-
Korçë/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës për arrestimet e fundit: Mbështesim punën e SPAK dhe integrimin e Shqipërisë
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard,thanë se presin hapjen e grupkapitujve të tjerë të Shqipërisë. Ata nënvizuan se mbështesin punën e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar si "të rëndësishme" për procesin në BE dhe vendin.
11 Nëntor 2024, 13:09 -
Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën
Masakra e Dobracit me 4 viktima, prokuroria e Shkodres shpall moskompetencën dhe kalon për hetim ne SPAK. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK.
11 Nëntor 2024, 10:25 -
Kryebashkiaku socialist i Devollit paraqitet në SPAK! U mor i pandehur se licensoi karburantin, ndërtim pa leje! Eduard Duro: Do flas një herë tjetër
Dy javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.
11 Nëntor 2024, 10:18 -
Berisha shpërthen sërish ndaj Dumanit: O llum, o horr, faqezi, je i Xhorxh Sorosit
Nga dritarja e shtëpisë ku vijon të jetë i ngujuar me masën e 'arrestit shtëpiak' kryetari i PD-së Sali Berisha i është rikthyer akuzave me fjalor të rëndë, intimidues ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
10 Nëntor 2024, 22:04 -
S’u parashikua asnjë fond për buxhetin 2025, i paqartë tranzicioni i vetingut! Zbardhen 2 shkresat e Komisionerit Publik drejtuar Kuvendit
Kur kanë mbetur vetëm 2 muaj, nga filimi i transferimit të kompetencave nga Komisioneri Publik në SPAK, mbetet i paqartë tranzicioni institucional i procesit të vetingut. Komisioneri Publik lajmëroi me dy shkresa Komisionin e Ligjeve për ngërçin: Na miratoni strukturën organike! Bardhi: Çfarë ndodh nëse ky proces nuk përfundon brenda 3 muajve, do t'i lëmë dosjet që janë në proces rrugës?
10 Nëntor 2024, 09:50 -
Flamur Noka nën hetim pasuror, avokati: Si e ka fundosur me zë dhe figurë Bardhi! Ja tre personat që arrestohen nga masakra e Gërdecit
Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i cili dorëzoi pak kohë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), provat që sipas tij, faktojnë korrupsionin e Flamur Nokës, paralajmëron lajme tronditëse për ish-ministrin e Brendshëm.
9 Nëntor 2024, 14:50 -
Porositi vrasjen e të ‘fortit’ të Vlorës për hakmarrje, ekstradohet nga Spanja Leonard Luzi! Si i shpëtoi atentatit Inez Hajrulla në 2023
Leonard Luzi, i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës dhe Matodashajt, u ekstradua nga Spanja. Ai mbërriti në vendin tonë 4 muaj pas arrestimit, ndërsa GJKKO i ka caktuar masën arrest me burg. Luzi e porositi vrasjen për hakmarrje ndaj kushëririt të tij, por atentati dështoi pasi ekzekutori u arrestua me pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
9 Nëntor 2024, 09:17 -
Operacioni ‘Shpirti’/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim 2 nga të pandehurit e dosjes, për njërin pushohet pasi ka ndërruar jetë! Mbetet në fuqi dënimi për 13 të tjerët (VENDIMI)
Akuzat për trafik droge dhe pastrim parash. Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë për Aleks Memaj dhe Saimir Kurti, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me të njëjtën përbërje të trupit gjykues. Vendimi u mor për kryerjen e veprës penale të "pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale". Rigjykim edhe për pasuritë. Për 13 të tjerët nuk ndryshon
8 Nëntor 2024, 18:55 -
Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç tranzicionin e procesit të Vetingut
Nga 1 janari 2025, grupi i këshilltarëve që punojnë pranë Komisionerit Publik konsiderohen të papunë dhe nuk dihet se kush do ta mbështesë drejtuesin e SPAK-ut në çështjet që do të shpallë për gjykim Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 41 ankime të Komisionerit Publik që presin të gjykohen në Kolegj që nga janari
8 Nëntor 2024, 18:13 -
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO ashpërson dënimin me burg për ish-ministrin Lefter Koka, dënohet dhe Alqi Bllako, prishet pafajësia! Shtohet akuza për shpërdorim detyre (VENDIMI)
Lefter Koka dënohet me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar, duke u konvertuar në 6 vite e 8 muaj izolim. Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 4 vjet burg, me gjykim të shkurtuar kthehet në 2 vjet e 8 muaj burg. Për 7 të akuzuarit e tjerë nuk ka ndryshime dënimi. Kthehet vepra e "shpërdorimit të detyrës". Konfiskim dhe pasurive
8 Nëntor 2024, 15:12 -
Ligjet/ SPAK 2.17 miliardë lekë më 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re, buxheti 111 mln lekë më pak nga nevojat
Shtimi i dosjeve hetimore ka rritur kërkesat e SPAK për më shumë para nga buxheti. Nga 1 janari, SPAK do t'i kalonjë edhe kompetencat e Komisionerit Publik.
8 Nëntor 2024, 13:43 -
-
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës, SPAK e akuzon për korrupsion në dy raste
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako merret i pandehur nga SPAK edhe për Inceneratorin e Tiranës. Burimet thonë se Bllakos i është komunikuar akuza për korrupsion në dy raste, pak ditë më parë. Bllako ndodhet në burg, i dënuar me 2.8 vite për Inceneratorin e Fierit.
8 Nëntor 2024, 10:17 -
-
Dumani pret Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, në fokus bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, Sue Preenen dhe ekipin e saj, gjatë vizitës së tyre në SPAK.
7 Nëntor 2024, 16:42 -
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi i njohur si 'Peshkaqeni' ekstradohet në Gjermani
Princ Dobroshi, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Gjermania për trafik kokaine, u ekstradua nga Tirana këtë të enjte. Shqiptari i Kosovës u arrestua fundvitin e shkuar, ndërsa të gjitha shkallët e gjyqësorit lejuan ekstradimin. Në mars GJKKO i sekuestroi me kërkesë të SPAK pasuritë e ngritura në Tiranë.
7 Nëntor 2024, 15:19 -
Zbulohet skema e mashtrimit/ 48-vjeçari hiqej si prokuror i SPAK në Kadastrën e Beratit! U zhvaste para qytetarëve për t’u ‘zgjidhur’ problemet me pronat
Alban Muco, 48 vjeç, nga Tirana, u arrestua në Berat pasi u paraqit në zyrat e Kadastrës duke pretenduar se ishte prokuror i SPAK dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve kundrejt parave.
7 Nëntor 2024, 10:55 -
-
Operacioni i shkatërrimit të kartelit të kokainës në Itali, 30 të ndaluar! Shqiptarët bashkëpunonin me Ndragheta dhe Camorra! Baza në Kolumbi, Ekuador dhe vende të BE-së
Në fakt, marrëdhënie kriminale për furnizim me drogë janë konstatuar nga Guardia di Finanza, “mes eksponentëve të Ndrangheta dhe Camorra dhe shoqatës kriminale shqiptare që vepron në Itali, por me degëzime në Belgjikë, Shqipëri, Francë, Gjermani, Ekuador dhe Kolumbi”.
7 Nëntor 2024, 09:48 -