Rrëfimi i nënës së vrasësve: Isha e lidhur me taksistin që vranë djemtë e mi…

Rrëfimi i nënës së vrasësve: Isha e lidhur me taksistin që vranë djemtë e mi…

Viktima, Abdulla Budlla

Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore. Madje njëri prej tyre kur e kishte marrë vesh në fshat, ishte larguar nga banesa për dy vite duke jetuar jashtë vendit. Por çështja që i ka vënë kapak, ka qenë një telefonatë me familjarin tjetër që jeton në Angli dhe që ju kishte thënë “Dulla ka tentuar të ngacmojë edhe motrën”. Kaq ka mjaftuar që më i rrituri prej tyre, të nxjerrë armën e fshehur, ta fusë në thes dhe të urdhërojë më të voglin për të dalë nga shtëpia. Dy të rinjtë Saimir Shera i moshës 32 vjeç dhe i vëllai i tij më i vogël Arsil Shera 20 vjeç do të dalin para gjykatës për akuzën e vrasjes me paramendim të Abdulla Budllës. Ata përdorën një makinë me qira pohoi një burim i gazetës Si pranë Departamentit të Hetimit të Krimeve, mjet të cilin e morën në datën 3 gusht duke ia marrë shtetasit Gersian Cela. Të njëjtat burime shtojnë se mjeti me ngjyrë gri shfaqet në kamerat e sigurisë dhe nga puna hetimore e agjentëve, u zbuluan edhe targat duke shkuar më pas në agjencinë që jep makina me qira. Kur agjentët i pyetën administratorët e subjektit Rent A car Greisi ata pranuan menjëherë se kujt ia kishin dhënë me qira mjetin duke treguar identitetin e dy vëllezërve. Pa fjalë i ka lënë agjentët e policisë më pas rrëfimi i M. Sherës, që është nënë e nëntë fëmijëve mes tyre edhe e dy vëllezërve. Gruaja ka pranuar tradhtinë me taksistin e vrarë Abdulla Budlla i moshës 71 vjeç. Gruaja ka dalë në pension si nënë me shumë fëmijë dhe mësohet se ajo i kishte çuar madje mesazh viktimës pasi fillimisht kishte mësuar që viktima kishte pësuar aksident.

“E mora vesh për aksidentin, inshallah ke shpëtuar mirë”, – deklaron t’i ketë shkruar e moshuara, pa e ditur se ndërkohë ai ishte vrarë nga dy djemtë e saj. Gruaja shton se më pas i kishte qenë në varrim viktimës dhe se gjatë ceremonisë vriste mendjen se kush mund ta kishte bërë krimin. Nëna e dy djemve të arrestuar pranon sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës Si pranë Policisë së Tiranës se kishte pasur një lidhje intime gjashtë vite më parë me viktimën dhe se këtë histori e dinte vetëm njëri nga të afërmit e viktimës. “Lidhjen me Dullën e justifikonim si lidhje miqësore  dhe shpeshherë e merrja si taksist për të mos rënë në sy, – shton më tej e moshuara, ndërsa tregon se shpesh pinë edhe kafe me viktimën ‘si moshë e thyer që ishim’. Gruaja tregon sipas burimeve se vajzat i kishin tërhequr vëmendjen por ajo u kishte thënë se “është njeri i mirë nuk i ka bërë keq njeriu”. Gruaja tregon se pas apelit të vajzave, i kishte kërkuar viktimës që të takoheshin sa më larg në lagje dhe se prej një viti apo një viti e gjysmë ajo ishte distancuar disi. Një ditë para ngjarjes rezulton sipas burimeve të gazetës Si që bazohen në rrëfimin e të moshuarës, gruaja i kishte shkruar se duhet ta çonte në tregun e Laprakës dhe se Abdullai i kishte shkruar “nuk vij dot se kam vajzën e tezes që po merret me letrat e tokës”. Gjatë asaj dite gruaja ka vazhduar planin duke shkëmbyer mesazhe dhe rreth mbasdites mesazhi i fundit që Dulla i kishte nisur ishte “këtu jena na”.

