-
Komisioni i Posaçëm/ Gjiknuri i përgjigjet Metës nga Vlora: Anti-kombëtare akuzat e 'Dick Marty', presidenti flet si dikush që synon kryeopozitarin
I pranishëm në ceremoninë e 76 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, deputeti i PS Damian Gjiknuri, pasi vlerësoi 29 nëntorin si ditën e sakrificave të mëdha të popullit shqiptar për liri, reagoi edhe për prononcimin e presidentit Ilir Meta një ditë më parë nga Vlora, i cili tha se ngritja e komisionit hetimor per raportin e 'Dik Marty' është tradhti kombëtare.
29 Nëntor 2020, 12:20 -
-
Komisioni për raportin e Dick Marty, Gjoni: Duan të bëjnë vetëm lojra politike! Klosi: Jemi vonë, askush nuk priste akuza aq të rënda
Akt antikombëtar e ka cilësuar deputeti i opozitës Ralf Gjoni ngritjen e komisionit të posaçëm për raportin e Dick Marty-t. Në një intervistë në emisionin Repolitix, ai tha se PS refuzon të dënojë gjenocidin e bërë nga Serbia në Kosovë ndaj ka miratuar ngritjen e këtij komisioni dashakeqës.
26 Nëntor 2020, 22:46 -
Repolitix/ Balla i përgjigjet PD-së: Tradhtinë e bëtë ju në 2011! Komisioni për raportin e Dick Marty-t s'ka qëllim hetimin, por mbledhjen e fakteve mbi këtë çështje
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha se ngritja e këtij komisioni nuk ka për qëllim të hetojë, pasi atë e bën prokuroria, por është një Komision faktmbledhës i të gjitha materialeve lidhur me raportin e Dick Marty-t dhe akuzat e ngritura prej tij se UÇK ka kryer krime lufte në vendin tonë gjatë 1998-1999. Në lidhje me akuzat e Edi Palokës së ky komision është tradhti kombëtare, Balla tha se "e vetmja tradhti kombëtare është të votojë përfaqësuesi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, rezolutën e Dick Marty".
26 Nëntor 2020, 22:26 -
Berisha votoi pro raportin e Dick Marty në KiE, Paloka kundër hetimit nga Kuvendi: Tradhti kombëtare
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e ka cilësuar tradhti kombëtare nisjen e një hetimi nga Kuvendi për raportin e Dick Marty, për të hequr baltosjen e luftës së UÇK. Paloka shkruan se ky është vetëm një shërbim i fundit që Rama i bën zëdhënësit të Millosheviçit.
26 Nëntor 2020, 20:49 -
Raporti i Dick Marty për luftën e UÇK/ Kuvendi miraton Komisionin e Posaçëm! Balla: S'do hetojmë Bashën për rolin e tij! Demokratët t'i kërkojnë llogari
Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në. Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ky Komision nuk ka për qëllimin hetimin e kryedemokratit Basha, por pastrimin e imazhit të Shqipërisë nga akuzat.
26 Nëntor 2020, 13:56 -
-
Komisioni i Posaçëm për 'burgjet' e UÇK-së/ Balla: Basha të qetësohet se s'do e hetojmë! U takon demokratëve t'i kërkojnë llogari për rolin e tij (VIDEO)
Në fjalën e tij në Kuvend, Balla iu drejtua kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se duhet të qetësohet pasi ai nuk është pjesë e hetimit, por shtoi se demokratët duhet të ngrihen dhe t'i kërkojnë llogari për rolin e tij.
26 Nëntor 2020, 13:14
