-
Sali Berisha dhe Ruli në SPAK për aferën CEZ, dosja e plotë me provat dhe 14 të kallëzuarit e tjerë
Përveç kallëzimit të gjyqtarit Lazër Sallaku që mbylli dosjen, Rome Kara i kërkon kreut të SPAK-ut hetimin e privatizimit të OSSH ku të kallëzuar janë ish-kryeministri Berisha, me ish-ministrin Ruli disa ish-zëvendësministra dhe drejtorë
20 Shkurt 2020, 15:16 -
Ekskluzive/ Ish-gruaja e gjyqtarit që mbylli dosjet e CEZ e Bashës 40 mijë € dhuratë, si u bë Lazër Sallaku magjistrat për 4 ditë
Roli i dy ish-presidentëve të PD në emërimin dhe transferimin në Tiranë të gjyqtarit që mbylli dy dosjet e bujshme, pasuria nga motoskafi kur ishte inspektor i KLD-së tek marrëveshja me ish-bashkëshorten e dytë për t’i marrë një apartament 86.3 m2
12 Shkurt 2020, 13:57 -
Disa e-maile dhe 50 pyetje për rolin e Berishës dhe sekserit Nuel Kalaj në dosjen CEZ, provat që u injoruan nga drejtësia
Nga mosverifikimi i tabulateve telefonike deri tek injorimi i e-mail-eve të Nuel Kalaj ku tregon rolin e tij si sekser, pistat elementare që nuk u hetuan për identifikimin e përgjegjësve të aferës CEZ.
10 Shkurt 2020, 19:33 -
Dosja e gjyqtarit që mbylli aferën ‘CEZ’ shkon në zyrën e Artur Metanit, rrezikon deri në shkarkim nga detyra
Inspektorati i Lartë Drejtësisë do të verifikojë vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku që mbylli dosjen CEZ, nuk u verifikuan tabulatet telefonike të Berishës me Nuel Kalajn, të kallëzuarit ishin objekt i SPAK-ut
10 Shkurt 2020, 13:54 -
Ekskluzive/ Nga Arjana Fullani tek Llalla, të gjithë njerëzit e drejtësisë që morën pjesë në mbylljen e dosjes së CEZ
Manovrat e drejtësisë për mbylljen e aferës 400 milionë euro të qeverisë Berisha, gjyqtarit Lazër Sallaku ia kalon peshën përgjegjësisë 5 ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë që vulosën shfajësimin e ish-ministrave dhe ish-drejtorëve të PD
8 Shkurt 2020, 13:34 -
Ekskluzive/ Zbardhet arsyetimi për mbylljen e dosjes CEZ, ja si gjyqtari Lazër Sallaku shpëtoi Berishën, Shkëlzenin dhe 3 ish-ministra (Kuvendi e apeloi)
Vendimi i arsyetuar për mbylljen e dosjes CEZ, prokuroria, Gjykata e Lartë që u shkri nga Vetingu dhe gjykatësi Lazër Sallaku në unison për mbylljen e aferës me kosto mbi 400 milionë euro. Ja çfarë mendon gjyqtari për rolin e sekserit Nuel Kalaj, e-mailet komprometuese, tërheqjen e 6.8 milionë eurove në Tiranë dhe ‘zhdukjen’ nga Shqipëria
7 Shkurt 2020, 11:50 -
Mbylli dosjen CEZ, Balla: I bëj thirrje gjyqtarit të KÇK-së të zbardhë vendimin se kaloi afati (VIDEO)
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje gjyqtarit Lazër Sallaku, që të mos vonojë, por të zbardhë vendimin për mbylljen e dosjes CEZ. Balla tha se dosja do të apelohet, pavarësisht se Sallaku e mbylli në datë 24 janar.
6 Shkurt 2020, 12:23 -
30 faktet kompromentuese rreth dosjes CEZ të injoruara nga gjyqtari Lazër Sallaku, përpjekjet 3-vjeçare për mbylljen e aferës 400 milionë euro
Të gjitha veprimet korruptive të qeverisë Berisha për të favorizuar CEZ në dëm të shqiptarëve, roli misterioz i sekserit Nuel Kalja në mbylljen e pazareve, marrja e 7 milionë eurove dhe largimi nga Shqipëria
25 Janar 2020, 12:49 -
I njëjti gjyqtar që mbylli çështjen për 'Lobimin rus' në favor të Bashës, firmos pushimin e dosjes së 'CEZ'
Gjyqtari Lazër Sallaku i cili vendosi pak ditë më parë mbylljen e çështjes së lobimit rus për PD si dhe lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”, pas një hetimi 3-vjeçar ka vendosur sot pushimin për dosjen 'CEZ' në Gjykatën e Tiranës, ku është i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
24 Janar 2020, 16:13 -
Zbardhet vendimi për pushimin e çështjes 'lobimi rus për PD'/ Gjykata rrëzon deklarimet e Muzin pa marrë dëshminë e tij
Report Tv zbardh vendimin e gjykatës që pushoi çështje për dosjen e “dosje të lobimit rus të PD” të gjyqtarit Lazër Sallaku duke rrëzuar akuzat kundër Lulzim Bashës, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi.
17 Janar 2020, 14:31 -
Bollino: Lobimi i PD, pse Gjykata dhe Prokuroria pengojnë të flasë dëshmitari kyç (i penduari) amerikan
Teksa Gjykata pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Basha, Ristanit dhe financierit të PD-së, Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje asnjëherë lobistin amerikan Nikolas Muzinin të cilit iu paguan 650.000 $, megjithëse ai ishte një dëshmitar themelor për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme të të pandehurve dhe gjyqtarit Lazër Sallaku e mbylli çështjen para se Muzin të fliste.
14 Janar 2020, 14:34