Nëna e dy djemve kujton se teksa po punonte në bahçe kishte dëgjuar krisma. “Disa nga fëmijët ishin në shtëpi, Arsili djali i vogël ishte në punë në Rinas, fillimisht mora vesh që Dulla kishte bërë aksident, më vonë provova t’i bie, por e kishte telefonin fikur”, rrëfen nëna e dy djemve në polici. Kur është mësuar se 71-vjeçari ishte qëlluar me armë, e moshuara tregon se i kishte pyetur djemtë e saj nëse e kishin vrarë ata, por djemtë i janë përgjigjur “nuk kemi lidhje me këtë punë”, citojnë burimet për Gazetën Si.

“Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhunonte dhe konsumonte alkool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton për babain e fëmijëve e moshuara.

Djali: U largova nga Shqipëria prej fjalëve, ai ngacmoi dhe motrën. Ishte e padurueshme

Saimiri i tregon policisë se fshati ku ai jeton me familjen, por edhe fshatrat përreth zienin prej kohësh nga fjalët për lidhjen me të ëmën dhe Abdullain. Ai tregon se i moshuari kishte përfituar nga miqësia dhe hapja e dyerve në shtëpinë e tyre. Ai shërbente si taksist në shtëpinë tonë, pasi kemi një motër sëmurë. Kur ma thanë në fshat u trondita, e pyeta nënën por ajo heshti. Kalova në depresion dhe dy vjet ika në Greqi, nuk mundesha dhe kalova ne stres dhe me probleme mendore nga kjo histori. Në shtëpi kisha të fshehur një automatik që prej vitit 1997, pasi jemi në hasmëri me një fis tjetër. I riu tregon se ditën e ngjarjes kishte folur më të vëllain në Angli që i kishte treguar se veç nënës i moshuari kishte tentuar të ngacmonte edhe motrën.

“Motra kishte qarë në telefon, e tronditur kishte folur me motrën tjetër që jeton në Itali, motra ia kishte thënë vëllait në Angli. Sapo e mora vesh u nisa për të folur me motrën. Rrugës m’u errën sytë. I thashë vëllait të vogël Arsilit jepi makinës. Tek kryqëzimi kam parë Abdullain, i thashë ndale makinën. Mora armën që e kisha futur në një thes dhe e qëllova. I thashë vëllait ec në drejtim të Fushë Krujës, ai filloi të dridhej dhe mu lut obobo ç’na bëre hajde të dorëzohemi në polici”. I riu tregon se nuk kishte pranuar, por kishte vazhduar udhëtimin, kishte pirë kafe për t’u qetësuar, pasi edhe vetë dridhej dhe nuk qëndronte dot në këmbë dhe më pas, sapo kishte parë një kamion skrapi e kishte flakur armën aty.SI

1596698339_rinasifoto001.jpg

Autorët Arsil dhe Saimir Shera

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A.R.P.D: 10/08/2020 07:54

    Kto gjona shpresoj qe te mos i provoj njeri.. Por si djal nane , si burr dhe zot Shtepie them, nga pa zotesia e nje kryefamiljari ndodhin gjona qe nuk duhet te ndodhin. nje burr qe rrin gjith diten ne klub dhe kthehet ne shtepi dhe vetem shton vathen me fukarallek, sigurisht qe grate zbasin kaptinen majtas e djathtas per te cu familjen perpara, dhe koha ka tregu qe shum femra (te reja ne mosh apo te moshuara) bien pre e shfrytezimit seksual per interesat e familjes... Sot ne 2020 nuk vritet as Nana ,as baba, as motra edhe as vellai o dikush tjeter per probleme te dobeta, sic thekson edhe nje zonje me lart, kur martesa nuk ka ndjenja dhe rrespektohet prej ligjit , ligji esht ai qe duhet ti ndaj kta pune pa sherr. Tani e tutje jeta e dy familjeve per vendin ku jetojm edhe njerezit qe na rrethojn, nuk kan me qetesi dhe liri, por AGONI. UROJ QE TE MOS JET KSHU SIC MENDOJ UN POR NJE SHPREHJE E VJETER THOT ( MIR SE ME NGORDHI KALI POR SME LEJN REHAT MIZAT) Per ta terheq nje kamez Arme thonin ne kohet e perparme duhen 7 Pen Qe, tani ka alkol edhe lokal nuk ka me mexhelise ku i riu ulet me nje cep edhe njigjon e meson nga te mencurit!!! Uroj qe zoti ti ndihmoj edhe tju japi forc e kurajo qe ta perballojn kte situate te ashper per gjith jeten !!!

