-
-
Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
Hetimet për zhdukjen e verës me vlerë 950 mijë euro së Ergys Agasit nisën pas kontrolleve që SPAK ushtroi në vilën e tij në një zonë në periferi në Tiranës lidhur me hetimet për abuzimet me tenderët e AKSHI-t.
16 Shtator, 19:11 -
Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë
Emri i studios së tyre arkitekturore u shfaq në atë që konsiderohet si një ndër provat kyçe të hetuesve për “pronësinë faktike” të Ballukut mbi vilën në kompleksin turistik Green Coast në Palasë, të sekuestruar javën e shkuar. Bëhet fjalë për të paktën dy emaile dërguar nga “Atelier 4” në adresën e postës elektronike të Ballukut, ku flitet për projektin dhe ndërhyrjet në vilë.
16 Shtator, 17:23 -
Trafikoi qindra kilogramë drogë me djalin e Breçanit, Gjykata e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë
I arrestuar në prill në Brazil, Ervin Mata kërkohej nga SPAK që prej vitit 2023 si pjesë e një grupi të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Ai akuzohet se koordinoi trafikimin e 250 kilogramëve kokainë nga Brazili drejt Gjermanisë.
16 Shtator, 08:49 -
Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses
Avokati Alban Duraj tha se ekzitonin të gjitha kriteret që Gjykata e Lartë të vendoste sot për ndryshim të masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj. Ndërsa avokati Karanxha tha se problemi me vendimet e Gjykatës së Lartë, është se ato merren në Dhomë Këshillimi, një praktikë që sipas tij duhet të ndryshojë.
15 Shtator, 23:05 -
Ylli Pata: Drejtësia, si flamur i flamingove?
"Kjo drejtësi, për të cilën Edi Rama ka gjithë të drejtën që ta quajë foshnjë të saj, sepse e ka ngjizur vetë ai me ndërkombëtarët, mund të jetë simpatike në bazë të rasteve të ditës, së sezonit apo edhe ngjarjeve që i leverdisin me partitë opozitare. Por mbetet një fëmijë i Edi Ramës, madje literalisht."
15 Shtator, 21:06 -
‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell në Kuvend kërkesë të re për arrest
Gazment Bardhi ka akuzuar SPAK se po vonon qëllimisht dërgimin e një tjetër kërkese në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për t'i dhënë kohë kryeministrit Edi Rama 'që të bëjë manovra politike'.
15 Shtator, 19:04 -
Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Muharremi: Vendim surprizues! Tirana është pa kokë, qytetarët po vuajnë rënien e ritmit të punës! Reçi: Handikap ligjor, kemi një kod penal fashist!
Avokati Klodian Reçi dhe këshilltari i PS në Bashkinë Tiranë, Alfred Muharremi, e cilësuan si surprizues vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë në qeli kryebashkiakun Erion Veliaj. Ata theksuan se në vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë nuk ka marrë parasysh që Veliaj është kryebashkiak në detyrë i Tiranës.
15 Shtator, 18:38 -
Kush fshihet pas kokainës në Durrës?! Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë (VIDEO)
Zëdhënësi i prokurorisë të Antwerp tha se pas goditjes në Belgjikë të një grupi trafikantësh të lidhur me personazhin e njohur të krimit Gerd Gjinerari, në Shqipëri u pasua me zbulimin në Durrës të një sasie të konsiderueshme kokaine fshehur në kontejnerë frigoriferikë me mish pule, të ardhur nga Brazili.
15 Shtator, 15:26 -
‘Arresti’ i Veliajt nesër në Gjykatë të Lartë, Bardhi: Rama po bën gjithçka për ta nxjerrë nga qelia, ndërkombëtarët të monitorojnë procesin
Sipas Gazment Bardhit, Veliaj është në burg për katër prej akuzave më të rënda që mund të peshojnë mbi një zyrtar të lartë. Ai i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të “monitorojnë me vëmendje atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë.”
