-
-
12 raste me COVID-19 në qarkun e Korçës
Në qarkun e Korçës janë shënuar 12 raste, konkretisht 10 në Korçë dhe nga një rast në Kolonjë dhe Devoll. Në dy ditët e fundit rastet me të infektuar në qarkun e Korçës janë rritur ndjeshëm pavarësisht thirrjeve për të re4spektura masat.Sipas burimeve raste e t&eu
2 Gusht 2020, 17:20 -
-
5 viktima e 123 raste të reja me COVID! MSH-pushuesve: Ruani distancën me të tjerët! 28 qendra shëndetësore verore me mjekë të trajnuar për koronavirusin
Koronavirusi në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish! Gjatë ditës së sotme, 5 persona kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 166, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 123 persona (3 më shumë se dje). 3 nga viktimat janë nga qyteti i Shkodrës dhe 2 nga Tirana. 123 raste të reja kanë ardhur si rezultat i 474 testimeve të kryera brenda 24 orëve.
2 Gusht 2020, 16:24 -
Mbanin muzikë të lartë edhe pas orës 20:00, gjobiten dy lokale në Vlorë dhe Sarandë! Njëri përsëritës 3 herë
Dy lokale në Sarandë dhe në Vlorë janë gjobitur për shkak se vijonin që të mbanin muzikë të lartë edhe pas orës 20:00, në kundërshtim me aktin normativ të vendosur me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
2 Gusht 2020, 15:12 -
-
Lufta me COVID, Kalo mesazh të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe, rrezikoni veten dhe prindërit! Jeta është e pakthimtë
Në luftë në vijën e parë me COVID-in prej disa muajsh, mjeku kërkon që të shmangen grumbullimet në plazhe dhe mjedise të tjera. Jeta është e pakthimtë dhe e paçmimtë, thotë ai. Shqetësimi kryesor duket se janë të rinjtë.
2 Gusht 2020, 08:14 -
A do ta shpëtojë turizmi ekonominë e Shqipërisë së prekur nga COVID-i? Klosi: Edhe brenda vështirësive ne do ia dalim
SPECIALE/ Pandemia COVID-19 gjunjëzoi turizmin vendas. Goditja e marrë në prag të sezonit, anulimi i rezervimeve për pushime apo edhe arsye të tjera, mbylli edhe një sërë biznese që ligjërisht ishin të hapura të vijonin aktivitetin, si agjencitë turistike, guidat apo hotelet. Kjo situatë e paparashikuar, lidhi duart e institucioneve dhe turoperatorëve e kyçi me qindra biznese, ku disa prej tyre fatkeqësisht ende nuk e kanë ngritur kokën.
1 Gusht 2020, 21:27 -
FSHF kërkoi që Kupa e Shqipërisë të luhet me tifozë/ Vllaznia 'bëhet xheloze': Përfshini edhe ndeshjen tonë me Besëlidhjen! Mund të ruajmë distancën
Klubi i futbollit i Vllaznisë i ka bërë kërkesë Federatës Shqiptare të Futbollit që të shtojë në listën e ndeshjeve që mund të luhen me tifozë edhe takimin mes ekipit shkodran dhe Besëlidhjes.
1 Gusht 2020, 20:45 -
-
-
Rëndohet bilanci/ 4 humbje jete dhe 120 raste të reja me COVID! Vetëm 9 të shëruar, përkeqësohet gjendja e mjekut reanimator
Kjo e shtunë ka shënuar sërish një numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus, më konkretisht 120, teksa fatkeqësisht kanë humbur betejën me këtë sëmundje 4 persona. 120 rastet e reja të konfirmuara pozitiv ditën e sotme si rezultat i 590 testeve e çojnë në total numrin e të prekurve në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në 5396, e ndërsa viktima 161. Tirana mban vendin e parë të qarqeve më të prekura, për t'u ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.
1 Gusht 2020, 16:04 -
-
Rriten të prekurit në vend, shtohen 300 mjekë e infermierë për luftën ndaj COVID-it
Epidemiologët e terrenit nw vend thonë se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje, por edhe ceremoni mortore.
1 Gusht 2020, 11:18 -
-
PD: Rama u premtoi shqiptarëve se do hanin me 'lugë floriri', por i zhyti në varfëri! Qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit
Akuzat për qeverinë kësaj radhe kanë ardhur nga shefi i kabinetit Basha, Dorian Teliti i cili shprehet se kryeministri Edi Rama ka dështuar me menaxhimin ekonomik të situatës pas COVID-19.
31 Korrik 2020, 17:25 -
Ulet lehtë numri i të infektuarve në 24 orë/ 79 raste të reja (13 më pak se dje) dhe 3 viktima
Kjo e premte ka shënuar një zbritje të lehtë të rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 500 testeve janë konfirmuar pozitiv 79 persona (13 më pak se dje), teksa fatkeqësisht kanë humbur betejën me këtë virus 3 qytetarë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 157. Një shifër optimiste është edhe numri i të shëruarve, ku mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë.
31 Korrik 2020, 16:03 -
-
Hysko rrëfen eksperiencën si i infektuar me COVID: Uroj shumë që askush mos ta kalojë, ka simptoma serioze
Hysko thotë se lajmi më i mirë është që nuk ka infektuar asnjë person pasi e kapi virusin në kohë duke vënë re shenjat e hershme. Ai u bën thirrje qytetarëve që të sensibilizohen dhe të respektojnë masat.
30 Korrik 2020, 20:11 -
Bankers Petroleum Albania sfidon pandeminë Covid-19, prodhon 275 mijë ton gjatë muajve të parë të 2020-ës
Bankers Petroleum Albania, vazhdon të jetë lider në sektorin naftënxjerrës në vend. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 ka shënuar një prodhim prej rreth 275 mijë ton. Prodhimi mesatar ditor është aktualisht rreth 2050 ton, duke iu afruar dita-ditës niveleve të prodhimit përpara fillimit të pandemisë.
30 Korrik 2020, 19:31
