QARKU KUKËS/ Në Tropojë kryeson bindshëm socialisti Byberi, në Has kryeson kandidati i BF! Në Kukës pa rezultat

15 Maj 2023, 02:42 | Përditesimi i fundit: 2023-05-15 08:24:15

Në Qarkun Kukës kemi një rezultat nga Bashkia e Hasit. Nga 5 kutitë para që ka dalë rezultati është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që kryeson me 52.28% të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 47.72% të votave.  Ndërkohë që në Tropojë janë numëruar 3 kuti nga 38 në Tropojë dhe kandidati socialit Rexhë Byberi kryeson bindshëm me mbi 60%, ndërkohë që vetëm 40 ka rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Bensik Fushaj. në Kukës ende nuk kemi rezultat.

  •