-
Pas Lushnjës edhe në Durrës kërkojnë 'koalicion Basha-Berisha' për vendoret! Burime për Report Tv: Demokratët duan kandidat të përbashkët për kryebashkiak
Demokratët që mbështesin Sali Berishën kanë sot afatin e fundit për shpalljen e emrave pretendent pranë Komisionit të Rithemelimit, emra të cilët pritet të miratohen për të kaluar më pas në një tjetër fazë, atë të përzgjedhjes së një kandidati për zgjedhjet e datës 6 mars Burime të brendshme Report Tv ka zbuluar se PD dega Durrës, do të dalë me një emër të përbashkët, për të përfaqësuar të dyja grupimet Basha-Berisha.
24 Janar 2022, 10:29 -
Paloka shkoi për syze dhe nxorri dy herë sytë
Një deklaratë e tillë nuk përbën aspak çudi. Manipulimet e votave brenda partive politike dhe fushatave zgjedhore e kanë zanafillën kohë me parë dhe vazhdojnë me ritme më të forta sot. E megjithatë kjo deklaratë është e rëndë, jo për faktin e thjeshtë se në PD ka patur manipulime, por për dy arsye të tjera.
23 Janar 2022, 17:24 -
Paloka pranoi manipulimin e votave e zgjedhjeve për kreun e PD korrikun e kaluar, Kadilli: Jam viktimë e vjedhjes së votave, Basha të largohet bashkë me elitën drejtuese të partisë
Fatbardh Kadilli e ka cilësuar veten viktimë të zgjedhjeve për kryetar të PD në korrikun e kaluara, një ditë pasi Edi Paloka pranoi manipulimin e votave gjatë këtij procesi në favor të Lulzim Bashës.
23 Janar 2022, 16:02 -
Edi Paloka inkriminon veten: Manipulova votat për zgjedhjen e Bashës kryetar të PD-së! (Tërhiqet nga lëvizja e Berishës?)
Edi Paloka, në përpjekje për mbrojtur Sali Berishën në këtë përballje, ka pohuar se ka manipuluar votat e anëtarëve të Partisë Demokratike për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar në zgjedhjet e fundit para pak muajsh. Ai ka inkriminuar veten e tij për të argumentuar arsyen se përse nuk është pjesë aktive e Komisionit të Rithemelimit.
22 Janar 2022, 22:37 -
-
Basha: Projekti i Portit të Durrësit provë korrupsioni! Oligarkët që 'ushqejnë' Edi Ramën dhe 'Foltoren' do të na kenë përballë
Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me demokratët e Durrësit deklaroi se është kundër projektit të Portit të Durrësit. Basha theksoi se nuk do të lejojë oligarkët që shkojnë e vijnë mes trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë ‘Foltoren’ dhe
22 Janar 2022, 18:25 -
Basha: Shpallja 'non grata' e Berishës ishte një 'shok' për ne, por shkeli vijën e kuqe! Tentoi të çojë demokratët në gjakderdhje më 8 janar
Në një takim me demokratët e Durrësit, kreu i PD, Lulzim Basha, 'sulmoi' sërish ish-kryeministrin Sali Berisha ndërsa theksoi se ky i fundit lufton vetëm për interesa personale. Basha komentoi shpalljen non grata nga SHBA të Berishës ndërsa theksoi se në fillim ishte një 'shok' për të gjithë, por ish-kryeministri
22 Janar 2022, 18:03 -
Mbështetësi i Berishës: Kandidati ynë do të fitojë në 6 mars në Durrës, po humbëm fajin do e ketë Basha
Një grup protestuesish, mbështetës të Sali Berishës e kanë pritur me protesta Lulzim Bashën në Durrës, ku shprehen se janë të sigurt se do të fitojnë në 6 mars, e megjithatë nëse humbin, mesa duket nuk do të mbajnë përgjegjësi, por sërish fajtor do të bëjnë Lulzim Bash&e
22 Janar 2022, 17:17 -
Zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit, Basha-Berishës: Çfarë primaresh do bësh ti? A ka njeri që s'i njeh kulisat e 'Foltores'? Mesazhi i fshehur që i përçoi ish-kryeministrit nga Durrësi
Lulzim Basha e ka komentuar me ironi vendimin e Sali Berishës për primare në parti për kandidatin e Durrësit. “Ku i pyete ti demokratët”, tha Basha nga Durrësi, e ndërsa është shprehur se shpallja ‘Non Grata’ e Berishës ishte një ‘shok’ në fillim, por tashmë është shndërruar në një vijë të kuqe ndarëse mes tij dhe PD! Edhe kësaj here, Basha u prit me protesta, ku mes mbështetësve të dy palëve nuk munguan fyerjet.