    Përgjigju
  • Nazig: 08/08/2020 13:37

    Kërkoj nock e hëngri rock

    Përgjigju
  • Merakliu: 08/08/2020 10:07

    E pa ngopur paska qen buqja 9 femije 60 vjeqe dhe dashnorin,hajde kurv plake po e re qa ka bere kjo lloj mostre.

    Përgjigju
  • Leci: 08/08/2020 06:02

    Pse more Te zinjte ju nuk e vrate edhe buqen tuaj, se ajo prap do vazhdoje zanatin me gjdo lloj qeni si ti dale para.

    Përgjigju
  • Luan Preldakaj: 08/08/2020 04:39

    Plumb balli kishte dashtë e ëma turp i madh, nuk është nënë ajo qe bën kshtu....

    Përgjigju
  • Iris: 08/08/2020 02:24

    Kjo histori eshte nje shembull I trishte I tragjedive te shkaktuara nga mendesia patriakale-orientale e shqiptareve .Shkaku I kesaj tragjedie eshte bashkeshorti I cili pinte e dhunonte gruan.Asnje nga keta <<asganet trima>>te mamase nuk dolen ne mbrojtje te nenes se tyre kur burri-zot e dhunonte ,por donin qe t'i rrinte besnike si qen ketij burri qe e trajtonte si skllave.Jo vetem kaq por per hir te femijeve dhe zakoneve prapanike shqiptare ,kjo grua duhej te rrinte nen nje cati e nen nje lidhje martese e mbetur vetem ne leter,me dhunuesin.Kjo eshte pra mendesia e anadollakeve tane:burri te beje c'te doje,femra eshte prone e burrit.Ajo nuk u divorcua se anadollaket tane te perflasin dhe dashnorin do ta vrisnin si do qe te ishte.Njerez injorante,nuk ju zinte gjumi se Budlla u preku nderin.Nderi I nenes tuaj morri fund qe kur shikonit babane qe e keqtrajtonte dhe nuk tregonte pike respekti per te dhe ju e vuloset me vrasjen qe bete.Jeni me fat qe jetoni Akoma ne kete pjese te<<ANADOLLIT>>se te ishit ne vendet e perendimit ,do ta shikonit sa vlere do kishte mbrojtja e nderit tuaj te qelbur.

    Përgjigju
    • USA: 09/08/2020 01:36

      Hallall Iris. Drejt ke fol.

    • eri: 08/08/2020 15:00

      kur te vish te jetosh vetem nje muaj ne usa do te shikosh perendimin me sy e dashur,por perpara jo,mos fol kur sdi gje,me vjen keq per djemte qe moren veten ne qafe per nje nene plehre qe kushedi ci ka bere femijeve per tu mbyllur gojen,vetem zoti e di,ai i ardhte hakut asaj plake

    • marko: 08/08/2020 13:03

      Justifikon tralletine me faktin se ai ka pire alkool i shoqi. Paragjykon te paragjykuarin, kjo me shume mundesi mund ta kete tradhetu qe ne fillim e mund ta kete shtyre te shoqin te pije e ta trajtoje keq? Nuk e merr ne konsiderate ket opsion? Nuk je me e mire se sa gjithe te tjeret ketu poshte qe po paragjykojne pa dite si jane gjerat. Kjo qe ben ti eshte mbeshtetje ne mes b...

    • Ada: 08/08/2020 10:15

      Iris ke folur drejt. Mire do ishte te largoheshin me shtepi per te shpetuar nga ndikimi I opinionit. Nena eshte njeri dhe ka te drejte te lidhet me ate qe I do zemra, vejushe eshte. Asnje nuk ka te drejte te nderhyje ne jeten e saj. Nderi I burrit varet nga marredhenia dhe sjellja e drejte me te tjeret. Sekush te shikoje jeten e tij.Jeta eshte dhurate nga Zoti....Ai na e jep dhe ai na e merr

  • Mondi: 07/08/2020 23:56

    Mir qe keni vra ket qenin more buadallej , po bushtren pse nuk e vrat more Te mrej se ka qen plot verdall , tashi do i mshoje bushtra me ke qen ti dale para syve.

