Lufta me COVID, Kalo mesazh të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe, rrezikoni veten dhe prindërit! Jeta është e pakthimtë

Lufta me COVID, Kalo mesazh të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe, rrezikoni veten dhe prindërit! Jeta është e pakthimtë

Fundjavë. Të gjithë drejtohen drejt bregdetit. Por mjeku infeksionist Tritan Kalo u paraprin me një mesazh qytetarëve, sidomos të rinjve. Në luftë në vijën e parë me COVID-in prej disa muajsh, mjeku kërkon që të shmangen grumbullimet në plazhe dhe mjedise të tjera. Jeta është e pakthimtë dhe e paçmimtë, thotë ai. Shqetësimi kryesor duket se janë të rinjtë. Në spitalin Infektivit, vijon më tej mjeku, ka shumë të rinj të rinj që janë shtruar, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre, prandaj kërkon ndërgjegjësim. Kalo ka edhe një këshillë për daljen në vendet malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku ozoni i çliruar është një faktor ndihmës në përballjen me COVID.

"Kohë kovidiane….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vëndet me malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku Ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës i yni në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19…..Në 7 vite këto pisha të mbjella në oborin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1 kanë hedhur shtat….T’a heqim sopatën apo nagaçen nga brezi ynë, dhe në vënd që t’a shpyllëzojmë këtë vend nga pishat e tija si në bregdet dhe në mal, le të rifitojmë kulturën e rimbjelljes së tyre…..

Të rinjtë e rë rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….Nëse një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhëshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe…..Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..Rrezikoni shëndetin tuaj, por jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ardhmërinë e Trojeve Arbërore…..

Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, por edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domosdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….

Besimi dhe mirëkuptimi reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë….Together forever!!!" shkruan mjeku i njohur. Deri tani në vendin tonë janë 161 viktima nga COVID-i, ndërsa e lartë vijon që të jetë edhe mesatarja ditore e infeksioneve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • linda: 03/08/2020 08:20

    Ky mbyll klubet e nates dhe le SHKUMA PARTY ne jug te vendit.Nuk e di se çfare parandalimi po merr qeveria apo dhe drejtusit e dikastereve.Keta duhen THËRMUAR SI BUKE E BLUAR.

    Përgjigju
  • Bes: 02/08/2020 10:30

    E lexove komunikaten ik bej pushim tani e mbarove detyren.

    Përgjigju
  • Vito i Orneles se Varuzhanit: 02/08/2020 08:52

    Doktorit duhet ti thote dikush qe mos thote gomarlluqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip