-
Prençi në Report Tv: SPAK ka zbuluar një vilë të Ballukut në Sardenja, do dalin edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, tha se SPAK do të bëjë nesër publike detajet për zbulimin e një tjetër vile të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Vila sipas tij është zbuluar në Sardenja dhe shtoi se pritet të dalin edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë, të lidhura me emrin e Ballukut.
1 Tetor, 22:14 -
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Balliu: Opozita në gjumë përballë këtij skandali, Berisha ka probleme me drejtësinë! Kaziaj: Është cenuar siguria kombëtare
Juristja Balliu bëri përgjegjës kryedemokratin Sali Berisha, i cili është i sanksionuar 'non grata' nga SHBA dhe me probleme me drejtësinë shqiptare, për reagimin e zbehtë të opozitës për çështjen e SHISH. Ndërsa avokati Kaziaj tha se Vlora Hyseni u promovua dhe emërua në postin e drejtueses së Inteligjencës nga kryeministri Rama.
1 Tetor, 19:11 -
Dërgonte pacientët me kancer drejt klinikës private të të atit, SPAK çon për gjykim mjekun e Onkologjikut Edmond Gashi dhe dy të tjerë
Prokurori Elvin Gokaj ka dërguar për gjykim Edmond Gashin, koordinatorin Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, personin që dyshohet se ka korruptuar mjekët. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
1 Tetor, 09:48 -
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Avokati Karaj: Nëse miratohen, mbylleni që nesër SPAK-un! Muharremi: Vendoset theksi te prezumimi i pafajësisë
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale kanë qenë mbrëmjen e sotme temë diskutimi në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv.Avokati Leonard Karaj bëri një deklaratë të fortë gjatë fjalës së tij, ku se nëse ndryshimet në Kodin e Procedur&eum
30 Shtator, 22:37 -
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Deputeti Malaj për Report TV: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve, ka tmerruar Këshillin e Europës
Për deputetin socialist Erion Malaj, përgjegjësia e kujtdo zyrtari që hetohet nga SPAK është personale dhe jo institucionale. Malaj theksoi gjithashtu se nuk mund të bëhet gjyq publik ndaj askujt, deri në momentin që nuk është provuar fajësia ndaj tij.
30 Shtator, 19:29 -
Anulimi i tenderit 50 mln euro për hemodializën, PD thirrje SPAK-ut: Të hetohen procedura, dokumentet dhe përgjegjësit
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, kërkon që ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, të japë llogari për anulimin e tenderit mbi 50 milionë euro për shërbimin e hemodializës, pasi procedura u anulua vetëm pak ditë pasi ishte shpallur operatori fitues.
30 Shtator, 16:25 -
Hetimet për Ergys Agasin, paraqitet në SPAK Vilson Bala! Ish-drejtori i policisë së Durrësit batuta pas daljes: S’e di pse e parandieja që do të isha këtu (VIDEO)
Drejtori i Policisë së Korcës, Vilson Bala është paraqitur në SPAK, ku mësohet se u pyet lidhur me hetimet që po kryhen si fraksion më vete për personat që mund të kenë ndihmuar gjatë arratisë biznesmenin tashmë të arrestuar Ergys Agasi.
30 Shtator, 09:59 -
E akuzoi se mblodhi firma për Shabanin/ Salianji ironizon Nokën: Seriozitetin e ka sa një tru pule (VIDEO)
Sipas Flamur Nokës, ish-deputeti ka ndikuar te vota e demokratëve për Avokatin e Popullit, Endrit Shabanin, për zgjedhjen e të cilit paraqitën kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi. Salianji përgjigjet me ironi për akuzat e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
30 Shtator, 07:34 -
'A ke njohje me Agasin dhe a ke shkuar në Beograd?'- Salianji zbulon detaje nga marrja në pyetje e Vlora Hysenit në Komision: Ja si m'u përgjigj!
