-
-
-
Mero Baze: Nga mënyra si do gjykojë 21 janarin, shqiptarët do gjykojnë nëse kemi apo jo një drejtësi të re
Sali Berisha është mbyllur sot majë penxheres për një krim që buron nga përdorimi i pushtetit të tij për të pasuruar vajzën në një aferë korruptive, por do të jetë e padrejtë që ai të shkojë në botën tjetër me këtë dënim, i cili ngjan si gjyqi për kafetë e Nexhmije Hoxhës para krimit të vërtetë real që ai ka bërë
12 Mars 2024, 20:24 -
-
Mero Baze: Fundi i një tradite politike krijuar nga berishizmi
Pas zgjedhjeve të 14 majit, Berisha ndërmori përsëri iniciativë që të rikrijojë shoqatën me këta pesë bashkiakët e vet. Të vendosur në siklet, njëri tha kam babain sëmurë, njëri se kam marrë njoftimin, tre të tjerë shkuan dhe bënë sikur krijuan përsëri një shoqatë. Por e lanë me aq.
9 Mars 2024, 20:50 -
Mero Baze: Sali Berishës i duhen negociatat vetëm për t'u legjitimuar nga shumica si palë
Mbështetësit e Berishës janë bërë dhe më keq. Ata ngaqë nuk kundërshtojnë dot se Bardhi është ulur të flasë me kryetaren e Kuvendit dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, kanë 24 orë që bërtasin se ata të Lulzim Bashës po bëjnë pazar me Ramën për amnistinë penale, duke e quajtur këtë një krim të rëndë.
8 Mars 2024, 20:22 -
Mero Baze: Socialistët nuk mund të nxjerrin Berishën nga shpella me negociata
Grupi i Sali Berishës nuk ka synime politike, nuk ka objektiva parlamentare e aq më pak nuk ka ndonjë qëllim që të modernizojë jetën tonë politike. Grupi i Sali Berishës ka vetëm hallin e Sali Berishës dhe halli i momentit i Sali Berishës është izolimi majë penxheres dhe qenia i papërfillur.
7 Mars 2024, 20:46 -
Mero Baze: Megjithatë, Sali Berisha është gjunjëzuar nga Gazmend Bardhi me shokë
Sali Berisha nuk po e mundte dot grupin përballë tij edhe pse përdori çdo mjet. Në fillim shantazhet verbale, fyerjet dhe poshtërimet ndaj Bashës dhe Gazmend Bardhit, pastaj dhunën e 8 janarit, pastaj gjyqet pa fund për vulë e logo dhe deri akuzat për vrasje .
6 Mars 2024, 20:31 -
Mero Baze: NATO nuk mund të ruajë Shqipërinë dhe Kosovën nga shqiptarët antiperëndimorë
Në vitin 1997, Shqipëria u përfshi nga revolta dhe u vu nën kontroll ndërkombëtar, pasi presidenti i vendit, Sali Berisha udhëhoqi prej dy vitesh një kurs antiperëndimor, manipuloi zgjedhjet, burgosi liderin e opozitës masakroi gazetarët kundërshtarë duke nxitur revoltë popullore kundër pushtetit të tij.
4 Mars 2024, 21:10 -
Mero Baze: Ithtarët e zgjedhjes me vota që përfunduan të rekrutuar me shpërblim nga Berisha
Tani ndoshta e kanë harruar të gjithë, por Berisha e nisi “Foltoren” e tij duke akuzuar Lulzim Bashën se kishte humbur garën brenda PD dhe njerëzit nuk zgjidheshin më nga vota e demokratëve.
4 Mars 2024, 00:05 -
Mero Baze: Mbi të pakënaqurit nga Perëndimi, që ka zbarkuar në Tiranë
Partia e Berishës dhe Metës, e cila të vetmin partner perëndimor aktualisht ka Fredi Belerin dhe avokatët e tij grekë, është shumë e shqetësuar pse Perëndimi ka zbarkuar në Tiranë. Akoma më shumë është e shqetësuar pse respektojnë nismat rajonale të Edi Ramës.
29 Shkurt 2024, 20:15 -
Mero Baze: Berisha nuk do të humbasë monopolin e ‘pazareve’
Tek dështimi i amnistisë javën e kaluar faktor vendimtar ka qenë pikërisht pazari i Foltores” së Berishës me socialistët, të cilët i garantuan në rrugë informale se do t’i jepnin vota për amnistinë përmes një amendamenti “privat” të një deputeti të Berishës, ndërkohë që votimi do shitej si pazar i Partisë Demokratike.
27 Shkurt 2024, 22:23 -
Mero Baze: Ose me mua, ose me ariun
Sali Berisha ka mbajtur sot fjalimin më të qartë të gjithë kohës që flet nga penxherja e shtëpisë së tij. Ka folur qartë kundër drejtësisë së re, duke e barazuar atë me drejtësinë e diktaturës dhe ka sulmuar gjithë ndërkombëtarët që e mbështesin atë
26 Shkurt 2024, 20:53 -
Mero Baze: Pse Berishës i duhet partia rrugëve, nën logon e Ilir Metës
Të ardhurit rishtas tek Berisha në emër të “bashkimit” e kanë jetikë këtë. Ata përveçse duan të dinë vendin e tyre në partinë që kanë ardhur , duan të jenë dhe të sigurt se çfarë do bëhet me të ardhmen e tyre në raport me Berishën.
25 Shkurt 2024, 22:59 -
-
-
-
Mero Baze: Partia që nuk rrëzon dot një kufomë të gjallë
20 shkurti është dita simbol e rrëzimit të kultit të individit në politikën shqiptare. Partia që hyri në jetën politike të këtij vendi pikërisht me këtë gjest simbolik, pas 33 vitesh mblidhet sërish, tanimë jo për të rrëzuar kultin e individit, por për të mbajtur gjallë kultin e një kufome politike, e cila po mban peng demokracinë shqiptare prej 33 vitesh.
20 Shkurt 2024, 22:33 -
Mero Baze: 20 shkurti, si ato restorantet që shërbejnë edhe për dasma, edhe për vdekje
Ka dy përpjekje për ta bërë interesant 20 shkurtin nga opozita. E para, është motivimi me festën e bashkimit opozitar, që identifikohet me çiftin e ri Bardhi- Noka, të cilët po shëtisin qytet më qytet si provë e martesës.
20 Shkurt 2024, 07:09 -
Mero Baze: Drejt 20 shkurtit si ‘Vullnetarë të Enverit’
E reja është që vizita e sekretarit Blinken, mbështetja e tij e fortë për rrugën perëndimore të Shqipërisë dhe injorimi i fraksioneve opozitare, i ka çoroditur organizatorët e 20 shkurtit dhe tani të vetmin mjet mobilizimi kanë sulmin ndaj SHBA dhe sekretarit Blinken.
18 Shkurt 2024, 07:47
