-
Vrasja për larje hesapesh, zbarkon kupola e policisë në Elbasan, FNSH dhe RENEA rrethojnë qytetin
Nisur nga e shkuara e viktimës pista e parë ku po hetohet është larja e hesapeve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i krimeve Tonin Vocaj. Ne vend ngjarje dhe Kreshnik Ajazi drejtues i prokurorisë Elbasan
20 Korrik 2020, 17:45 -
'Rramani' i Elbasanit u ekzekutua brenda në makinë, automjeti i autorëve me targa të vjedhura
Viktima Emiliano Ramazani është vrarë në mjetin tip "Ford Focus" me targa AA 945 DG. Ai është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve. Makina tip ”Volkswagen&rdq
20 Korrik 2020, 17:41 -
Vrasja në Elbasan, policia: Autorët dogjën makinën dhe u zhdukën në kodrat me ullishte
Policia jep informacionin zyrtar për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”. Rrethanat e vrasjes së 39 vjeçarit janë ende të paqarta."Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper,
20 Korrik 2020, 17:31 -
Autorët djegin makinën që përdorën për vrasjen, flakët përfshijnë ullishten në Elbasan
Report Tv siguron pamjet e makinës që autorët përdoren në vrasje dhe më pas i vendosën zjarrin duke e djegur në zonën mes Paprit dhe Vidhasit rrugës për në Peqin. Makina është tip ”Volkswagen”. Nga flakët ka marrë zjarr edhe ullishta.
20 Korrik 2020, 17:16 -
Larja e hesapeve trondit Elbasanin, ekzekutohet me 5 plumba i skeduari për kokainë, i përfshirë në disa atentate! 3 autorët djegin makinën, brenda gjenden dy kallashnikovë
Ekzekutohet në Elbasan i skeduari për heroinë dhe kokainë, Emiljano Ramazani. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e djegur janë gjetur dy kallashnikovë të djegur, policia dhe prokuroria e Elbasanit thonë se viktima është qëlluar me pistoletë.
20 Korrik 2020, 16:52