1 vit pushtim në Ukrainë, Putin: Luftën e nisi Perëndimi! Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore! SHBA: Absurde

21 Shkurt 2023, 15:40

Pas një viti pushtim rus, për herë të parë, duket se lufta është zhvendosur me një përballje ‘kokë më kokë’ Rusi-Perëndim. Për herë të parë që prej fillimi të pushtimit rus, Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi vendet perëndimore për ndezjen dhe mbështetjen e luftës në Ukrainë, duke hedhur poshtë çdo faj për Moskën ndaj fqinjit të saj që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.