11 Maji, Ervin Demo në listë të sigurt, qytetin e Beratit e drejton Ervin Ceca deri në zgjedhjet e parakohshme

13 Mars 2025, 14:50 | Përditesimi: 13 Mars 2025, 14:50

Në një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të Beratit, Ervin Ceca u zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë së Beratit pas dorëheqjes së Ervin Demos. Me 24 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Bashkisë, Ceca u zgjodh të drejtojë qytetin deri në zgjedhjet e pjesshme lokale.

 

Ervin Demo, i cili ka qenë në krye të Bashkisë së Beratit për 6 vite vendosi të tërhiqet dhe ka një vend të sigurt në parlament, sepse kandidon në listë të mbyllur të Partisë Socialiste.

r.k./Shqiptarja.com