Ish-deputeti Ervin Salianji ka zbuluar detaje nga marrja në pyetje e ish-kryetares së SHISH, Vlora Hysenit, në Komisionin e Sigurisë në vitin 2023.Salianji tha se e pyeti Hysenin nëse kishte shkuar në Beograd pas marrjes së detyrës dhe nëse kishte njohje me Ergys Agasin. Sipas Salianjit, në rastin e parë Hyseni nuk i ishte përgjigjur, ndërsa nj
29 Shtator, 23:02 -
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Gazetarja Maloku: Nivel i lartë rreziku i rrjedhjes së sekreteve shtetërore te krimi! Reagimi i BE për rastin e Hysenit, jo i fortë si për Ballukun
Gazetarja Danjela Maloku ka komentuar hetimet e SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën 'arrest shtëpie'.E ftuar në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Maloku tha se Shqipëria është ekspozuar ndaj një niveli të lartë rreziku të rrjedhjes së se
29 Shtator, 22:36 -
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Salianji në ‘Repolitix’: Informacionet sekrete u jepeshin grupeve kriminale për shantazh, as skenaristi i filmave s’do ta imagjinonte
Ervin Salianji komentoi në “Repolitix” hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Ai pretendoi se informacione sekrete u jepeshin grupeve kriminale për shantazh, duke e cilësuar rastin të paprecedentë.
29 Shtator, 22:24 -
Integrimi pa të drejtë vetoje në BE, deputeti Muçi: S'do doja të ishim vend i kategorisë së dytë për interesat e Unionit! Shqipëria vend i korruptuar, Bashkimi Europian s'ka mbajtur qëndrim
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, është shprehur se nuk e shikon si zhvillim pozitiv anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje.Komentet Muçi i bëri në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se nuk i intereson shqiptarëve që BE të an&
29 Shtator, 22:08 -
Ish-deputeti Salianji: Plani për integrimin pa të drejtë vetoje të Shqipërisë në BE, zhvillim pozitiv! Berisha uzurpator i PD-së, sulmon gjithçka që bën kundërshtari politik
Për ish-deputetin Ervin Salianji, plani për integrimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE pa të drejtë vetoje, s'ka të bëjë as me qeverinë dhe as me opozitën. Duke thënë se ky do të ishte një zhvillim pozitiv nëse do të realizohej, Salianji tha se Sali Berisha 'e ka zakon' që sulmon gjithçka që bën kundërshtari politik.
29 Shtator, 21:44 -
SPAK s’lejoi Veliajn në mbledhje, përplasje në Këshillin e Tiranës! Zhulali: Kush e drejton Bashkinë? Salianji: Kryetari është ai që kanë votuar qytetarët
Mungesa e kryebashkiakut Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka çuar në përplasje mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. PD kërkoi shpjegime se kush e drejton sot Bashkinë më të madhe në vend, ndërkohë që PS argumentoi se mandati i Veliajt në krye të Bashkisë është 'certifikuar' edhe nga Gjykata Kushtetuese.
29 Shtator, 16:15 -
Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi
Kërkesa është dorëzuar dje në sekretarinë e GJKKO, e cila pritet t’ia përcjellë gjykatës së Posaçme të Apelit. Ish-drejtoresha e SHISH nën akuzë për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe se ka ndihmuar Ergys Agasin gjatë arratisë.
29 Shtator, 14:24 -
-
Ish-deputeti Valteri: Axhendë brenda SPAK për vrasjen politike të Veliajt, janë investuar 2 prokurorë! Citojnë Kushtetuesen për pagat, por s’e respektojnë vendimin e saj për kryebashkiakun
Ish-deputeti Valteri tha se Veliaj është i vetmi kryebashkiak që po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi 6 kryebashkiakë të tjerë, sipas tij po hetohen në gjendje të lirë. Ai paralajmëroi se SPAK nëse do të vijojë të 'operojë' në këtë formë, shumë shpejt mund të shkojë te kryeministri Rama dhe ministrat, për t'i goditur ata politikisht.
28 Shtator, 22:34 -
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Valteri: Standardin që Rama përdori për shkarkimin e Vlora Hysenit, duhet ta ndiqte edhe për Ballukun! Kthupi: Dosja e SPAK ka baza të forta!
Ish-deputeti Valteri ngriti si hipotezë se Ergys Agasi mund të ketë qenë një agjent sekret për llogari të Vlora Hysenit dhe SHISH. Ndërkohë avokati Kthupi theksoi se problematika kryesore është procedura shtetërore e përzgjedhjes së Vlora Hysenit në krye të SHISH.
28 Shtator, 21:41 -
Vlora Hyseni në ‘arrest shtëpie’/ Dashi: SPAK të hetojë gjithë zinxhirin komandues të SHISH! Basha: Opozita të mos sulmojë institucionet, por të merret me fenomenin
Avokati Fran Dashi tha se imazhi i Shërbimit Informativ Shtetëror, pas hetimeve të SPAK ndaj Vlora Hysenit, ka rënë në zero. Ndërsa eksperti Basha, teksa foli për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, tha se ligji nuk parashikon që në mbledhje të thirret edhe kryetari i opozitës.
28 Shtator, 18:47 -