-
Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, eksperti Rexhepi për Report TV: Është shkelur çdo protokoll nga neglizhenca dhe konfidenca e tepërt!
Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, vazhdon të ngrejë pikëpyetje të forta mbi nivelin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe procedurat e shoqërimit të të burgosurve. Për këto pikëpyetje u diskutua sot në 'Sot Live në Shqipëri' në Report TV.
20 Janar, 13:59 -
EKSKLUZIVE/ Prokuroria e Durrësit: Në tre muajt e fundit Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive! Të burgosurit e pasur shpesh në spital për takime speciale
Në tre muajt e fundit Altin Ndoci pati një frekuencë të shtuar të vizitave të tij në Spitalin e Durrësit, prej nga ai do të arratisej më 13 Janar. Sipas hetimeve të prokurorisë ka dyshime se ato kanë qenë fiktive, ndërsa shpesh të burgosur të pasur paguajnë që t’u mundësohen takime speciale edhe në ambientet spitalore.
19 Janar, 12:41 -
-
Report Tv siguron emrat/ Kush janë të rrezikshmit 'VIP' që u transferuan nga Burgu i Durrësit, në krye Astrit Avdyli, Lulzim Berisha e vëllezërit Hoxhosmani!
33 të burgosur e paraburgosur në burgun e Durrësit janë transferuar në burgjet e sigurisë së lartë të Fierit dhe Peqinit. Të transferuarit janë persona që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, mes tyre Lulzim Berisha, Astrit Avdyli e të tjere të dënuar për vrasje e trafik ndërkombëtar droge.
15 Janar, 13:22 -
Pas arratisjes së Ndocit, 33 të burgosur të rrezikshëm zhvendosen nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe Peqinit, mes tyre edhe Lul Berisha (VIDEO)
33 burgosur të rrezikshëm që ndodheshin në burgun e Durrësit janë zhvendosur në burgje të sigurisë së lartë në Fier e Peqin. Në burgun e Durrësit qëndronin disa personazhe të njohur të botës së krimit, si Lulzim Berisha. Transferimi vjen me urdhër të ministrit të Drejtësisë pas arratisjes së Altin Ndocit.
15 Janar, 07:07 -
VIDEO/ Arratisja e Ndocit me ‘Audi A7’, Report TV ilustron itinerarin nga spitali i Durrësit drejt Tiranës! Avokati: E përgatitur, është komprometuar stafi mjekësor
Report TV sjell përmes një ilustrimi të qartë itinerarin e përshkuar nga Altin Ndoci. Sipas avokatit Romeo Kara, gjithçka ka qenë e parapërgatitur dhe është komprometuar stafi mjekësor. Sipas tij, arrestimi dhe pezullimi i 8 zyrtarëve nga burgu i Durrësit për arratisjen e Altin Ndocit, është e papranueshme
14 Janar, 17:55 -
Burgu i Durrësit si ‘shtëpi pushimi’ me 27 kriminelë të rrezikshëm, nis zhvendosja e tyre drejt Fierit! Në ‘sitë’ edhe 179 të tjerët, rishpërndarje në qeli
Pas arratisjes së Altin Ndocit, ka nisur transferimi i të burgosurve të rrezikshëm në burgje të tjera. Gjithashtu kërkohet hartimi i një plan të ri për të rishpërndarë nëpër seksione të burgosurit, bazuar në rrezikun shoqëror që kanë.
14 Janar, 17:10 -
Arratisja e Altin Ndocit/ Ish-Prokurori Beci në Report Tv: Në burgun e Durrësit s’mund të qëndrojnë ‘të rrezikshmit’, s’ka standarde të larta sigurie
Ish-prokurori i Përgjithshëm thotë se prej kohësh burgu i Durrësit njihet për standarde minimale të sigurisë dhe se është qendër paraburgimi që i shërben vetëm zyrtarëve të lartë me probleme me ligjin.
