-
-
Mero Baze: Rrugica ku kërkojnë diellin
Tani kriteri për të bërë karrierë në partinë e Berishës, nuk është më as lufta ndaj armiqve të brendshëm, as dyshimet se kush është me SHBA e kush me Greqinë apo Turqinë, as kush është me Bashën apo Bardhin, por kush shkon tek “Rrugica e Salës”. Ajo është kthyer në “rrugicën ku kërkojnë Diellin” gjithë opozitarët e Berishës.
5 Janar 2024, 19:51 -
Mero Baze: Pse Berisha shpik Hasin si shkak të sulmeve ndaj SPAK?
Berisha tani e ka kuptuar se braktisja e rrugës para shtëpisë, vjen mbi të gjitha nga shkaku se të gjithë e dinë që është betejë për familjen e tij dhe po përpiqet të gjejë pak nga pak, shpikje që ta largoj betejën me SPAK, si betejë për hallet e familjes së tij. Dhe duke menduar se këtë të Hasit e ka besnik, vendosi t’i faturojë atij betejën me SPAK.
4 Janar 2024, 07:11 -
Mero Baze: Që ta dini për kë të luftoni
ndërsa opozita ka nevojë të bashkohet në një betejë kundër Edi Ramës, Sali Berisha kërkon t'i “bashkojë” ata në një betejë pro tij, kundër drejtësisë, SHBA dhe BE, çka e shton dhe më shumë pesimizmin dhe ndarjen e opozitës. Praktikisht Argita është “martirja” e betejës në drejtësi', se drejtësia i ka marrë burrin, babain dhe rrezikon t'i marrë dhe vëllain. Është pak a shumë si “Aisha”, vajza e Gadafit që në fund u detyrua të hipte vetë mbi tank para se të arratisej në Algjeri.
3 Janar 2024, 00:40 -
Mero Baze: Nga hapja e Shqipërisë, tek mbyllja brenda pragut të shtëpisë
Ai u shfaq para shqiptarëve duke u treguar botën e madhe. Në vitin 1990, kur komunizmi u rrëzua, ai arriti të marrë kontrollin mbi gërmadhat e Partisë së Punës dhe të fusë nën kontroll opozitën e re të Shqipërisë, duke ju premtuar botën e madhe perëndimore, SHBA dhe Evropën perëndimore.
30 Dhjetor 2023, 22:39 -
Mero Baze: Me zvarritje drejt objektivit, nisu!
Frika që ai ka është se pasi të merret masa e arrestit, njerëzit do vazhdojnë festat, do merren me gjelin e vitit të ri, me restorantet apo menynë e darkës së vitit të ri, dhe nuk do ta prishin terezinë e tyre. Kjo është një nga ato dhimbjet e mëdha që e mundon Sali Berishën, i cili do të jetë në qendër të vëmendjes dhe me hallin e tij, ashtu siç ka qenë me pushtetin e tij.
28 Dhjetor 2023, 20:54 -
Mero Baze: Nga buron arroganca e një njeriu që ka vrarë për të vjedhur?
Shkëlzen Berisha u shfaq arrogant pas daljes nga SPAK, ku më shpejt doli se sa hyri. Për aq sa ka cituar shtypi, ai është ndoshta njeriu më i guximshëm që unë kam njohur këto 33 vjet përballë drejtësisë, duke gënjyer para prokurorëve për secilën pyetje, pa ju dridhur syri.
27 Dhjetor 2023, 18:25 -
Mero Baze: Berisha nuk kërkon të frikësojë, por një skenë ku të vajtojë
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë nesër, një nga çështjet që kanë të bëjnë me legjitimitetin e PD. Nuk është ndonjë vendim që e mbyll tërësisht atë proces, por përmbyll një nga çështjet për të cilat Apeli i ka dhënë të drejt Lulzim Bashës.
26 Dhjetor 2023, 23:01 -
“Qetësohu”, editoriali i para 11 viteve nga Mero Baze që paralajmëronte këtë që po i ndodh sot Sali Berishës
Editorial vitit 2012 – Nga Mero Baze (Ribotim) Ti mendon se fundi i botës është “puçi”. Jo, fundi për ty do të jetë më keq. Ti do të shikosh me sytë e tu ç’është drejtësia dhe do të tmerrohesh nga ballafaqimi me krimet e tua. Ty nuk të vrasim, as të përmbysim. Ty do të mundim dhe do të dënojmë. Në mos mjaftoftë për këtë një mandat apo dy, do të mjaftojë jeta e brezit im.
21 Dhjetor 2023, 12:38 -
-
-
-
Mero Baze: Zbythja e Berishës përballë drejtësisë
Sikleti më i madh i Berishës sot, ka të bëjë me faktin se nuk ka më hapësirë për t’i ikur drejtësisë. Dhe meqë nuk i ikën dot, po përpiqet ta shijojë si betejë të fituar betejën e derisotme të pandëshkueshmërisë nga drejtësia, që nuk është se nuk i ka funksionuar këto 33 vjet.
13 Dhjetor 2023, 07:05 -
Mero Baze: Nevoja për një standard hetimi për nëpunësit e zakonshëm të shtetit
Duhet një standard i unifikuar se kur një zyrtar I shtetit duhet të arrestohet paraprakisht e kur duhet të hetohet në gjendje të lirë për shkak të detyrës. Në disa vende të tjera të rajonit, kryesisht në Rumani dhe Kroaci, fushata të tilla ndëshkuese mbi administratën sollën kriza të forta për vende pune në administratë duke futur shtetin në kufijtë e kolapsit.
9 Dhjetor 2023, 19:22 -
-
Mero Baze: Tymi i zi, për shkak të Gaz Bardhit
Flamuri nuk tentoi t’i vërë flakën karrigeve për të rrëzuar Edi Ramën, por për të harruar dhimbjen që u ka shkaktuar “thika pas shpine” e këtyre deputetëve ditën e shtunë. Ai në të vërtetë nuk tentoi të djegë karriget në shenjë proteste ndaj Edi Ramës, që nuk vendos kë të zgjedhë prej tyre si kryetar, por për të fshehur faktin që Gazmend Bardhi nuk e njohu Kuvendin e Argitës si legjitim.
4 Dhjetor 2023, 23:48 -
-
-
-
