashki me  emër mijëravjecar, që ka shumë për të afruar për bukuritë natyrore por edhe një zonë turistike si kalaja e Dimalit që të afrohet si opsion i ri. Unë jam besimplotë që kjo do të ndodhë nëse do të kemi një konsensus popullor, por ky debat për emrin e Dimalit mund të ringrejë vlerat turistike të gjithë bashkisë Ura Vajgurore. Me kryetaren do të vazhdojmë fort për të krijuar një ofertë turistike për bashkinë e Urës Vajgurore për t’ia afruar turistëve, për të pasur mundësinë që të shtohet agroturizmi, biznesi dhe turizmi në bashkinë e Urës Vajgurore.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia