-
2 javë pasi u transferua Ergys Agasi, SPAK urdhëron kontrolle 'blic' në burgun e Bradasheshit, zbulohet alkool dhe një pajisje për internet
Gjatë kontrolleve në qeli është gjetur alkool dhe pajisje për përhapje të internetit në ambientet e kushinës, e cila frekuentohet nga të paraburgosurit dhe të dënuarit. Kontrollet janë kryer 2 javë pasi në paraburgimin e Bradasheshit u transferua edhe Ergys Agasi.
14 Shtator, 15:27 -
Kriza me pagat e drejtësisë/ Rama-gjyqtarëve: Historia e botës s’e ka parë që t’i merrni vetë paratë nga Thesari
Kreu i qeverisë e cilëson të papranueshme deklaratën e gjyqtarit Engert Pëllumbi gjatë një interviste televizive se rritja e pagave për magjistratët është e barasvlershme me paratë që GJKKO konfiskon çdo vit nga krimi i organizuar.
14 Shtator, 13:23 -
Kriza e pagave/ Rama: Gjykata Administrative jo vetëm kërkon rritjen me 51% të rrogave të magjistratëve, por edhe që rritja të nisë që nga prilli i vitit 2023! Të prapambeturat, mbi 130 mln euro
Kryeministri Rama ka shkruar se Gjykata Administrative bëhet e para gjykatë në historinë botërore, që sipas tij jo vetëm kërkon rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, por edhe rritjen e pagave ‘të prapambetura’, që nga prilli i vitit 2023.
12 Shtator, 16:32 -
Veliaj në qeli/ Rama: Shembull absurd, duket si ekspertiment social! Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit, bashkia s'ka kokë
Për kryeministrin Edi Rama, është absurde që kryebashkiaku Erion Veliaj të qëndrojë në qeli, në momentin që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e ka njohur atë si kryetar të Bashkisë së Tiranës. Rama tha se kryeqyteti po e vuan mungesën e Veliajt, pasi sipas tij, shumë punë në Tiranë s'po shkojnë si duhet.
11 Shtator, 21:04 -
Rregullorja censuruese e GJKKO përfundon në Kushtetuese, gazetarët padi të hënën: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit
Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme e cila censuron mediat, përfundon në Gjykatën Kushtetuese. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka njoftuar se të hënën do të dorëzojë kërkesën, fillimisht për pezullimin dhe më pas shfuqizimin e dispozitave që kufizojnë punën e medias.
11 Shtator, 14:04 -
Kriza e pagave/ Magjistratët kërkojnë ‘shpëtim’ brenda radhëve, Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër ‘Financave’: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit
10 ditë nga bllokimi i pagave të tyre në thesar, Gjykatat dhe prokuroritë e vendit kanë gjetur një tjetër mënyrë se si të vijojnë betejën për zhbllokimin e tyre. Pjesa më e madhe e institucioneve të drejtësisë i janë drejtuar Gjykatës Administrative, ku kërkojnë anulimin e veprimeve të Ministrisë së Financave.
11 Shtator, 11:34 -
-
Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën
Për juristin Kreshnik Spahiu, është e paprecedentë në çdo vend të botës demokratike që një kryebashkiak në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-President të qëndrojnë në qeli, teksa hetimi ndaj tyre vijon.
10 Shtator, 23:05 -
Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg, analisti Nallbani: Mbajtja e kryetarit në qeli, veprim i nxituar! Vreto: S’mund të lihet Tirana 2 vite pa kryetar (VIDEO)
Bujar Nallbani shprehet se punët publike të kryeqytetit nuk presin, ndërsa burgosjen e Veliajt e sheh si një veprim të ndërmarrë për “inate personale.” Ndërsa sipas Bujar Vretos, mbajtja në qeli e kryebashkiakut duhet të ishte zgjidhur tashmë me një vendim gjykate e të mos pengohej drejtimi i qytetit.
10 Shtator, 19:00 -
GJKKO s’bën asnjë hap pas nga rregullorja censuruese, mbyll grupin në WhatsApp për mediat! Përjashton gazetarët që nuk u akredituan
GJKKO mbylli grupin në WhatsApp ku informoheshin mediat. Njoftimet në grupin e ri do t’i marrin vetëm të akredituarit. Por shumica e gazetarëve deri më tani e kanë refuzuar akreditimin, që i detyron të pranojnë me firmë kufizimet e vendosura nga rregullorja e re.
10 Shtator, 15:20 -
Tedi Blushi për pagat e magjistratëve: SPAK të marrë të pandehur ministrin e Financave, refuzon të zbatojë vendimin e Kushtetueses!
Ngërçi për pagat e magjistratëve, që tashmë ka përfunduar në SPAK me kallëzimin e bërë nga 18 gjykata dhe shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj dhe zyrtarëve t
10 Shtator, 12:39 -
Pas vilës në Dhërmi, SPAK i sekuestron një tjetër në Palasë, sërish në emër të Igli Tares! Balluku nën hetim për shkelje të barazisë në tendera te Unaza, korrupsion, mosdeklarim pasurie e pastrim parash
SPAK: Vila u ndërtua nga biznesmeni Arbër Abazi, pronar i “Alko Impex General Construction”. Kompania u favorizua nga Balluku duke u shpallur fituese e tenderit 30 milionë eurosh të lotit të 7-të të Unazës së Madhe të Tiranës. Abazi i dyshuar për korrupsion aktiv.
9 Shtator, 17:37 -
-
Edhe GJKKO nuk shqyrton ankimin e Veliajt për mosnisjen e hetimit për ‘Nesti Angonin’, i drejtohet Gjykatës së Lartë: Cila gjykatë e ka kompetencën?
Kërkesa e Veliajt për hetimin e “Nesti Angonit” u rrëzua fillimisht nga Prokuroria e Tiranës. AI bëri ankim në Gjykatën e Tiranës, por kjo e fundit shpalli moskompetencë dhe ia kaloi GJKKO-së. Edhe Erion Bani vlerëson se nuk i takon GJKKO-së të shqyrtojë ankimin e Veliajt.
9 Shtator, 14:37 -
Pa celularë në seanca, avokatët nisin bojkotin pa afat ndaj gjyqeve në GJKKO! Zhvillohen vetëm masat e sigurisë
Nga sot avokatët bojkotojnë pa afat seancat në GJKKO, me përjashtim të masave të sigurisë. Vendimi do të qëndrojë në fuqi deri në pezullimin e rregullores së re, të cilën e konsiderojnë pengesë për ushtrimin e profesionit. Rregullorja është kundërshtuar ashpër edhe mediat dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve
9 Shtator, 09:49 -
Ilir Yzeiri: Përse dështoi Reforma në Drejtësi
Nëse shtetarët tanë nuk frymëzohen nga shembujt e njerëzve të mëdhenj që kanë bërë reforma të thella në vendin e tyre dhe që kanë promovuar ligjin, mirëqënien, jo pasurimin, nëse nuk ndërtojmë një shtet që ta shohë hapësirën publike si pronë që duhet ruajtur dhe jo si plaçkë që duhet shqyer, atëherë.....
8 Shtator, 17:58 -
Ylli Manjani: Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet, duhen zgjidhje
Kam bindjen se Kryeministri ka edhe konstatime të tjera, ndoshta edhe më të rënda, për mënyrën si funksionon sot shteti i së drejtës. Besoj se Ai thjesht ka zgjedhur të mos i nxjerrë të gjitha njëherësh në publik.
7 Shtator, 16:04 -
-
Gjykata e Lartë shqyrton në 15 shtator ‘arrestin me burg’ ndaj Veliajt, avokat Ngjela: Zhvillimet e fundit janë në favor të tij! S’është normale që kryebashkiaku i Tiranës të jetë në qeli!
Pavarësisht se e cilëson veten një mbështetës 'të zjarrtë' të SPAK, avokati Spartak Ngjela e tregoi hapur mendimin e tij se mbajtja në qeli e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk është masa më e mirë e mundshme, nën të cilën ai duhet të ishte hetuar. Për Ngjelën, do të ishte më mirë për Tiranën që Veliaj të hetohej në gjendje të lirë.
4 Shtator, 22:11 -