14 Janar, 15:39 -
Arratisja e Ndocit/ Lamallari shkarkon drejtorin e Burgut të Durrësit: Të paraburgosurit e rrezikshëm të transferohen në burgje të sigurisë së lartë
Pas arratisjes së Altin Ndocit, ministri i Drejtësisë kërkon që të paraburgosurit me rrezikshmëri, të transferohen nga Durrësit në burgje të sigurisë së lartë.
14 Janar, 14:22 -
Dështimi spektakolar i sigurisë! Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit
Altin Ndoci nuk u arratis për shkak të një rrethane të favorshme të momentit, por ai qartazi, e kishte thurur më parë planin e tij. Pikëpyetjet e shumta lidhur me ngjarjen e rëndë lidhen me gjithë procedurën e çuditshme të ndjekur nga autoritetet e paraburgimit të Durrësit, dhe shkeljet flagrante nga ana e tyre
13 Janar, 20:20 -
HAP PAS HAPI - Arratisja spektakolare e të paraburgosurit Altin Ndoci gjatë vizitës në spitalin e Durrësit (Dinamika e plotë)
Si realizoi Altin Ndoci arratisjen nga spitali i Durrësit, ku u shoqëria nga policia e burgjeve për vizitë. Mjeku rekomandoi të qëndronte 3 orë në spital. I paraburgosuri, dhunë efektivëve pasi kërkoi të shkonte në tualet. Njëri qëlloi me armën e shërbimit. Makina e arratisë e priti jashtë spitalit.
13 Janar, 19:52 -
SHËNIM/ Rasti Veliaj dhe rasti Ndoci, dy standarde shoqërimi dhe një arratisje skandaloze
Drejtoria e Burgjeve e përshkruan shoqërimin e Veliajt me 12 persona, si një procedurë normale, në rastin e një personi me rrezik ‘standard’. Duke i qëndruar këtij interpretimi, rasti i sotëm i Altin Ndocit, i akuzuar për vrasje, përfaqëson një skandal shumë të rëndë. Ai është shoqëruar, jashtë paraburgimit, në praninë dhe të një të dënuari tjetër, nga vetëm 5 efektivë dhe shoferi i automjetit.
13 Janar, 16:08 -
-
-
-
-
I rrethuar me policë, Veliaj dërgohet për ekzaminime në një klinikë private në Durrës! E shoqërojnë 30 Forca Speciale të Policisë Burgjeve
Rreth 30 forca Speciale të Policisë së Burgjeve kanë shoqëruar Veliajn për ekzaminime në një klinikë private në Durrës. Për 1 orë e gjysmë ka kryer vizitat dhe e kanë larguar me urgjencë nga klinika drejt qelisë. Të burgosurit shoqërohen nga një polic i burgjeve, por për të dërguar Veliajn duheshin masa të rrepta sigurie dhe forcat speciale të DAP.
17 Korrik 2025, 14:02 -
-
Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Mister nëse po futeshin apo fshiheshin në oborr! Hetim kush i përdori
Aparatet dëgohen për ekspertim në laborator, për të zbuluar gjurmët e gishtrinjve. Një ndihmë pritet të japin kamerat e sigurisë së brendshme, por edhe të zonës afër vendit ku u gjetën telefonat. Në qelitë e burgut të Durrësit, mes të paraburgosurve të shumtë janë aktualisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme
1 Qershor 2025, 11:24 -
Kontroll në Burgun e Durrësit, zbulohen 10 celularë nëpër qeli që përdoreshin nga të izoluarit
Paraprakisht informohet se gjatë kontrolleve të kryera në ambiente e qeli, janë sekuestruar të paktën 10 aparate celulari, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit dhe ishin futur ilegalisht. Urdhri, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Tiranë. Aksioni nisi ditën e djeshme, telefonat nuk u gjetën në qelitë VIP
29 Maj 2025, 12:52