    Përgjigju
  • dori: 07/08/2020 21:16

    ne gjykimin tim cunat jane te pafajshem. kujtdo do ti erreshin syte dhe do vriste pasi rrethanat jane te tilla. ndersa e ema qe turperoi dhe coi ne burg djemt e saj duhet te vrasi veten

    Përgjigju
  • Dari: 07/08/2020 16:43

    Mos i ndodhte askujt ,kjo edhte e padurushme i moren ne qafe dy djem te rinj

    Përgjigju
    • Tedari: 08/08/2020 03:02

      Kush I mori ne qafe dy djem te rinj. Moren veten me qaf. Nuk shkuan te rrifnin nenen e tyre (qe prap nuk eshte e drejte) por shkuan e vrane burrin e huj sikur e zuri me dhune.

  • Tralala: 07/08/2020 16:02

    Eh more jaran doje pilaf ti ee .. ike si qen le edhe femijet me hasem ..donte pilaf jarani haha

    Përgjigju
  • Artani: 07/08/2020 14:56

    Sa mire ja paskan berw qenit...padka rene ne hundelesh...pushks top ju befte more bij...

    Përgjigju
    • Ali: 08/08/2020 14:27

      Artan ti thua qe ja bene mire por a e kupton se ku e cuan familjen e tyre i nxoren namin edhe motres qe sa te kene jete i vune nji njolle motres dhe ta mbajne ne shtepi se nuk e mer njeri

    • Leta: 08/08/2020 14:04

      po plaka kurve do mbytur ku ka grua me nente femije djemte bura te kete dashnor asaj duhet ti pritet koka dhe ti varet pa le aqe e perdale eshte sa e pranon qe e ka pasur dashnor ptuu putana e mutit vriteni nuk meriton te jetoje

  • Bitch: 07/08/2020 14:47

    Pse nuk vrate nenen qe eshte vk e la lene mendja, Po ca fajin kane burrat kur i ofrohet femra Qofte kushdo nena juaj apo motra !!! Po njerz legena... me k**** se nena jeni. Prap nena shkrete do "dem" eshte e thjesht do marri taksi tjeter.. Shkoni vrisni gjithe taksistat e shqiperise plera!

    Përgjigju
    • Aman aman: 07/08/2020 16:29

      Sakte,nuk vrasin bucet qe tundin bishtin ...po mos donte mammaja e shkrete me 9kalamaj ai nuk e kapi me zor.Tani mami do bej qejf bashke me vajzat,se cunave ua gjeti vendin.

  • Loni: 07/08/2020 14:07

    E degjeneruar e shkaterrove ate familje qe iku edhe vete... Njerez pa moral. Divorcohu edhe bej cte duash. As un nuk do ta duroja nje gje te tille nese do me ndodhte. Gjths sedra shqiptare egzistoka.

    Përgjigju
    • besa: 08/08/2020 05:46

      Eshte veshtire te zbutet krimi me keto rrefime. Perkundrazi mund ta rendoje me shume. Vrasjen nuk deshiroj ta justifikoj ne asnje rrethane, por keta dy djem me dhimbsen. Nuk arrij te kuptoj nje nene ne moshe qe poshteron ne kete forme veten dhe femijet. Sa poshte ka rene morali. Dhe cfare justifikimi, po rri me burrin per femijet nderkohe po i marr ne qafe, ca ne burg ca te ngacmuar, ca per turp.

    • Aman aman: 07/08/2020 15:59

      Namin e kane femrat e qyteteve qe u vene epitete pafund por keto te fshatarave jane te papara,i bejne keto pislleqe aty ne aq rreth te ngushte e te mbyllur,le pastaj kur vijne ne qytet.Nderin femra nuk e ka per burrin por per vete ne rradhe te pare,fshihen pas nje vesibte burrit por ne te vertete jane shume me te ndyra.Dua te flas pambarim per keto monstra...kur shesin nderin e tyre arrijne te bejne dje shume te tjera me keq.Per cunat me vjen keq se nuk e meriton nje femer e tille qe e mbyllen jeten e tyre pas hekurave te burgut.

    • Loni: 07/08/2020 14:58

      Me mendimin tend jam edhe un

    • Peti: 07/08/2020 14:51

      Jam i bindur jane gjitha sajesa per te zbutur krimin e te bijve.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë