-
Kronikë
Atentat mafioz në Tiranë, vritet Erigers Mihasi, mik i ngushtë i Ervis Martinajt, i njohur për ngjarje të bujshme kriminale! I vrarë edhe një 26 -vjeçar (VIDEO)
Atentat me viktima në kryeqytet. Pasditja e kësaj të shtunë është gjakosur në Tiranë, pasi në zonën e Astirit janë qëlluar për vdekje 2 persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26-vjeç, brenda një makine tip audi luksoz i cili ishte në lëvizje. Në Thumanë është gjetur një automjet tip Toyota i djegur, i cili dyshohet se është i atentatorëve. Makina tip Audi që lëviznin vikimat, 30 minuta para ngjarjes është ndaluar nga policia dhe është lënë e lirë pranë Politeknikut në sheshin "Nënë Tereza".
13 Nëntor 2021, 19:44 -
Mihasi njeriu i Martinajt e Gaxha në ngjarjen e Laçit, u qëllua Rudolf Toma
Erigres Mihasi, i dyshuar për tentativën e vrasjes së dy kushërinjve Mumajesi. Goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari, ka ndodhur gati një vit pasi Erigres Mihasi shok i Ervis Martinaj, dyshohet se është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale në Laç. Policia nuk e ndaloi asnjëherë.
8 Tetor 2019, 07:45 -
Grabiti me armë banesën e Elton Çiços në 2015, Gjykata e Gjirokastrës jep burg pa afat për Erigers Mihasin
Prova që mbante Erigers Mihasin pas hekurave, ishin shenjat e tij të gishtërinjve në automjetin që u përdor për grabitjen e shtëpisë së Çiços. Ai u zbulua gjatë hetimeve për përplasjen me armë në ish-bllok, pasi njihej si mik me Ervis Martinajn dhe është shoqëruar për t'u marrë në pyetje. Sot Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e arrestit burg pa afat për Mihasin. Elton Çiço u vra në prill 2016 në Tiranë.
24 Janar 2019, 15:47 -
-
-
(FOTO+EMRAT) 12 të rrezikshmit e Gjirokastrës, në listë edhe Jani Alia, policia kërkon ndihmë: Na njoftoni nëse dini vendndodhjen
Mes të shumëkërkuarve është edhe Jani Alia, vrasësi i Elton Ciços në zonën e ish-bllokut tre vite më parë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes.
16 Nëntor 2018, 10:35 -