-
I vihet flaka zyrës së noterit Aleko Anagnosti i arrestuar për pronat! I gjenden dokumente të ish-prokurorit të Tiranës dhe gruas së ish-kryebashkiakut të Sarandës
Vetëm 5 ditë pas arrestimit të noterit Aleko Anagnosti, zyra e tij e punës në lagjen nr.1 në Sarandë është përfshirë nga flakët. Një person i paidentifikuar ka shqyer portën e zyrës gjatë natës dhe ka djegur dokumentet. Kjo vjen pasi Anagnosti është në arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë.
6 Qershor 2022, 07:35 -
Prokuroria e Sarandës kërkoi burg, gjykata liron 4 nga 6 të arrestuarit e operacionit për tjetërsimin e pronave në Kanalin e Çukës
Gjyqtari Shkëlzen Licaj ka liruar 4 nga 6 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës për tjetërsimin e mbi 10 mijë m2 truall në bregdet me dokumente të falsifikuara.
4 Qershor 2022, 14:51 -
Ministri i Drejtësisë: Dosja e pronave çështje e nxehtë dhe për integrimin! Nuk i druhem asnjëlloj presioni
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se nuk i druhen asnjëlloj presioni, sa i përket luftës së qeverisë kundër korrupsionit.‘Në fakt unë nuk i druhem asnjëlloj presioni. Krijimi i kësaj strukture ishte tërësisht vullnet i qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare kryeministri Rama është i qart
24 Maj 2022, 12:23 -
Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën! Nuk ka asnjë mundësi që të zhduken provat, kallëzimet janë regjistruar si vepra penale
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se njësia Antikorrupsion ka thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me pronat. “Antikorrupsioni ka kryer hetime për pronat në të gjithë bregdetin. Hetimi do kohën e vet sepse duhen administruar të gjithë praktikat dhe dokumentat
24 Maj 2022, 12:18 -
U kallëzua në SPAK nga Manja, kush është drejtoresha e Agjencisë së trajtimit të pronave që akuzohet për 3 vepra penale
Kjo është Jonida Baçi, drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit të Pronës që u kallëzua nga Ulsi Manja në SPAK, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe konflikt interesi.&nbs
24 Maj 2022, 12:11 -
Pas shkarkimit nga Rama, Manja kallëzon në SPAK ish- drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, e përfshirë në 2 skema abuzimi së bashku me vartësit e saj
Ministria e Drejtësisë kallëzon në SPAK drejtuesen e Agjencisë të Trajtimit të Pronave për abuzime të rënda me kompensimin e tyre. Ministri Ulsi Manja tha se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë, Jonida Baçi është përgjegjëse për kompensim pronash në zonat më të mira bregdetare, dhe kalimin e disa prej tyre në emër të të afërmve të zyrtarëve. Në skemë janë përfshirë është sekserë.
24 Maj 2022, 12:04 -
Tjetërsuan pronat në Lezhë, Policia ndalon 3 persona që Apeli i GJKKO u rëndoi dënimin me burg (Emrat)
Që prej mbrëmjes së kaluar, policia ka nisur një operacion në qytetin e Lezhës. Burime bëjnë me dije se po ekzekutohen vendimet e apelit të GJKKO për personat e dënuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Deri tani janë ndaluar të paktën tre persona, të cilët janë identifikuar si Vlash Gaxulli, Kol Lleshi dhe Genc Zeneli.
27 Prill 2022, 09:45 -
Kronikë
Tjetërsimi i pronave në Dhërmi, shkon në 4 numri i zyrtarëve të arrestuar! Në pranga topografi i bashkisë Himarë! Falsifikoi pronën, e shiti tek të tjerë
Hetimet për tjetërsimin e pronave në Dhërmi kanë çuar në pranga sot edhe topografin e Bashkisë Himarë. Mësohet se është arrestuar Elton Marko, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.
9 Nëntor 2021, 09:52 -
-
Tjetërsuan pronat, KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e Kadastrës në Mirditë dhe ish-regjistruesin
Sipas KLSH nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh duke cënuar interesin publik dhe që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat në mënyrë të paligjshme.
26 Qershor 2020, 19:39 -
24.5 mln lekë dëm nga tjetërsimi i pronave, KLSH kallëzon ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ish-kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, pasi akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 24.5 milionë lekësh nga tjetërsimi i pronave.
28 Maj 2018, 14:42