-
-
U shkarkua pasi lejoi fejesën në anijen ushtarake, Artur Meçollari padit Shtabin dhe Ministrinë e Mbrojtjes: S'e lejova unë ceremoninë private
U hoq nga drejtimit si numri një i forcave të armatosura detare, Artur Meçollari i kërkon gjykatës të jap komandën e kapitenit të marinës shqiptare. Padia e Meçollarit është regjistruar pak ditë më parë në gjykatë, ku ai ka paditur ish eprorët e tij shtabin e përgjithshëm të ushtrisë dhe ministren Olta Xhacka.
3 Tetor 2020, 13:35 -
Meçollari: Marrëveshja e vitit 2009 mbi det, për shkak të parimeve të aplikuara, ishte me e keqja e mundëshme
Nje deklaratë e kryeministrit Miçotaqis në Parlamentin e Greqisë për zgjerimin e gjerësisë së detit territorial të Greqisë në Detin Jon dhe Mesdheun Qëndror ndezi gjakrat në Shqipëri. Harta dhe skema filluan të shfaqen ku tregonin se ujrat detare greke do të shtriheshin deri në Himarë dhe në Kanalin e Otrantos. Shumë njerëz mund të jenë vertet të shqetësuar, por delimitimi i hapësirave detare midis shteteve është shkencë e mbështetur në të drejtën ndërkombëtare.
29 Gusht 2020, 18:40 -
-
'Blofi i radhës i PD'/ Sot e quan njeri me rrezik për sigurinë kombëtare, si e vlerësonte Xhemal Gjunkshi Artur Meçollarin në 2018: Jashtëzakonisht i kualifikuar
Ish- zëvendës komandantin e Forcave Detare, të liruar një ditë më parë nga detyra, Gjunkshi e quan si një njeri me vese, hedh akuza se ka vjedhur, se gjobit peshkatarët, se jep grada sipas njohjeve që ka, por duket se nuk ka qenë i këtij mendimi një vit më parë. Teksa sot hedh baltë për figurën dhe profesionalizmit e tij, në 2018 Gjunkshi e ka vlerësuar për përgatitjen ushtarake.
9 Gusht 2020, 12:01 -
Lirimi nga detyra i Meçollarit/ PD: Rrezik për sigurinë kombëtare! Bashkëpunonte me atashetë e huaj jo të NATO-s! Hetojeni
Lirimin nga detyra të zëvendës komandantit të Forcave Detare, Artur Meçollari një ditë më parë, e ka komentuar edhe Partia Demokratike. Në një reagim ish deputeti i selisë blu, njëkohësisht ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Xhemal Gjunkshi thotë se Artur Meçollari është aktivizuar në Forcat e Armatosura nga qeverisja e Partisë Socialiste, pasi ishte përjashtuar në 2013 për veset e tij, që sipas Gjunkshit, përbënin rrezik për sigurinë Kombëtare.
9 Gusht 2020, 10:54 -
'E zbukuruar me lule'/ Plan për festë në anijen e Rojes Bregdetare, lirohet nga detyra zv. komandanti i Forcave Detare! Meçollari për Report Tv: Ja e vërteta (VIDEO)
Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv. komandantit të Forcave detare, Artur Meçollari! Report Tv mëson se Meçollari është liruar nga detyra me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
8 Gusht 2020, 14:58
