1 muaj nga regjistrimi në KQZ, PD asnjë shenjë për bashkim! Alibeaj kandidatë në bashkitë periferike, kryesoret pa emra

7 Shkurt 2023, 20:31

Kur ka mbetur rreth 1 muaj nga afatet për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, në PD nuk ka asnjë shenjë bashkimi. Përballë Berishës që tashmë ka nisur fushatën në të gjithë vendin, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatët e tij në 11 bashki periferike, por për regjistrimin e tyre do të duhet firma e Lulzim Bashës.