-
Të premten sfida me Laçin, te Vllaznia të bindur: Rikthehemi te fitorja! (VIDEO)
Pas dy barazimeve te Vllaznia janë besimplotë se në ndeshjen kundër Laçit do të rikthehen te fitoret. Trajneri i shkodranëve shprehet se janë gati për tre pikët, ndërsa uron që mos të ketë shi gjatë zhvillimet të takimit.
4 Shkurt 2021, 16:13 -
Tifozët bëjnë festë pas fitores me Teutën, trajneri i Vllaznisë: Ishim më të mirët në fushë
Skuadra kryesuese e Superligës, Vllaznia, ka fituar 1-0 kundër Teutës për llogari të javës së 13 të kampionatit. Tre pikët kanë sjellë një atmosferë elektrizuese në Shkodër, ndërkohë që drejtuesit e skuadrës shprehen të lumtur për diferencën 9 pikë të krijuar me dnjekësit.
9 Janar 2021, 11:02 -
Vllaznia-Teuta ndeshja e parë për 2021! Te shkodranët prezantohet Avdiaj, futbollisti: Nuk dua të flas për Tiranën (VIDEO)
Vllaznia-Teuta është ndeshja e parë e Superligës për vitin 2021. Në prag të kësaj sfide trajneri i shkodranëve thotë se shpreson që skuadra të vijojë me të njëjtën formë si vitin e kaluar. Sakaq drejtori sportive ka prezantuar blerjen e parë në merkato, Albion Avdiajn, sulmuesin të marrë nga Tirana.
7 Janar 2021, 14:51 -
Te Vllaznia të ekzaltuar pas fitores me Partizanin: Mund te vij edhe Balaj! Olsi Rama: Na mundën me 600 tifozë (VIDEO)
Te Vllaznia janë shum të ekzaltuar pas fitores me Partizanin. Madje sponsori Alban Xhaferri jep lajmin se shkodranët në janar mund të nënshkruajnë me sulmuesin e kombëtares Bekim Balajn. Ndërkohë te Partizani drejtori Olsi Rama thotë se në rezultat ndikoi prezenca e shumtë e tifozëve Shkodranw në stadium në kohë pandemie.
14 Dhjetor 2020, 12:39 -
Fitorja me Vllazninë, zv/trajneri i Kukësit: Jemi për titull, ky rezultat dedikim për Gegën (VIDEO)
Trajneri i Vllaznisë nuk e bën dramë humbjen e parë në kampionat që rastiti me Kukësin. Ndërkohë në kampin verilindor thonë që e prsinin këtë rezultat, ndërsa fitoren ia dedikojnë trajnerit Skënder Gega, i cili pavarësisht se ndodhet në terapi për kurim nga koronavirusi e ndoqi ndeshjen nga telefoni.
30 Nëntor 2020, 11:04 -
Ilir Daja trajner i Partizanit, gjermani Thomas Brdaric i Vllaznisë! Të dy prezantohen nesër nga ekipet respektive
Ilir Daja është trajneri i ri i Partizanit, ndërsa prezantimi zyrtar do të bëhet ditën e nesërme në orën 11:00. Edhe Klubi i Vllaznisë do të prezantojë ditën e nesërme trajnerin gjerman Thomas Brdaric.
9 Gusht 2020, 21:30