14 Shtator, 19:27 -
Ngërçi i pagave/ Avokati Çela: Qeveria asnjëherë nuk u ka dhënë magjistratëve atë që është përcaktuar me ligj! Fociro: Rama po ushtron presion ndaj drejtësisë, kërkon ta vërë nën kontroll (VIDEO)
Për avokatin Endri Çela, mosrritja e pagave të magjistratëve bën që juristët në Shqipëri të mos motivohen të bëhen gjyqtarë e prokurorë. Ndërsa pedagogu Fociro tha se kryeministri Rama po i përdor pagat e magjistratëve si një formë presioni ndaj njerëzve të drejtësisë.
14 Shtator, 18:03 -
2 javë pasi u transferua Ergys Agasi, SPAK urdhëron kontrolle 'blic' në burgun e Bradasheshit, zbulohet alkool dhe një pajisje për internet
Gjatë kontrolleve në qeli është gjetur alkool dhe pajisje për përhapje të internetit në ambientet e kushinës, e cila frekuentohet nga të paraburgosurit dhe të dënuarit. Kontrollet janë kryer 2 javë pasi në paraburgimin e Bradasheshit u transferua edhe Ergys Agasi.
14 Shtator, 15:27 -
‘Balluku’, Bardhi: 3 akuza të reja, akoma asnjë kërkesë nga SPAK për heqjen e imunitetit! I jep kohë Ramës për manovra politike, favor për 'Aleancën e Valamarit'
Për të tretën ditë me radhë, Gazment Bardhi e sfidoi sërish këtë të dielë SPAK-un duke i kërkuar të veprojë mbi arrestimin e Belinda Ballukut tashmë që pozita penale e saj është rënduar dhe të dërgojë në parlament kërkesën e dytë për heqjen e imunitetit të saj.
13 Shtator, 12:26 -
Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama: Padrejtësi e madhe ta thuash këtë, SPAK ‘patronazhoi’ gjithë territorin! Unë kam besim të plotë te Altin Dumani
Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e opozitës për pjesëmarrje të grupeve kriminale në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, duke thënë se ka pasur një ‘patronazhim’ të fort&e
11 Shtator, 21:31 -
Veliaj në qeli/ Rama: Shembull absurd, duket si ekspertiment social! Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit, bashkia s'ka kokë
Për kryeministrin Edi Rama, është absurde që kryebashkiaku Erion Veliaj të qëndrojë në qeli, në momentin që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e ka njohur atë si kryetar të Bashkisë së Tiranës. Rama tha se kryeqyteti po e vuan mungesën e Veliajt, pasi sipas tij, shumë punë në Tiranë s'po shkojnë si duhet.
11 Shtator, 21:04 -
Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa arsye takimin e avokatëve britanikë me Veliajn, ankimi në Strasburg brenda shtatorit
Pavarësisht se takimi mes Veliajt dhe avokatëve britanikë nuk u zhvillua, avokati Ndreca thotë se procedura për dërgimin e çështjes në Strasburg nuk do të ndalet. Ai bëri të ditur se ankimi do të depozitohet brenda muajit shtator dhe se tashmë po kryhen vlerësimet e fundit.
11 Shtator, 16:46 -
'Balluku'/ Bardhi: Çfarë pret SPAK, të sjellë kërkesën e dytë për arrest! Akuza Brahos? Demo pika jote e kontaktit me Ramën
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i ka kërkuar SPAK të mos vonojë dhe të dërgojë në Kuvend kërkesën e dytë për arrestimin e ish zv kryeministres Belinda Balluku.
11 Shtator, 16:24 -
Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi akuzohet se ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private 'Geral AM', para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.
11 Shtator, 10:10 -
Media amerikane ‘Newsweek’: Nga Trump te Veliaj, si ‘lufta ligjore’ ndaj kundërshtarëve politikë po kthehet në model global
Në një opinion të shkruar nga një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Jason D. Greenblatt, ai shprehet se mbajtja në paraburgim pa dënim e Veliajt është një fenomen që lidhet me përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarëve politikë
11 Shtator, 09:57 -
Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën
Për juristin Kreshnik Spahiu, është e paprecedentë në çdo vend të botës demokratike që një kryebashkiak në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-President të qëndrojnë në qeli, teksa hetimi ndaj tyre vijon.
10 Shtator, 23:05