-
Pjesë e grupit të Laert Haxhiut/ Akuzohej se siguroi kushtet për të kryer vrasje, Kristi Bixheku lirohet nga qelia! Si iu ulën vitet e dënimit
SPAK kishte zbuluar prova që e çojnë 30-vjeçarin në konsumimin e veprave penale të “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
7 Tetor, 15:44 -
'Saliu i vrau një nga një', avokati i Haklajve flet për 'arkivimin'e dosjes 'Tropoja' në Report TV: SPAK po e përjashton Berishën nga përgjegjësia! Nga 24 dëshmitarë pyeti vetëm 4
Pezullimi i dosjes "Tropoja" sipas avokatit Idajet Beqiri, po e nxjerr Sali Berishën nga përgjegjësia penale për vrasjet e Haklajve. Në "Studio Live" në Report TV, avokati i familjes akuzoi SPAK se nuk ka kryer hetim të plotë, ndërsa pretendoi se nga 24 dëshmitarë të paraqitur janë pyetur vetëm 4.
5 Tetor, 19:29 -
Kapet në flagrancë, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet për korrupsion! I kërkoi 400 mijë lekë një kompanie
Administratori i kompanisë shtetërore Eco Elb e cila ka në menaxhim dhe inceneratorin e Elbasanit, është arrestuar sot nga Prokuroria e Posaçme. Leli Kaja u prangos në flagrancë pak pasi kishte marrë 400 mijë lekë të rinj, të cilat ia kishte kërkuar në formë ryshfeti një kompanie private.
5 Tetor, 18:11 -
Ambasadori amerikan takim me Brahon dhe kreun e BKH-së: Në fokus lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës! S’përmend korrupsionin
Ambasada e SHBA-së thekson se partneriteti mes dy vendeve tona kontribuon për një të ardhme më të sigurt për të dy kombet. Në fokus të takimeve ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
5 Tetor, 17:42 -
Dyshohet se e fshehu për llogari të Ballukut, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Igli Tares për heqjen e sekuestros për vilën në Palasë
Vila në Palasë e sekuestruar në 9 shtator, e cila sipas SPAK-ut është në “pronësi faktike” të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishte projektuar që në fillim për të qenë sa më luksoze, me pishinë dhe vaska hidromasazhi si ato të hoteleve të shtrenjta në ishullin e famshëm grek Santorini.
5 Tetor, 16:18 -
'Po i prisni krahët SPAK-ut', Tabaku kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Qeveria është në konflikt interesi
Gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, deputetja e PD-së thotë se propozimet cenojnë reformën në drejtësi, lirinë e medias dhe luftën kundër korrupsionit.
5 Tetor, 13:50 -
Ardit Rada: Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër
SPAK-u duhet të ndjekë penalisht çdo ministër dhe çdo deputet ndaj të cilit mund të provojë akuzat. Dhe asnjë qeveri nuk duhet të ketë kurrë mundësinë t’i hapë apo t’i mbyllë dosjet. Por shqiptarët do të vazhdojnë të flasim për drejtësinë.
5 Tetor, 13:36 -
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Berisha: Marrëveshje Rama-SPAK dhe Dhoma e Avokatisë, kryeministri kërkon të shpëtojë nga provat
SPAK duhet të kishte reaguar për të kundërshtuar propozimet e qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, tha kreu i PD Sali Berisha. Ai tha se SPAK ka marrëveshje me kryeministrin Rama për të zhvlerësuar provat që sipas tij, e lidhin kreun e qeverisë me dosjet e zyrtarëve që po hetohen.
5 Tetor, 12:32 -
-
SPAK zgjeron hetimet, dyshime se lekët që Timak i fitoi nga Mbrojtja përfunduan për Hipizëm tek Equos nga Arjeta Puca dhe Ron Yeffet (Dokumenti)
Thellohet hetimi për fondet e Mbrojtjes. Arjeta Puca dhe Ron Yeffet dyshohet se përdorën paratë që TIMAK fitoi nga Mbrojtja për të ngritur biznesin e kuajve “Timak Horse” në Equos Resort. Këtë javë, të dy pritet të merren në pyetje nga SPAK.
