Tortë me fruta pylli nga zonja Mirela

7 Shtator, 11:48 | Përditesimi: 7 Shtator, 11:52

Tortë me fruta pylli

Përbërësit:

  • 20 biskota savoiardi
  • 250 g krem djathi Arla
  • 250 g pana për ëmbëlsira
  • 250 g krem mascarpone
  • 100 g sheqer pluhur
  • 1 paketë vanilje
  • 250 fruta pylli
  • 1 fjongo

Përgatitja:

Në një plastmas/ qese gatimi rendisim biskotat. Në tas bashkojmë me mikser kremin e djathit, panën dhe mascarponen së bashku me vaniljen dhe sheqerin pluhur. E shtrojmë 3/4 e kremit mbi biskota, shtojmë frutat e pyllit dhe më pas e rrotullojmë duke u ndihmuar nga plastmasi i gatimit. E vendosim mbi mbajtëse, shtojmë sipër kremin e mbetur si dhe fruta pylli për dekor. E vendosim në frigorifer disa orë dhe më pas e shërbejmë.

MC/Shqiptarja.com