-
Gati amendamenti për rivlerësimin e 40 mijë banesave, Denaj: Buxheti do të përfitojë nga rivlerësimi 4 miliardë lekë (VIDEO)
40 mijë pasuri të paluajtshme do të rivlerësohen në vitin e ardhshëm. Qeveria po bën gati amendamentin për ta depozituar shumë shpejt në Kuvend. Ministrja e Financave Anila Denaj tha në komisionin e Ekonomisë se nga ky rivlerësim buxheti do të përfitojë 4 miliardë lekë. Po ashtu në komision është zbuluar se vitin e ardhshëm qeveria do të marrë përsëri borxh në tregjet ndërkombëtare.
14 Nëntor 2019, 13:29 -
Gati amendamenti për rivlerësimin e 40 mijë banesave, Denaj: Buxheti do të përfitojë nga rivlerësimi 4 miliardë lekë
Të gjithë Komisionet Parlamentare ditën e sotme do të kenë në fokus projekt 'Buxhetin 2020' që u prezantua ditën e djeshme në Komisionin e Ekonomisë. Sot po në këtë komision Ministria e Financave do të përgjigjet pyetjeve dhe paqartësive lidhur me buxhetin për vitin e ardhshëm.
14 Nëntor 2019, 11:00 -
Nga Kardhiq-Delvinë te Unaza e Tiranës/10 rrugët që do të përfitojnë fonde nga buxheti i 2020
4.7 miliardë lekë është fondi i parashikuar nga buxheti i shtetit që do të shkojë për 10 projekte të rëndësishme infrastrukturore. Sipas shifrave të Ministrisë së Financave pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për rrugën Kardhiq-Delvinë dhe për ndërtimin e Unazës së Tiranës.
11 Nëntor 2019, 18:18 -
Si do të mblidhen të ardhurat në 2020? Plan optimist, pesha përsëri tek TVSH
Edhe pse këtë vit plani i të ardhurave nga TVSH dhe Akciza nuk janë realizuar për 9 muaj, Ministria e Financave përsëri është treguar optimiste për vitin 2020. Sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm vetëm nga TVSH-ja do të mblidhen 151.6 miliardë lekë, rreth 11.4 miliardë më shumë se parashikimi i këtij viti
11 Nëntor 2019, 15:17 -
Buxheti 2020 për Bujqësinë, Panariti për Report TV: S'jemi konkurues as me rajonin! Kritika nga ekspertët
Buxheti i vitit 2020 për Ministrinë e Bujqësisë prej 11 miliardë lekë, për ekspertët është i pamjaftueshëm. Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti është shprehur se buxheti i ulët dhe konkurrenca e pandershme po rëndojnë gjendjen e fermerëve. Ndërkohë kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj shton se ky buxhet duhet rishikuar.
9 Nëntor 2019, 16:39 -
P/Buxheti 2020: Bashkitë që marrin më shumë dhe më pak fonde (Lista)
Fondet që do të japë buxheti për bashkitë rriten me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin më pak fonde. Të gjithë bashkitë e tjera rezultojnë me rritje fondesh
9 Nëntor 2019, 15:15 -
Buxheti 2020/ Rriten fondet për drejtësinë e universitetet, ulje për Kryeministrinë e Emergjencat /Relacioni
Në draftin e buxhetit 2020 Gjyqësori, Prokuroria e SHISH vëmendje të veçantë. Rriten gjithashtu me një të tretën edhe financimet për universitetet. Në analizën e paraqitur sot në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me situatën ekonomike dhe prognozën për vitin e ardhshëm, ministrja Anila Denaj bëri të ditur se rritja ekonomike e vendit parashikohet të jetë mbi nivelin prej 4% pёr gjatё viteve 2020-2022.
8 Nëntor 2019, 12:30 -
Buxheti 2020 'pesimist' për investimet! Të ardhurat totale rriten me 13 mln Euro
Report TV zbardh projektbuxhetin e vitin 2020, ku pritet të ketë më pak investime publike krahasuar me këtë vit. Sipas projektligjit buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 13 milionë euro më i lartë, por që do të ketë reduktim të shpenzimeve. Po ashtu qeveria ka rritur edhe fondin e rezervave nga 1.5 miliardë në 2 miliardë lekë.
7 Nëntor 2019, 18:17