22 Janar 2022, 16:58 -
Basha: Berisha simbol i korrupsionit që po i vjen vërdallë Shqipërisë, 'virozë' që do bëjë ciklin e vet! Më 8 janar tentoi t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij
Për Bashën, Berisha është një 'virus' që do të bëjë ciklin e tij e detyrimisht do të ketë dhe pasojat. Duke u kthyer edhe njëherë te protesta e dhunshme e 8 janarit, Basha tha se Berisha ishte gatu t'i vinte flakën selisë së PD-së, vetëm për karrigen.
22 Janar 2022, 13:31 -
Deputeti Sula në 'Pa Protokoll': Nëse KQZ regjistron kandidatët e Berishës dhe jo tanët, do të bëj fushatë për ato kandidatë
Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula deklaroi në 'Pa Protokoll' në Report Tv se nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i regjistron kandidatët e PD-së zyrtare por ato të lëvizjes së Berishës ai vetë do të bënte fushatë për t;i mbështetur ato që të fitonin kundër sociali
21 Janar 2022, 22:12 -
'Lufta' në PD, përplasen në 'Pa Protokoll' Baçi dhe Sula! Deputeti i PD: Të bëjmë 'armëpushim' për zgjedhjet! Mbështetësi i Berishës: Votove ti të përjashtohem unë?! Le nam, mos dil më pro Bashës
Situata në Partinë Demokratike, ndarja në 2 kampe edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore në 6 bashki më 6 mars, është tema e diskutimit sonte në 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu. I ftuar në studio nga krahu i Lulzim Bashës është deputeti Dash Sula, i cili dha për herë të parë idenë e një 'armëpushimi për 6 marsin' mes palëve.
21 Janar 2022, 21:45 -
Njerëzit e Berishës, mbledhje në zyrat e PD në Korçë, çelësin ia marrin pronarit të godinës! Ristani: Do rrimë gjatë këtu, bëjmë koalicion me LSI-në në vendoret e pjesshme
Në Korçë mbështetësit e Sali Berishës kanë zhvilluar mbledhjen brenda zyrave të PD-së në këtë qytet. Sipas informacioneve Arben Ristani dhe mbështetës të tjerë çelësin ia kanë marrë marrin pronarit të ndërtesës.
21 Janar 2022, 21:05 -
-
Mbështetësit e Berishës e kërcënojnë me jetë, video kur Basha zbret në terren me masa shtesë sigurie, fuoristrada e tij me fenelina! Policia për Report Tv: I ka pa leje, makinat s'janë të Gardës
Teksa mbështetësit e Berishës sa vijnë dhe shtojnë dozën e kërcënimeve ndaj tij, ku u kërkojnë demokratëve ta rrahin dhe ta helmojnë, kryedemokrati ka shtuar masat e sigurisë, ku në takimet që zhvillon ka një prezencë më të lartë të efektivëve të policisë, ndërsa Range Rover me të cilin udhëton është i pajisur me fenelina policie.
20 Janar 2022, 21:12 -
Zgjedhjet në 6 bashki, Salianji: PD gati për të fituar! Demokratët nuk duhet të gënjehen nga 'Foltorja'
Ndalur te Sali Berisha, Salianji tha se demokratët nuk duhet të gënjehen nga 'Foltorja', ndërsa për hyrjen e ish-kryeministrit dhe mbështetësve të tij në zgjedhje, ai u shpreh se nuk mund të regjistrohesh në mënyrë institucionale me fjalë.
20 Janar 2022, 20:01 -
Zgjedhjet në 6 bashki, Komisioni i Rithemelimit propozon deri tani 7 kandidatë për Lushnjën, zbulohen 3 më të spikaturit: Vendos anëtarësia kush do përfaqësojë demokratët
Komisioni i Rithemelimit deri tani ka propozuar 7 emra si kandidatë për Bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e 6 marsit. Emrat do i nënshtrohen një votimi nga anëtarësia e PD-së ku do të vendoset për emrin përfundimtar. 3 nga emrat më të spikatur janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.
20 Janar 2022, 18:57 -
Ekskluzive/ Deputetët e ‘Foltores’ futën makina luksoze pa doganë! Benza të tipit të fundit dhe Range Rover, emrat nga Këlliçi, Noka tek Spaho dhe Paloka
Deputetët e grupit të Berishës sapo morën mandatet shfrytëzuan privilegjet duke sjellë makina luksoze nga Kanadaja, Gjermania dhe Zvicra pa paguar detyrimet doganore, paguanin kredi si të pastrehë dhe nga ana tjetër futën automjete të shtrenjta.
20 Janar 2022, 17:23 -
Dështon protesta e mbështetësve të Berishës, Basha takim me demokratët në Kurbin: Ata që duan të përçajnë PD, u themi ndal ose jashtë
I prerë u tregua kryedemokrati Lulzim Basha nga Kurbini me mbështetësit e Sali Berishës, teksa tha se për ata që duan të përçajnë PD ka dy rrugë: ose të ndalojnë ose do të nxirren jashtë.
20 Janar 2022, 16:24 -