5 Tetor, 10:21 -
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Lufta kundër korrupsionit, kyçe për integrimin e Shqipërisë! Politika të mos ndërhyjë te SPAK
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter: Politika të mos ndërhyjë te SPAK-u, lufta kundër korrupsionit mbetet kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE.
4 Tetor, 20:44 -
SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve
SPAK ka pezulluar kallëzimin ndaj Sali Berishës dhe 15 personave te tjerë për vrasjet e katër vëllezërve Haklaj. Vendimi është ankimuar në GJKKO nga babai dhe motra e Haklajve ku familja kërkon vijimin e hetimeve. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.
4 Tetor, 14:49 -
Akuzat për trafik armësh/ SPAK sekuestron celularët e Ardi Veliut, Ron Yeffet dhe biznesmenes Arjeta Puca! Hetimet për 2 vepra penale
Për rastin e Kayo, Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për momentin për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. BKH ka sekuestruar celularë dhe dokumente, ndërsa sipas mediave mes tyre është edhe telefoni i drejtorit të KAYO, Ardi Veliu.
3 Tetor, 17:55 -
-
Ilir Beqaj: Mbi pretendimin e dobësimit të hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit
Ilir Beqaj kundërshton pretendimin se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale i heqin SPAK-ut mjetet për të hetuar korrupsionin, por argumenton se ato vendosin më shumë garanci procedurale dhe kontroll gjyqësor
2 Tetor, 19:20 -
Drafti i KPP/ Pezullimi nga detyra në fazë hetimi paraprak, jo pa njoftim 5 ditë para e marrje në pyetje të zyrtarit! SPAK e GJKKO, jo më hetim e gjykim kolegëve për çdo krim
Pezullimi nga detyra i zyrtarëve, kur kërkohet nga prokuroria në fazë paraprake, do të bëhet vetëm pasi i dyshuari të jetë pyetur më parë nga Gjykata, duke e njoftuar 5 ditë para. Ndryshimi është propozuar në draftin e ri të Kodit të Procedurës Penale, i hedhur tashmë për konsultim publik.
2 Tetor, 17:19 -
SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet, Bardhi: Mazhoranca po pengon ngritjen e Komisionit Hetimor për 'Kayo' dhe shqyrtimin e çështjes në Kuvend
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara me urdhër të SPAK në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan-izraelit Ron Yeffet në Pëllumbas, pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes kompanisë 'Kayo'.
2 Tetor, 16:57 -
Kontrollet te Ron Yeffet pas audiopërgjimeve për trafik armësh, PD: Të hetohet deri në fund e gjithë skema, shefi i aferës është Rama
Deputeti i PD-së Klevis Balliu reagoi pas kontrolleve të SPAK në vilën e biznesmenit Ron Yeffet pas audiopërgjimeve për trafik armësh. Balliu akuzoi Ramën si “përgjegjësin kryesor” të skemës së pretendu
2 Tetor, 14:02 -
Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
Me vendim të GJKKO, SPAK ka ushtruar këtë të premte kontrolle në shtëpinë e biznesmenit shqiptaro-amerikan- izraelit Ron Yeffet. Kontrollet janë ushtruar edhe në Ministrin e Mbrojtjes dhe në kompaninë KAYO, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Kjo lëvizje e SPAK vjen menjëherë pas denoncimeve mediatike të ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.
2 Tetor, 13:32 -
Prençi: Videot me përmbajtje seksuale të artistëve i nxori vetë SHISH për të hequr vëmendjen nga Hyseni dhe Agasi! Shqiptarët shumë të shqetësuar për histori rozë
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka deklaruar se videot me përmbajtje seksuale, ku shfaqen emra të njohur të botës së artit, i ka shpërndarë Shërbimi Informativ Shtetëror.I ftuar në emisionin 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Prençi tha se kjo u bë me q&
1 Tetor, 23:06